E merkure, 26.11.2025, 08:57 PM (GMT)

Përjetësi » Kadare

Gani S. Pllana: Shkrimtari Ismail Kadare dhe çmimi “Nobel”

E merkure, 26.11.2025, 07:05 PM


SHKRIMTARI ISMAIL KADARE DHE ÇMIMI “NOBEL”

NGA GANI S. PLLANA

Më tepër se një shekull që është ndarë çmimi “Nobel” për letërsi (për herë të parë është ndarë në vitin 1901). Për nder të Alfred Nobelit është quajtur elementi kimik nobelij i zbuluar në vitin 1956. Zakonisht, çmimi ndahet më 10 dhjetor, në çdo vit, në përvjetorin e vdekjes së kimistit dhe bamirësit suedez Alfred Bernhard Nobel.

Çmimin “Nobel” e kanë fituar 120 shkrimtarë, fatkeqësisht jo edhe shkrimtari ynë, me famë botërore, Ismail Kadare. Me rastin e përvjetorëve të ndarjes së çmimit “Nobel” për letërsi, është propozuar disa herë edhe shkrimtari Ismail Kadare. Me rëndësi të veçantë që shkrimtari ynë, nuk është zhgënjyer asnjëherë, edhe pse nuk i është ndarë çmimi “Nobel”, por ka vazhduar punën duke na dhuruar romane deri në ditët e fundit të jetës.

Andaj, kongresi ndërkombëtar (organizuar nga UT Tetovë, 2024) për shkrimtarin tonë Ismail Kadare ishte një aktivitet i mirëpritur dhe shumë vlerësues nga pjesëmarrësit për njeriun e madh, me vlera të çmuara e të jashtëzakonshme, që i dha letërsisë sonë kombëtare edhe ndërkombëtare romne me vklera të jashtëzakomnshme, për miliona lexues në mbarë botën, duke u prezantuar me romane nëpër shumë vende e akademi botërore. Letërsia  shqiptare e “lënë në harresë” pas dijetarëve, shkrimtarëve e poetëve tanë të Rilindjes, u plotësua me vargun e gjatë të romaneve të Ismail Kadaresë.

Ismail Kadare ishte poet, eseist dhe romancier me përmasa botërore

Shkrimtari ynë Ismail Kadare ishte një romancier, poet, eseist, skenarist dhe dramaturg shqiptar, një figurë letrare e rrallë dhe intelektual i njohur jo vetëm në Trojet Shqiptare, por edhe në arenën ndërkombëtare.

Ismail Kadare pas përfundimit të studimeve në degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës, shkoi në Moskë për studime, për dy vite, në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” (1958-1960).

Para fillimit të karierës si romansier, ai ka shkruar poezi përgjatë viteve 1950-1960. Romani i tij i parë, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, botuar në vitin 1963 në Tiranë, e bëri të famshëm jo vetëm në Shqipëri por edhe në shumë vende të botës.

Censuruesit komunistë në Shqipëri i kishin ndaluar tre nga librat e tij, andaj ndjeku rrugën e dezertimit duke u vendosur në Paris, në vitin 1990.

Në fillim të vitit 1970 botoi në Francë, në gjuhë frënge, romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, ku brenda tri vjetësh u përkthye në njëzet gjuhë të huja dhr botërore.

Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit “Frymëzimet djaloshare”, 1954, “Ëndërrimet”, (1957), dhe vëllimin “Shekulli im” (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: ”Përse mendohen këto male” (1964), “Motive me diell” (1968) dhe “Koha” (1976). Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama”, që nuk u lejua të botohej i plotë deri në vitin 2003.

Ideja e romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1964), është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin “Kështjella” (1975). Në romanin “Kronikë në gur” (1971) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike. Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela, si:“Emblema e dikurshme” (1977), “Ura me tri harqe” (1978), “Gjakftohtësia” (1980), “Pallati i ëndrrave” (1981), “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave” (1981). “Dimri i madh“ (1977), “Ura me tri harqe” (1978), “Piramida” (1992), “Spiritus” (1996) etj.

Largimi i shkrimtarit Ismail Kadare nga Shqipëria

Në vjeshtën e vitit 1990, Ismail Kadare vendosi të largohet nga Shqipëria dhe të shpërngulet në Paris. Shkrimtari, në atë kohë, e përligji këtë largim me “mungesën e ndryshimeve demokratike” në Shqipëri. Autoritetet e kohës, në vendlindje, e dënuan largimin e Ismail Kadaresë, por krijimtaria e tij nuk u ndalua. Në vitin 1990 e më pas vepra e tij bëhet shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe artistike të shqipes letrare. Letërsia e Ismail Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar.

