E premte, 14.11.2025, 08:43 PM (GMT)

Mendime

Përparim Hysi: ''Librat që kam lexuar'' në ''bibliotekat e vdekura''

E premte, 14.11.2025, 06:51 PM


''Librat që kam lexuar'' në ''bibliotekat e vdekura''

Nga Përparim Hysi

Është pak si paradoksale kjo që shkruaj, por është krejtësisht e vërtetë. Kam marrë shkasë nga një thënie me vlerë të POETIT dhe ESEISTIT ARGJENTINAS, JORGE LIUS BORGES(1899-1986) që ka thënë:" Kur vdes një njeri, vdes një bibliotekë". BORGES i vë pikat mbi i:" Jo kur vdes një i shkolluar, por cilido frymor mbi dhe".  Unë jam goxha i moshuar(mbi tetë dekda) dhe, gjatë jetës, "kam lexuar shumë libra të tilla". Vërtet ato nuk janë libra si gjithë të tjerat, por vlera e këtyre është tek mesazhi që sjellin.  Natyrshëm, që kam filluar që "t'i lexoj" që i ri, por shumë nga autorët i mbaj mend dhe me emër  e mbiemër.

*

Ky është xha TRUSHI apo më mirë TRUSHI Jançe dhe dëgjoni "librin" e tij

Unë:-Si ngëdhive xha  TRUSHI?

-Miirë të falaminderit" Zotria juaj, mirë jini?

Unë:-Xha Trushi, po si shkon me dynjallëk(për nivelin e jetesë)

AI:- Ah, mor dhaskal, ne kemi "mbretin aaxhami" dhe sa të"rritet mbreti", populli do vuajë.

Mos kujtoni se kjo bisedë u bë në kohë të mbretërisë, por në vitin 1960 që dihet kush qe"mbreti".

*

Në vitin 1964, meqë partia e pushteti më kishin me"sy të mirë", më transferuan 60- km larg në një fshat të Mallakastrës.

NJë mbrëmje shkova në shtëpinë (qe gati dy orë larg nga shkolla) e HAMZO BRAHIMIT.Po ku ka më bujarë se mallakstriotët? Më priti me duar në qafë dhe, tek pinim nga një gotë raki, më tha:- Ore dhaskal si me shkollë që je a të bëj një pyetje? Patjetër, - i thashë.

-Ja, - më tha, - si jemi nga vakti? Pyetja qe e drejtpërdrejtë dhe pa shejtanllëk, por, "si me shkollë që isha", më zuri"kolla". Qe burrë i zgjuar, e kuptoi "kollën time të mirë" dhe më tha:- Unë politikën, sado jam pa shkollë, e kuptoj nga fëmijët. Po si nga fëmijët?-pyeta. Ja  digjo "Çeçon"këtu. Fëmijët po kërkuan bukë, ka uri. Po qëndruan mbi libra, kemi paqe. Po i ranë njëri-tjetrit me gurë, kemi luftë. Nuk e mbajta të qeshurën dhe i them:-Po hë, or mik, çfarë tregojnë "bathët" e tua?

AI:-Bukën në dorë dhe sa mbarojnë, kthejnë prapë:-Dua bukë. Mbi libra nuk rrinë dhe zënë  e grinden duke i rënë njëri-tjetrt me gurë. Pra, kemi "uri" dhe"lufta" ke dera. I dhashë një përqafim këtij "filozofi" që të jepte ujë në bisht të lugës.

*

Mars 1991. Unë isha kandidat për deputet për PD dhe pata një"debat" me DOKTOR BERISHËN. Një debat pak"demokratik". Sidoqoftë, nuk harroj "librin" që lexova nga AZEM HAJDARI. U ulëm me të për kafe dhe më thotë:- Pse debatova me"daktorin" ?  Dhe ia dha të qeshurit. Mbaje mend nga una këtë që po të them:"Daktori është futbollisti që e gjuan  topin nga korne dhe vrapon që golin ta bëjë vet.Kushdo tjetër që e bën, është jashtëloje!!!"

Tani qesha unë dhe vazhdoj të qeshë, sa herë e kujtoj.

*

Unë nuk fitova si deputet dhe PD në FIER më caktoi Kryetar të Komitetit Pluralist të zonës 1.  Në zyrë me mua, qe sekretarja që përfaqësonte PS. Dera trokiti dhe në zyrë hyri një plak myzeqar, me takijen karakteristike dhe, sa hyri, më tha:-Do e nxjerrësh këtë"cucën" pak nga zyra se kam me tyja një muhabet burrash.

Xhaxha, - i thashë, -kjo"cuca" nuk është"cuca" ime, po përfaqëson PS. Epo, helbete, po do e digjoj rixhan time se  ashtu e kam llafën.

Iu luta, ADELINËS(e kujtoj me shumë respekt kuo që të jetë) që  doli. Mbetëm vetëm me xhaxhan. Nuk qe"xhaxha", po usta.

-Hë, -i thashë, pa ma thuaj atë llafin.

Ai, më shkuli një qime nga koka dhe më tha:- Qenke qimeashpër tëpkë si çuni im. Ju, "qimeashpërit" jini punëtorë, por mirrni zjarr si flaka e kashtës. E, ta paçë fjalën, kam ardhur për hallin e djalit. Ky, imi, ka një kokë të madhe, por në MYZEQE thonë:- Mos e bli lopën kokëmadhe, se nuk ka qumësht. Epo e kam djalë dhe nuk e bëj dot hasha. Ky djali im ka dy cuca(si me këmbë në yzengji)  dhe siç po vijnë mileti(të bardhë e të zinj) vendosen, mor babaçe, mu aty mbas gradhit tim dhe kam frikën e çunit, se i hanë brirët për"sherr".Rixhaja ime është:-Nëma me shkresë atë copë që është e lirë aty. Se nga"hyqymeti"(shteti)kam frykë una. Hyqymeti, - vazhdoi xhxhai, - është si bullari.Hovte-hovte i ka të mbyllur sytë si bullari, por, kur i hap, hapu dhe e futu. Këtij "xhaxhai-usta" ia dshashë me"senet" që mos kish"frykë nga bullari.

*

Ky është xha MYRTE BUZI. E kam futur në disa tregime të mia. I shkurtër, me qylaf të bardhë, nga ato me antenë, ësht tipki portreti i  MUSA SALARISË. Me origjinë nga fshatrat e TEPELENËS dhe, si tregonte, kanë rënë në MYZEQE që nga koha e TAFIL BUZIT.  Këtu, në Mbrostar-Ura    FIERIT kam jetuar 50-vjet me të. Burrë shumë i mençëm dhe ja"librat" që"kam lexuar" prej tij:- Sherri është si zjarri.I fryve, ndizet, nuk i fryve, shuhet.- Qeveria as turp nuk të ka dhe as të ka frikë.- Të keqen pepja tyja:-Me këto buzë që kemi, do puthemi. Për familjen:- Kush ka "pulën", i ha vezën(aludimi për vajzën në raport me prindrërit) dhe kush ka "gjelin"(djalin) , i ha gëlasën. Për gruan:-Kalit ia di huqet, kush i hipën sipër.

Siç e shihni, këto janë"bibliotekat e vdekura" dhe autorët e këtyre"lbravE, i kujtoj me mall.

Tiranë, 14 nëntor 2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Florim Zeqa: 'Fitorja' që nuk shihet as në horizont! Refik Hasani: 'Bota Serbe', një alarm për kombin shqiptar dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor Klajd Kapinova: Marksisti ekstremist dhe radikali islamik Zohran Mamdani ka shkelur Aktin Federal të Fushatës Zgjedhore Fritz Radovani: Data më e bukur e jetës! Florim Zeqa: LDK nuk ngritet me yryshnik të pushtetit! Idriz Zeqiraj: Cënimi i qëllimshëm i të drejtës së votimit të mërgimtarëve! Albert Zholi: Gëzim Tushi - Shtypi i shkruar mbetet një mënyrë e sigurt, e përgjegjëshme dhe më e qëndrueshme për të orientuar publikun Kalosh Çeliku: Krimbat bishtekrye të partive politike Ardian Ndreca: Kur Dëshira bahet Ligj! Klajd Kapinova: Tulsi Gabbard Zbulon Komplotin Masiv të Komunistëve Kinezë për të Manipuluar Zgjedhjet për Kryetar Bashkie të NYC në Favor të marksistit Zohran Mamdanit Ndue Dedaj: Kruja, si po shuhet pak nga pak kryeqyteti i historisë Bedri Tahiri: Pastërtia e UÇK-së nuk përlyhet dot Nikoleta Kovaçi: Qeveria vjedh me terminologji ordinerësh Klajd Kapinova: Senatori Tubervile - Islami radikal është themelisht i papërputhshëm me vlerat tona perëndimore Idriz Zeqiraj: LDK e bllokuar nga lidershipi; PDK-ja tolerohet; ndërsa LVV refuzohet pa arsye Llesh Ndoj: Kodi i gjakut dhe ikja e një modeli Gjon Keka: Imazhi kaotik dhe pyka në rrotën e shtetit të Kosovës Florim Zeqa: Dashuria primitive, vrastare për LDK-në! Idriz Zeqiraj: PAN-i, Gjykata Speciale dhe Përparim Rama Fritz Radovani: I paharrueshmi 11 nandor 1990

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx