Mendime
Klajd Kapinova: Kardinali Gerhard Müller - Nuk mund të jemi katolikë të mirë dhe të jemi komunistë
E marte, 18.11.2025, 06:53 PM

“Nuk mund të jemi katolikë të mirë dhe të jemi komunistë, që të pranojmë ideologjinë e tyre të “zgjuar” ”. - Cardinali Gerhard Müller
“Është legjitime dhe e nevojshme të pyesim
veten, nëse kjo nuk është ndoshta pjesë e një ideologjie të re të së keqes, ndoshta
më tinzare dhe e fshehtë, e cila përpiqet të vërë të drejtat e njeriut kundër
familjes dhe kundër njeriut.” - Shën papa Gjon Pali II (Carol
Wojtyla 1920-2005 dhe si papë 1978-2005), “Memory and Identity” (Vatican,
2005)
“Njerëzit
kundërshtojnë idenë se ata kanë një natyrë, të dhënë atyre nga identiteti i
tyre trupor, që shërben si një element përcaktues i qenies njerëzore. Ata
mohojnë natyrën e tyre dhe vendosin se nuk është diçka që u është dhënë më
parë, por që e bëjnë për vete. Manipulimi i natyrës, të cilin ne e dëshpërojmë
sot për sa i përket mjedisit tonë, tani bëhet zgjedhja themelore e njeriut, kur
bëhet fjalë për vetën. Martesa homoseksuale, kërcënon themelet e jetës
familjare dhe shkatërron vetë thelbin e krijesës njerëzore. Nuk mund të mohohet kriza e madhe, që kërcënon atë (familjen) deri
në themelet e saj, veçanërisht në botën perëndimore.”[1] - Papa Benedikti XVI (Joseph Ratzinger 1927–2022 dhe si
papë 2005-2013)
“Papa Françesku I, është një jezuit, që
promovon politikën e komunizmit globalist, sharlatan, arrogant dhe ateist i
keq. Ai është një personazh negativ, i paparaqitshëm dhe katastrofik…” – Prof.
Javier Gerardo Milei, Presidentit i Argjentinës
“Ata janë me shije të keqe. Është një
shkelje e parimit të sovranitetit dhe barazisë së shteteve. Po sikur Kenyatta
të shkojë në Amerikë dhe të thotë se duhet të heqë dënimin me vdekje ose për
shembull është sikur Obama të shkojë në Londër ose Madrid, në Hagë apo edhe në
Japoni dhe thotë se monarkia juaj është shtypëse dhe një humbje parash dhe
duhet hequr dorë. Në të njëjtën mënyrë ai nuk mund të vijë në Kenia për të na
thënë gjëra që janë të papranueshme.” - Irungu Kang'ata, deputet në Kenia
Një katolik i mirë është
i vendosur në besimin e vërtetë
Pelegrinazhi i fundit
LGBTQ+ në Shën Pjetër ishte, sipas mendimit të kardinalit gjerman, një “abuzim
absolut i mesazhit të krishterë dhe i Shën Pjetrit… i doktrinës sonë të
krishterë dhe mesazhit të Ungjillit për të bërë propaganda, për një ideologji
ateiste”. Kjo është një lëvizje talljeje që atakon ose relativizon besimin e
krishterë. Prelati
deklaroi gjithashtu: “Ekziston vetëm një
e vërtetë, në Krijimin dhe në Shpengimin, në antropologjinë dhe në doktrinën e
Hirit, në natyrën dhe hirin, dhe për këtë arsye unë duhet ta refuzoj (atë)
hapur, dhe shpresoj që një autoritet më i lartë në Kishë (Papa) do t’i
kritikojë këta njerëz.”
Të
gjithë këto ide plot blasfemi të të ashtëquajturit gjoja papa Frani I, i kam
trajtuar me shumë kujdes në librin tim: “Trump
or Communism”, por bashkadhetarët e mi naiv dhe trushpërlarë më kanë
përqeshur me injorancës arkaike të tyre, pa lexuar asgjë se cfarë po ndodhte
dje dhe sot në Vatikan... E vërteta si
kamxhik mbi mashtrimin dhe propagandën ateiste marksiste të përkohshme vonoi të
dalë në dritë, por nuk harroi!
Idetë e Jakobinëve,
Marksistëve dhe Komunistëve si variacione të ndryshme të së njëjtës ideologji,
po i ndajnë shoqëritë dhe Kishën tonë
Më 1 nëntor 2025, në Festën e të Gjithë
Shenjtorëve, Kardinali i shquar gjerman Gerhard
Müller dha një intervistë interesante dhe shumë të guximshme, me larmi
tematitikash të ditëve tona pranë qytetit Filadelfia, ne shtetin e madh Pennsylvania, pranë Institutin
Ndërkombëtar për Kulturën.
Në
bashkëbisedim prelati gjerman dha një dëshmi të bukur për besimin katolik, për
Jezu Krishtin, Trininë e Shenjtë, Shtatë Sakramentet dhe Hirin e Perëndisë në
jetën tonë personale. Gjatë gjithë bisedës ai e bëri shumë të kjartë se “ekziston vetëm një Shpëtimtar; ky mund të
jetë vetëm Perëndia që u bë Njeri”.
Eminenca
e Tij Kardinali Müller, na kujtoi aspektet thelbësore si “Modernizmi” (do të thoja unë liberalizmi ekstrem ose trushperlarja anti-fe, shënimi im K.K.),
ku ai shpjegoi natyrën e “modernistëve”, që
sot po minojnë apo shkatërrojnë pa mëshirë mësimet tradicionale të Kishës, për
shembull, mbi martesën, familjen, seksualitetin etj.
"Modernistët” nuk
janë modernë
Teologu
i shquar dhe meshtari i shquar shpjegoi me detaje se ata kanë ringjallur herezitë gnostike dhe herezi të tjera, që kanë
ekzistuar për mijëra vjet, në një përpjekje për të përmbysur "mësimet e
Apostujve", të cilët shihen dhe përçmohen si "peshkatarë të
thjeshtë".
Por,
pohoi kardinali, “një katolik i mirë
është i vendosur në besimin e vërtetë, në të vërtetën, të dhënë një herë e
përgjithmonë dhe të pranishme në Jezu Krishtin”. Këtu, ai theksoi rëndësinë
e kredos (besimit) së përsëritur në çdo meshë. Një katolik i mirë është “i vendosur në Shkrimin e Shenjtë, në
Traditën Apostolike”, shtoi kardinali.
Besimi
katolik “na thërret për një konvertim nga
jeta jonë e vjetër” në një jetë të re, tha ai, duke cituar Shën Palin.
Kështu, ai na paraqiti Besimin tradicional siç është mësuar gjithmonë.
Të thuash se një
partneritet homoseksual është i njëjtë me një martesë është ndarja apo
shkatërrim i Kishës
Megjithatë,
shkatërrimi i martesës, që dëshmohet
sot, po rrit distancën midis njeriut dhe Zotit, tha prelati i lartë imzot
Müller. Dhurata e parë e Logosit për
qeniet njerëzore ishte të na bënte mashkull dhe femër, burrë dhe grua,
shtoi ai. Gnostikët, duan ta kapërcejnë atë krijim me anë të një krijese
"uniseksuale". Ai shpjegoi me kujdes, se kjo herezi në këtë mënyrë sulmon drejtpërdrejt krijimin e Zotit.
Uniseksualizmi si herezi
sulmon drejtperdrejte Zotin
Unë mendoj, se në fakt
Vatikani ose Selia e Shenjtë, gjatë kohës së largkjoftit anti-Krisht papa
Francesco I (Frani), ka bërë shumë herë herezi dhe blasfemi, duke stimuluar
krijimin e uniseksualizmit, fatkeqsisht në kryeqendrën dhe shtetin e katolikëve
të botës, pikërisht ato dukuri negative anti-katolike dhe anti-Bibël, që
përmend Kardinali gjerman. Ai ka shkatërruar kishën dhe e ka futur në qorrsokak
dhe krizë identiteti.
Kardinali erudit i
ditëve tona, duhet admiruar për kurajon civile dhe fetare, që ka për të
kritikuar idetë blasfemike të paraardhësit ose bossin e tij, në Bazilikën pranë
Sheshit të Shën Pjetrit ne Romë.
Nga ana e tjetër, nuk
duhet të harrojmë se Kisha Katolike në Shqipëri, gjatë kohës së turpshme të
sundimit mbrapsht të ateistit komunist argjentinas të vetëquajur gabimisht papa
Frani I, ka heshtur vazhdimisht duke nxitur miratimin e qeverisë së Ramaduros 4
të Platformës Dylberiste, pikërisht ideve ateiste marksiste të Bashkimit Komunist
Europian dhe Parlamentit Dylberas Globalist Komunist Europian, duke i dhënë
zemër drejtpërdrejtë qeverisë anti-shqiptare të dylberave të Ramaduros, që t’a
bej ose kthej shoqërinë shqiptare lamsh e li, me miratimin e ligjeve pro
dylberizmit për të sëmurët mendor gej e lesbie dhe anti fe.
Kështu Parlamenti komunist
globalist dhe sorosian shqiptar i dylberëve, miraton një ligj kontraversal
dhe tepër absurd, në emer të “modernizmit”,
që mbron te drejtat e
gjinive pa fund, si: “Përkatësí gjinore të shumëfishtë”,
“gjini gjithpërfshirëse dhe variantet e
saj”
apo “burrat dhe gratë në diversitetin e tyre”.
Idetë
“moderniste”, që dolën nga Revolucioni Francez në shekullin XIX dhe më pas u shfaqën përsëri rreth kohës
së Koncilit të Dytë të Vatikanit dhe
krijuan fatkeqsisht një “antagonizëm të
gabuar në shoqëri”, pohoi kardinali.
Koncili i Dytë Ekumenik
i Vatikanit, i njohur zakonisht si Koncili i Dytë i Vatikanit ose Vatikani II,
ishte koncili i 21-të dhe më i fundit ekumenik i Kishës Katolike. Koncili
takohej çdo vjeshtë nga viti 1962 deri në vitin 1965 në Bazilikën e Shën
Pjetrit në Qytetin e Vatikanit për seanca prej 8 dhe 12 javësh.
Asokohe me të drejtë
Papa Gjon XXIII e thirri Koncilin, sepse ndjeu se Kisha kishte nevojë për
përditësim. Ai besonte, se për t'u lidhur më mirë me njerëzit në një botë
gjithnjë e më të sekularizuar, disa nga praktikat e Kishës duhej të
përmirësoheshin dhe të paraqiteshin në një mënyrë më të kuptueshme dhe
relevante.
Kardinali
Müller i përshkroi idetë e Jakobinëve dhe të Marksistëve dhe Komunistëve si
vetëm variacione të ndryshme të së njëjtës ideologji. "Dhe ata i ndajnë shoqëritë. Ata po e ndajnë
Kishën".
Lidhur
me atë që përflitet sot, se kisha po kthehet ne OJQ, ai shton se: “Kisha nuk është një Organizate Jo
Qeveritare, se ipeshkvijtë dhe Papa duhet të përputhen me Krishtin.”
Axhenda ateiste dhe
antifetare e LGBTQ+
Të thuash se një
partneritet homoseksual është i njëjtë me një martesë është “ndarja e Kishës”,
këmbënguli kardinali.
Është
“një futje e këtyre ideologjive të gabuara”. “Nuk mund të biem në kurthin e të
gjitha këtyre ideologjive të rreme”, siç janë ato që flasin për drejtësi
sociale, tha ai.
Në
të njëjtën kohë, siç shpjegoi kardinali, ide të caktuara u “vjedhën” nga Kisha
Katolike, e cila po promovon vërtet drejtësi sociale. Këto ideologji vodhi ide
dhe parime të Kishës Katolike, për të fituar “pushtetin që është kaq shkatërrues për botën”.
“Ne nuk kemi vullnet për pushtet, por kemi
vullnetin për ta dashur dhe respektuar tjetrin”, deklaroi Kardinali Müller.
Në të njëjtën kohë, të gjithë ne kemi
nevojë për një konvertim moral dhe intelektual.
Nuk
mund t’i gjejmë përgjigjet në lidhje me kuptimin dhe qëllimin e jetës, vetëm
duke përdorur arsyen tonë; sipas kardinalit, na duhet “e vërteta e zbuluar, prania e Zotit, Krijuesit dhe Shëlbuesit tonë”.
Siç
na kujtoi prelati, Krishti na ftoi në Shoqërinë e Tij, por për të marrë pjesë,
duhet të “ndryshojmë jetën tonë dhe, me
ndihmën e Hirit, mund ta ndryshojmë jetën tonë”, tha ai. “Vetëm me fuqitë tona, nuk mund t’i
kapërcejmë dëshirat tona, natyrën tonë të çrregullt”.