Vendosja në Paris (ku kërkoi azil politik) qe i frytshëm për shkrimtarin, duke botuar romane në shqip ashtu edhe në frëngjisht.

Në Francë arrijti të bëhet bashkëpunëtor, si huaj, në Académie des Sciences Morales et Politiques (në vitin 1996). Nga viti 1994 deri 2004 shtëpia botuese franceze Fayard botoi veprën komplete të shkrimtarit Ismail Kadare në frëngjisht dhe në gjuhën shqipe.

Që nga viti 1994 Ismail Kadare ishte anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës dhe anëtar i jashtëm i ASHAK. Ai ka qenë delegat në Kongresin e Drejtshkrimit të gjuhës letrare, Tiranë, 1972.

Ismail Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” dhe “Oficer i Legjionit të Nderit”.

Nominimi për çmimin “NOBEL” dhe shumë çmime tjera

Shkrimtari Ismail Kadare u nominua 15 herë për çmimin “Nobel” për Letërsi, fatkeqësisht nuk iu nda asnjëherë!

Shkrimtari Ismail Kadare, gjatë përcjelljes së ndarjes së çmimit për letërsi në Suedi, në vitin 2022, kishte deklaruar: “Më lehtë do ta fitoja këtë çmim para dyzet viteve”.

Ismail Kadare më 23.06.2012 u nderua me Çmimin e madh spanjoll “Princi i Asturias per Letersi”, një nga çmimet më prestigjioze letrare në botë. Ai doli fitues mes 31 kandidatëve nga 25 vende të ndryshme të botës, ku dallohet emri i Milan Kunderas apo italianit Antonio Cabucchi. Ismail Kadare shkroi edhe veprën e njohur “Gënjeshtër nga dashuria e Galdimi ndaj Arife-s”, në vitin 2013.

Gjatë karierës së tij, si romansier kombëtar është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin: “Nderi i Kombit”.

Shkrimtari Ismail Kadare dhe Presidentja e Republikës së Kosovë dr. Vjosa Osmani

Shkrimtarit Ismail Kadare iu dha Dekreti i shtetësisë së Kosovës nga Presidentja dr. Vjosa Osmani. "Mirë se erdhe, Ismail Kadare, në familjen e madhe të Kosovës! Rrëfimet e tua le të vazhdojnë të magjepsin botën, duke na kujtuar fuqinë e letërsisë për të formësuar perspektivat, për të sfiduar normat dhe për të frymëzuar dialogun!", ka shkruar Presidentja e Republlikës së Kosovës dr. Vjosa Osmani (në fb.).

Presidetja dr. Vjosa Osmani nënshkroi këtë dekret më 1 gusht 2023. Në fillim të vitit 2023, ajo i dha Ismail Kadaresë urdhrin "Hasan Prishtina", nderi më i lartë që i jepet nga Republika e Kosovës figurave të shquara në kulturë, art dhe shoqëri.

Çmime dhe medalje tjera kombëtare dhe ndërkombëtare

Ismail Kadare është dekoruar dhe ka fituar këto çmime kombëtare dhe ndçrkombëtare:

Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit, Kosovë (në vitin 2015) nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Zonja Atifete Jahjaga,

Prix mondial Cino Del Duca, Francë, 1992;

Çmimi "Bokaçio" Itali,1997,

Herder Prize, Gjermani, 1998,

Ovid Prize, Rumani, 2003,

Çmimi Man Booker International, Britani, 2005,

Princi i Asturias për Letërsinë, Spanjë, 2009,

Çmimi "Lerici Pea", Itali, 2010,

Çmimi Jeruzalem, Izrael, 2015,

Commandeur de la Légion d’Honneur (C. LH), Francë, 2016,

Çmimi "Letërsia shqipe", Kosovë, 2017,

Çmimi "Nonino". Itali, 2018,

Çmimi i karrierës akademike, nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2018,

Çmimi Park Kyong-ni, Korea e Jugut, 2019,

Neustadt International Prize, SHBA, 2020,

Prozart, Maqedoni e Veriut, 2020.

Veprat e shkruara nga shkrimtari Ismail Kadare

Vështirë për të numëruar veprat e shkrimtarit Ismail Kadare, i njohur në botë, duke shkruar e botuar romane, ese, tregime, poezi dhe skenarë deri në moshën 87 vjeçare. Ai ka shkruar dhe botuar vazhdimisht, romane, tregime, poezi, ese dhe skenarë që nga mesi i viteve 1960. Por a është e mundur të thuhet se sa është numri i librave të shkruara prej tij?

