Mendime
Nue Oroshi: Kali qifteli, dredha e djallit dhe lotët e nënës shqiptare
E premte, 14.11.2025, 06:52 PM
Kali qifteli, dredha e djallit dhe lotët e nënës shqiptare
Nga
Nue Oroshi
Në
traditën tonë shqiptare shpeshherë është folur për kalin qifteli. Kali qifteli
gjithmonë është munduar që tërë paraditën ta mbys të zotin e shtëpisë kurse
pasdite ta mbys vehtën. Në momentin kur nuk ka arritë që ta mbys të zotin e shtëpisë dhe as vehtën atëherë ai
ka marrë turr duke vrapuar pa pasur ndonjë orientim të caktuar. E në momentin
që i ka humbur orientimi ata kanë filluar të gjuajnë shkelma. Është dashur që
ti ruhesh fortë se shkelmat e fundit gjithmonë i ka pasur të rrëzikshëm. E
gjithmonë kur donin ta kritikonin dikënd i thonin "mos u bëj si kali
". Po pse pikërisht si kali?! Edhe pse ti thuash dikujt qen ndihet
gjithmonë i prekur dhe i nervozuar por
në të shumtën e rasteve qentë janë besnik. Por ti thuash ujk e rrah gjoksin dhe
krekoset.
Kështu
jemi ne shqiptarët nëse të krahasojnë me emrin e atij që të mbron hidhërohemi
kurse nëse të krahasojmë me emrin e atij që të sulmon ti han delet dhe të
dëmton në mënyra tjera ne e rrahim gjoksin me grusht. Qenve iu jep një copë
bukë dhe tërë natën ta ruan oborrin dhe të mbron nga sulmet e njerëzve. Kurse
kuajt asnjëherë nuk janë besnik.Dredha e djallit shpeshherë është një fortunë e
cila kapet përmes vetdijës epike dhe kohës satanike. Koha satanike është koha jonë.Në këtë kohën tonë edhe nëse
njeriu ti heq shtatë dredhë të djallit kërkon që ta heq edhe dredhën e tetë. Më
një fjalë asnjëherë nuk e dinë kur është mjaftë. E sot një pjes e politikanëve
tanë në trojet shqiptare janë shëndrruar si dredha e djallit. Ata nuk i
ndëgjojnë as brohoritjen e as palljet e magarit.E magari si magari ai gjithmonë
ka të drejtë. Ka të drejtë për faktin se nga të ecën dhe nga të orientohet ecë
pa e futur trurin në lëvizje. Lëvizjet e poreve të trurit shpeshherë përzihen
me halucinacionet që e humbin drejtëpeshimin dhe mbesin në mes tokës dhe
qiellit ato janë të ftohfta akull kur nuk i rrezatojnë rrezët e diellit. E të
presish rrezatimin e diellit në kohën kur janë shëndrruar zogjtë në përbindsha
e përbindshat kanë mbetur zvarrë duke e pritur momentin e veprimit.Sikur të mos
egzistonin periudhat kohore njerëzve shpeshherë do t´iu humb orientimi dhe do
ta përzienin diellin me hanën, do ta përzienin natën me ditën dhe do të
shkumonin pa e matë kohën se çka do të na sjell qielli, diellin, hanën apo
meteorin e rrëmbyshëm i cili ecë me shpejtësinë e kulshedrës e cila në momentin
që e gjuan drangonin për ta shituar i këputen këmbët se mos e ka tepruar me
goditjen për jetë a vdekje.
Përmes
trilogjisë satanike shpeshherë njerëzia e përzinë barutin e egër me
barutin e butë pa e parë se cila nga
pemët ka filluar ti jep frytet. Në situata të vështira kur helmi përzihet me
ujin dhe tragjika me komikën aty dalin pulëbardhat dhe borëbardhat që në një
moment të ngutshëm për njerëzimin e përzien flakën e qiriut me rrezatimin e
dritës duke mos e vështruar fare se sa me hidhërim ecin kuajt e vorreve se nuk
janë të pajtuar me njerëzit të cilët i ka mbuluar dheu për faktin se ata
mendojnë se kanë qenë shumë të ngarkuar në momentin kur e kanë bartur barrën.
Pa e harruar faktin se këta kuaj qifteli i ka ngarkuar i zoti i shtëpisë me
qëllim se mos të kryejnë vrasjen e të zotit të shtëpisë paradite apo edhe
vrasjen e vetvehtës pasdite. Kurse lëvizjet e dredhës se djallit janë duke u
shëndrruar në një meteor i cili gjatë pikëtakimit me të mbërrishmen dhe të
pambërrishmen lufton për të kapur diçka që nuk i takon.Gjatë gjithë këtyre
lëvizjeve në mes të njerzisë dhe djallërisë mbetët vetëm një gjë që këmbngulë
dhe nuk shëndrrohët as në kali të
vorreve,as nuk punon për dredhën e djallit e as nuk e bën brohoritjen e
magarit. Ai është idealisti shqiptar që gjatë tërë kohës prej dritëlindjes se
diellit e deri tek perëndimi mendon se si të ecën përpara çështja shqiptare.
Këta
lloj idealistësh na u kanë paku por i thërras për mos me u dorëzu.Tek e fundit
gjatë gjithë periudhave historike të qëndresës shqiptare idealista kemi pasur
pak por e kemi pasur një fat se ata nuk janë dorëzuar asnjëherë por i kanë quar
deri në fund përpjekjët dhe luftën e tyre për çështjen e shenjtë
kombëtare.Ndërsa në anën tjetër tregtarët e flamujve shpeshherë i kanë pranuar
edhe vrapin e kuajve qifteli, edhe heqjën e dredhës se djallit edhe brohoritjet
e magarit. Mjafton që ta kenë grazhdin plot pa e shikuar dhe pa e pranuar
faktin se në anën tjetër shumë nëna shqiptare kanë derdhur e po derdhin edhe sot lot,për djemtë e tyre që u flijuan për tokën
e Arbërdheut.