“Nevojitet
shërimi i natyrës sonë njerëzore dhe duhet të bashkëpunojmë; kjo është forma më
e madhe e dinjitetit, që Zoti na dha: që të jemi në gjendje të bashkëpunojmë me
Hirin e Zotit”, shtoi kardinali. “Të
gjithë janë të ftuar, por janë të ftuar të ndryshojnë jetën e tyre”.
“Asnjë problem moral nuk mund të zgjidhet me
teknologji”, vazhdoi kardinali, “por vetëm me Hirin e Zotit”.
Persekutimi brenda
Kishës Katolike
Në
një diskutim mbi persekutimin e katolikëve tradicionalë brenda Kishës Katolike,
Kardinali Müller i tha LifeSite se "çdo persekutim brenda Kishës Katolike
është kundër vullnetit të Jezu Krishtit, sepse dishepujt nuk mund të
persekutojnë njëri-tjetrin".
Ai
gjithashtu këmbënguli se Mesha tradicionale latine "nuk ishte kurrë e
ndaluar" dhe se nuk ka asgjë të keqe me të, përkundrazi, është riti që
festuan Shën Agustini dhe Shën Qipriani.
Për
më tepër, ky ish-kreu i Kongregacionit për Doktrinën e Besimit theksoi se në
qendër të besimit tonë është doktrina e
Kishës, e cila është "përgjigja
e Kishës ndaj Fjalës së Zotit, e cila është e pranishme në Kredo dhe doktrinën
e Kishës. Prandaj, ne nuk kemi mundësi ta ndryshojmë Fjalën e Zotit; ne nuk
jemi më inteligjentë se Zoti".
Marrëdhëniet ndërfetare
dhe dialogu sot në botë
Kardinali
gjerman Müller diskutoi gjithashtu problemin e relativizmit fetar. Ai
argumentoi se kur jemi në dialog me fe të tjera, siç është Islami, i cili nuk rrëfen besimin në Trininë e Bekuar, nuk mund ta
“relativizojmë” besimin tonë.
Në
një dialog ndërfetar, ne mund ta paraqesim dhe shpjegojmë besimin tonë, por jo
“ta reduktojmë besimin tonë në një të
ashtuquajtur fe të përbashkët civile që është e mirë për shtetin. Ne duhet
t’i qëndrojmë besnikë të vërtetës dhe besimit siç është zbuluar nga Jezu
Krishti”, shpjegoi prelati.
Ne
duhet të jemi dëshmitarë të së vërtetës së dhënë nga Jezu Krishti: “Nuk mund të themi se të gjithë kanë një
pjesë të së vërtetës, dhe ne kemi gjithashtu 20% të së vërtetës; e vërteta nuk
mund të ndahet në mënyrë sasiore në të ashtuquajturat fe të ndryshme. Ne nuk jemi një fe midis feve të tjera”,
këmbënguli ai. Historikisht, të gjithë njerëzit erdhën nga Zoti, dhe, duke
ardhur nga drejtime të ndryshme, të gjithë po kërkonin të vërtetën, vazhdoi
kardinali, por në fund e vërteta u zbulua nga Jezu Krishti.
Shfaqja absurde kudo e
flamurit të dylberëve të lëvizjes LGBTQ+
“Është absolutisht antikatolik të
relativizosh të vërtetat e zbuluara në Jezu Krishtin, vetëm për të marrë
duartrokitje nga relativistët në botë, nga filozofia sunduese e botës,
relativizmi.”
Kardinali
Müller theksoi gjithashtu se këta “modernist” ose progresistë nuk janë
relativistë kur bëhet fjalë për sferat psikologjike ose sociale. “Ideologjitë
janë absolutisht totalitare”, vërejti ai. Si shembull, ai përmendi se sot
dikush është i detyruar të pranojë ose të shfaqë flamurin e ylberit të lëvizjes
LGBTQ+.
Në Gjermani nën
diktatrin nazist Adolf Hitleri, njerëzit vriteshin për mospërshëndetje si
Hitleri, tha ai, duke kujtuar dëshminë e prindërve të tij, të cilët jetuan nën
regjimin e tij. Por katolikët e guximshëm të kohës nuk do të jepnin
përshëndetjen “Heil Hitler”, sepse “heil” do të thotë “shpëtim”, që i përket
vetëm Jezu Krishtit dhe jo një krijese.