Nga shkrime të ndryshme për shkrimtarin Ismail Kadare, mund të numërohen më shumë se 90 vepra të botuara e të ribotuara (përgjigjia ime mund të jetë përafërsisht e saktë).

Në romanin “Pallati i ëndrrave preazntohet pushteti i kohë në formë alegorike, ku pushteti përgjon ëndrrat e qytetarëve me supozimin se mes tyre do të zhdukë që në rrënjë rrezikun që mund t’i kanoset sundimtarit. Është vepra më e shitur e Kadaresë te Shtëpia e Librit, pasuar nga “Dimri i vetmisë së madhe. “Mosmarrëveshja”, eseja e Kadaresë mbi raportet e Shqipërisë me vetveten, botuar për herë të parë në vitin 2011, është vepra e tretë më e shitur ndërsa “Prilli i thyer, një roman që e dërgon lexuesin në thellësitë e psikikës mesjetare të shqiptarit, renditet në vend të katërt.

Përfundim

Shkrimtari ynë me përmasa botërore Ismail Kadare u përpoq të shkruajë letërsi normale gjatë fillimit të karrierës së tij, por nga regjimi monist i kohës në Shqipëri vepra e tij u qaujt letërsi rezistence. Por mendja e tij e ndritur i mundësoi shmangien nga censura shtetërore, duke publikuar veprat nëpërmjet alegorive politike, të cilat kuptoheshin nga një numër i madh lexuesish shqiptarë. Volumi i punës së tij, është në nivel me shkrimtarët më të njohur botëror.

Ismail Kadare mbetet shkrimtari shqiptar më i shitur në Trojet Shqiptare. Falë veprave të shkrimtarit Ismail Kadare u bë e njohur letërsia shqipe, dhe është integruar në letërsinë europiane dhe botërore.

Veprat poetike të Ismail Kadaresë shquhen për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal.

Prozën e tij e karakterizojnë gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike.

E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t’i jap asaj.

Shkrimtari Ismail Kadare kishte vëzhguar shkaqet për jetën në robëri, andaj u bë pjesë e lëvizjeve pozitive për liri përmes veprave të shkruara nga mendja dhe pena e tij, duke u bërë iluminist i jashtëzakoshëm ndërkombëtar.

Shumica e veprave të Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në 45 gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues.

Shkrimtari ynë Ismail Kadare ka rishikuar ose rishkruar disa nga veprat e tij të hershme, veçanërisht ato të botuara gjatë regjimit komunist në Shqipëri , në mënyrë që të pastrojë elementet ideologjike të imponuara ose të përdorura për arsye strategjike.

Si shkak për të mos fituar çmimin “NOBEL”, ndoshta mund të jetë rishkruarja e romaneve të botuara në rininë e hershme të shkrimtarit, si edhe për shkak se Kadareja ka shkruar kryesisht vetëm për Shqipërinë.

Ismail Kadare nuk ka fituar Çmimin “Nobel” për një kombinim arsyesh që përfshijnë konkurrencën ndërkombëtare, politikën kulturore dhe përceptimet e ndërlikuara rreth rolit të tij në regjimin komunist.

Supozohet se rishkrimi i disa veprave në mosdhënien e Çmimit Nobel për Ismail Kadarenë është e mundur që kjo të ketë pasur një ndikim, por jo domosdoshmërisht vendimtar; si dyshim mbi sinqeritetin e veprave të hershme, veçanërisht në raport me pushtetin.

Arsyet e mundshme pse nuk e mori Nobel-in: Politika e Akademisë Suedeze ka shpesh prapaskena dhe nuk është gjithmonë e lidhur drejtpërdrejt me cilësinë letrare. Nobel-i shpesh u jepet autorëve me ndikim në çështje të aktualitetit ndërkombëtar apo për kontribut të veçantë në gjuhë të caktuara.

Mosmarrja e Nobelit nuk e ul aspak madhështinë e Kadaresë. Kadare mbetet një figurë e pakrahasueshme, dhe për shumë njerëz, ai është Nobel pa çmim, me apo pa versionin përfundimtar të veprës së tij, si një prej padrejtësive më të mëdha të Nobelit në letërsi.

Shkrimtari ynë Ismail Kadare ishte shkrimtari shqiptar më i njohur në botë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx