E merkure, 12.11.2025, 11:53 PM (GMT)

Mendime

Klajd Kapinova: Marksisti ekstremist dhe radikali islamik Zohran Mamdani ka shkelur Aktin Federal të Fushatës Zgjedhore

E merkure, 12.11.2025, 06:53 PM


Marksisti ekstremist dhe radikali islamik Zohran Mamdani ka shkelur Aktin Federal të Fushatës Zgjedhore dhe Kodin Zgjedhor të shtetit të New York-ut

“Zophran Mamdani, erdhi në Shtetet e Bashkuara nga Uganda, për t’a kthyer Amerikën në një teokraci islamike.” - Andy Ogles, Përfaqësues i Kongresit Amerikan (R-Tennessee), X

Nga Klajd Kapinova

Kot nuk thonë se qeveria e kap lepurin (marksist) me qerre

Një organ mbikëqyrës i financimit të fushatave në shtetin e New York-ut, ka ngritur 2 (dy) padi penale krimiale kundër Zohran Mamdani, një ish kandidat kryesor për kryetar bashkie të qytetit të New York-ut. Ata pretendojnë se socialisti ekstrem (marksist) i krahut ultra të majtë pranoi donacione të paligjshme nga donatorë të huaj jashtë territorit të SHBA-së.

Ata i kërkuan Alvin Leonard Bragg Jr. (1973), një politikan demokrat dhe avokat amerikan, i cili shërben si Prokuror i Qarkut të New York-ut, duke mbuluar qytetin e madh Manhattan-in.

Ata kërkojnë që prokurori Bragg dhe Departamentit i Drejtësisë (DOJ) të hetojnë dhe arrestojnë sa më shpejt Zohran Mamdanin, sepse paratë e fushatës mund të kenë ardhur nga: Australia, Turqia, Franca, Kanadaja, Gjermania dhe vende të tjera.

Akti Federal i Fushatës Zgjedhore e bën të paligjshme "pranimin ose marrjen" e kontributeve nga shtetas jo-amerikanë, në çdo zgjedhje federale, shtetërore ose lokale.

Fondacioni Coolidge Reagan i dërgoi rekomandime Divizionit Penal të Departamentit të Drejtësisë dhe zyrës së Prokurorit të Qarkut të Manhattan-it, Alvin Bragg prova dhe fakte të reja për të filluar hetimin kriminal në ndërhyrjet në zgjedhjet amerikane lokale në New York City, duke shkelur ligjet fetarale dhe të vetë shtetit të madh të New York-ut.

Ata pretendojnë me prova dhe fakte të pakundërshtueshme, se: “Mamdani mund të ketë shkelur Aktin Federal të Fushatës Zgjedhore dhe Kodin Zgjedhor të New York-ut.”

Fondacioni Coolidge Reagan ngre padi ndaj Mamdanit

Dan Backer, një ekspert kombëtar i financimit të fushatave dhe president i Fondacionit Coolidge Reagan, tha në një deklaratë, se: “Këto nuk janë incidente të izoluara ose gabime administrative, por një model i vazhdueshëm i parave të huaja, që rrjedhin në garën për kryetar bashkie të qytetit të Nju Jorkut në shkelje të kjartë si të ligjit federal ashtu edhe të rregulloreve të financimit të fushatave të qytetit të New York-ut.”

Gjëja më e frikshme në lidhje me Zohran Mamdanin nuk është socializmi i tij. Christopher Rufo dhe Lomez sulmojnë “amerikanizmin post-bardhë” të kryetarit marksist dhe radikal islamik të sapozgjedhur me vota të manipuluara në rrugë dhe forma të ndryshme, që fatmirësisht tashmë janë në intevestigim intensive, për të zbardhur skemën e mashtrimit më të madh në të gjithë historinë e zgjedhjeve locale në NYC dhe shtetin e madh të New York-ut.

Të martën Zohran Mamdani, një socialkomunist radikal dhe mysliman, “fitoi” zgjedhjet për kryetar bashkie të NYC, në një fitore dërrmuese me shifra astronomike ndaj rivalit ish demokrat dhe ish-guvernatorit të shtetit të New York-ut Andrew Cuomo. Ashtu si të gjithë komunistët ekstremistë dhe radikalë socialistë, ai joshi popullsinë e qytetit të dërrmuar financiarisht, e cila është pothuajse e gjithë në New York-un e mbytur nga taksat e larta, me një mal premtimesh falas: autobusë falas, kujdes falas për fëmijët njujorkezë, ngrirje të qirave dhe dyqanet dhe supermarketet ushqimore të cilat sipas tij do të drejtohen nga qyteti dhe administrate marksiste e tij. Kjo të kujton periudhën e errët të komunzmit  në Shqipërinë e mjerë, gjatë viteve zeza të inkuizicionit dhe diktaturës së egër ateiste-komuniste të Dullës së Gjirokatrës (Enver Hoxha 1916-1985) në vitet 1944-1990.

Sigurisht, kushdo që ka gjysmë truri e di se socializmi i than dhe mjeron në ekstrem, qytetet çdo here dhe kudo ku ai shtrin tentakulat e veta kancerogjene dhe vdekjeprurëse. Është vdekje nga një mijë rritje taksash, valë krimi dhe vitrina dyqanesh dhe supermarketesh bosh.

Shkrirja fiskale ka dominuar titujt kryesorë të mediave amerikane kryesisht marksiste që dominojnë NYC, që nga fitorja befasuese e ugandezit me shtetësi të dyfishtë Zohran Mamdanit marksist. por

A është vetëvrasja ekonomike dhe financiare vërtet kërcënimi më urgjent i Big Apple!?

Lomez, në episodin debutues të “Rufo and Lomez” në BlazeTV, thotë jo. Është ajo që simbolizon fatkeqsisht radikali islamik dhe marksist, një radikal i cmendur që duhet të na trembë vërtet të gjithëve në NYC. Ai është kopja e ebrejit radikal komunist senatorit Bernie Sander nga Vermonti, i cili flet me hipokrizi për komunizmin kubanez, ish të Bashkimit Sovjetik, venezuelas dhe koreanoverior, në një kohe qe ai ka në pronësi katër shtëpi luksoze në vende të ndryshme të SHBA-së.

Ndërsa Lomez “nuk e pëlqen fare”, ai nuk mendon se reforma ekonomike e Mamdanit ose politikat e tij të tjera komuniste do të jenë aq revolucionare sa thonë njerëzit. Nëse po kërkoj llojin e ndryshimit të politikave midis asaj që ai mund të bëjë në New York City kundrejt (ish-kryetarit të bashkisë) de Blasio, mendoj se është mjaft e hollë”, thotë ai.

Mamdani bëri deklarata të kjarta anti-njerezve të pasur të bardhë gjatë fushatës së tij

A mendoj se Zohran Mamdani do të imponojë një lloj autoritarizmi totalitar komunist në New York City? Jo, nuk mendoj. Mendoj se gjërat thjesht do të përkeqësohen gradualisht në mënyra që nuk janë të mira”, parashikon ai.

“Gjëja kryesore”, që e bën Mamdanin të frikshëm, thotë ai, është ajo që simbolizon radikali markist. Mamdani përfaqëson mbi të gjitha një lloj post-amerikanizmi, një amerikanizëm post-bardhë në veçanti. Mendoj, se kjo është me të vërtetë e rëndësishme”, thotë ai.

Lomez tregon një klip të fjalimit të fitores së Mamdanit natën e zgjedhjeve si provë të kësaj. Në këtë segment që është bërë viral, ai vazhdimisht falënderoi jo amerikanët, por emigrantët për fuqizimin e fushatës së tij.

Faleminderit atyre që shpesh harrohen nga politika e qytetit tonë, të cilët e bënë këtë lëvizje të tyren. Flas për pronarët e jemenasve të bodegave dhe abuelat meksikane! Shoferët e taksive senegalezë dhe infermierët uzbekë! Kuzhinierët e linjës trinidadiane dhe hallat etiopiane!” ai brohoriti nga podiumi.

Ai po i lavdëron abuelat meksikane dhe shoferët senegalezë të Door Dash... jo meksikano-amerikanët, jo senegalezo-amerikanët, vetëm ato gjëra pa vizë lidhëse fare”, thotë Lomez, duke u kujtuar dëgjuesve se “Zohran Mamdani bëri deklarata të kjarta anti-njerezve të bardhë gjatë fushatës së tij”, si p.sh. vendosja e taksave për njerëzit e bardhë në mënyrë specifike.