Në
të njëjtën mënyrë, “... nuk mund të kemi
flamuj dylberash në kishat tona, sepse pas kësaj ideologjie është ideologjia
ateiste, mohimi absolut i Zotit si Krijues”, tha kardinali. “Nuk mund t’i
pranojmë perënditë e tjera të këtyre ideologjive”, mund të adhurojmë vetëm
Zotin e Jezu Krishtit. Ekzistojnë “perëndi të rinj, profetë të rinj” të kësaj ideologjie.
Pelegrinazhi i fundit
absurd i LGBTQ+ në Sheshin e Shën Pjetrit
Prelati
gjerman deklaroi gjithashtu: “Ekziston
vetëm një e vërtetë, në Krijimin dhe në Shpengimin, në antropologjinë dhe në
doktrinën e Hirit, në natyrën dhe hirin, dhe për këtë arsye unë duhet ta
refuzoj (atë) hapur, dhe shpresoj që një autoritet më i lartë në Kishë (Papa)
do t’i kritikojë këta njerëz”.
Dhe
nëse një peshkop po e feston këtë Meshë në favor të kësaj ideologjie, kjo është
një herezi, një herezi absolute. Ne nuk mund të bëjmë kompromise”, deklaroi ai.
Kujdesi besnik pastoral këtu do të ishte një “konvertim” në Urdhërimet e Zotit.
“Ne nuk mund të pranojmë forma të tjera të
seksualitetit”, tha kardinali, duke shtuar se Zoti na dha formën e duhur,
dhe kjo është martesa e një burri dhe një gruaje.
“Këta promotorë nuk janë të interesuar për
shpëtimin e shpirtrave”, por për të marrë lëvdata nga bota, vazhdoi ai.
Duhet dëshmuar e vërteta
Kardinali
Müller nuk është i përfshirë në atë që shtypi ka për të thënë për të. “Nuk është kriter për mua nëse New York
Times ose botimet gjermane më lavdërojnë; ato nuk mund të më ndihmojnë në orën
e vdekjes sime”, pohoi ai.
Kardinali
vuri në dukje se ai “do të qëndrojë para
Fronit të Zotit” dhe “do të duhet të
japë përgjigjen nëse (ai) ishte besnik ndaj Ungjillit”. Prelati na kujtoi
gjithashtu se Krishti paratha se ithtarët e Tij do të persekutoheshin për shkak
të Tij.
“Të thuash të vërtetën, është mënyra më e
mirë për të ndihmuar njerëzit në telashe dhe vështirësi”, shpjegoi
Kardinali Müller dhe më vonë shtoi se “uniteti
duhet të bazohet në të vërtetën”.
Kjo
vërejtje e fundit u shqiptua në përgjigje të pontifikatit të ri të Papa Leo XIV, i cili po përpiqet të
vendosë më shumë paqe dhe unitet në Kishën Katolike.
Prelati
gjerman na kujtoi se Shën Agustini ishte një “luftëtar” dhe nuk bënte kompromis
me heretikët. Peshkopi i Hippos mori “mburojën
e besimit dhe përkrenaren e besimit”, imazhe të thirrura nga Shën Pali dhe
është “e nevojshme të luftojmë kundër
ideologëve të “zgjuar””, që po infiltrojnë brenda Kishës, me një koncept të
rremë të kujdesit baritor.
Lidhur
me dokumentin Fiducia supplicans, i cili lejon bekimin e çifteve të të njëjtit
seks, Kardinali Müller tha se “bekimi
është hiri ndihmës, (dhe) duhet të jetë në përputhje me hirin shenjtërues.
Është absolutisht kundër besimit të krishterë të bekosh realitetet që janë
thelbësisht të gabuara”, pohoi ai, duke nënvizuar se njerëzit nuk mund të
bekohen në situata mëkatare.
Jemi
mirënjohës për dëshminë e fortë dhe të sinqertë të Kardinalit Müller për të
vërtetën e Besimit, ashtu siç na është transmetuar gjatë shekujve. Zoti e
bekoftë, e udhëzoftë dhe e forcoftë atë, në mënyrë që të vazhdojë në këtë rrugë
të mbrojtjes së së vërtetës së Krishtit. (LifeSiteNews)

Nga Klajd Kapinova