Mendoj, se ky lloj normalizimi, që është diçka që kemi parë nga Partia Demokratike që po përshkallëzohet gjatë dekadës së fundit, është pjesa më e rëndësishme e kësaj, dhe është gjëja që më shqetëson më shumë.”

Zbulohet konspiracioni qe u thohet qytetareve sit e votni per Mamdanin

Një organizatë jofitimprurëse e qytetit të New York-ut, u kap në kamera, duke këshilluar një të huaj të votojë ilegalisht në zgjedhjet për kryetar bashkie për Zohran Mamdanin. Sipas pamjeve të publikuara nga gazetari i pavarur O’Keefe Media Group (OMG),

Për lexuesit shqiptarë, skjaroi se James O’Keefe është një gazetar investigative. Ai përdori një taktikë zbulimi, duke u paraqitur si një emigrant i paligjshëm i paregjistruar, ku ngadalë iu afrua drejtorit të organizatës jofitimprurëse La Jornada Pedro Rodriguez (një organizatë që krenohet me "ndihmë ndaj emigrantëve me dokumente dhe nevoja ligjore").

Dhe historia vazhdon. Në një bisedë të regjistruar, ai pyeti se si të votonte dhe për kë të votonte.

Drejtori dyshohet se e manipuloi sistemin për të votuar edhe pse e dinte që James Nuk ishte emigrant ose më saktë një qytetar i paregjistruar, Por ai prapë i kërkoi James të votonte për dikë emri i të cilit fillonte me M. Dhe si u kap me presh në dorë!?

Neni 501(c)(3) ndalon organizatat e përjashtuara nga taksat të angazhohen në aktivitete politike

Sikurse dihet nga të gjithë me ligj, Neni 501 (c)(3), ndalon cdo organiatë e cila është ligjërisht është e perjashtuar nga pagimi i taksave në shtet (federal apo local), për tu marrë me aktivitete të mirëfillta politike, të partive të ndryshme amerikane, që garojnë për poste drejtuese në zyra lokale dhe qendrore brenda territorit të SHBA-së.

Rodriguez gjithashtu pranoi se e dinte që personi ishte 'i paregjistruar' përpara se ta këshillonte se si të votonte.

Kjo ka të ngjarë me saktësi absolute të shkelë Ligjet Federale dhe Shtetërore të Zgjedhjeve. Duke vërtetuar se mekanizmat e verifikimit të identitetit të votuesit gjithashtu nuk janë shumë të fuqishëm.

Mamdani, një i vetëshpallur "socialist demokrat" (marksist), tani po përgatitet të drejtojë NYC, kryeqytetin financiar të Shteteve të Bashkuara dhe gjithë botës së lirë.

Agjencia privatate e lajmeve e quajtur Just the News, ka siguruar dokumente të brendshme nga Socialistët Demokratë të Amerikës (DSA), duke vërtetuar se: Mamdani është renditur si një nga nëntë "socialistët në detyrë" të miratuar nga DSA. Organizata, e cila ka një qëndrim dhe platform të kjartë anti-Izrael, luajti një rol të madh në fushatën e tij, dhe këta njerëz punojnë së bashku në Legjislaturën e Shtetit të New York-ut, dhe ai është një nga ata që përmenden.

Fillimi i një katastrofe në NYC

Kryetari i sapozgjedhur i NYC-së, Zohran Mamdani, sapo dështoi në intervistën e tij të parë të madhe dhe është vetëm Dita e parë. I pyetur nga gazetari komunist greko-amerikan George Stephanopoulos (ish punonjës komunist i administratës së presidentit komunist Bill Clinton) se si planifikon ta “mbrojtë” New York-un nga Presidenti republican Trump, Mamdani u bë plotësisht socialkomunist: Ju rritni taksat për 1% të sipërm me 2% dhe rrisni taksën e korporatave nga 7.25% në 11.5%. Kjo mbledh rreth 9 miliardë dollarë."

Gazetari Stephanopoulos u kundërpërgjigj aty pë ary: A nuk jeni të shqetësuar se kjo do t'i largojë krijuesit e vendeve të punës nga New York-u?"

Radikali marksist Mamdani dyfishoi reagimin, duke fajësuar “krizën e përballueshmërisë”. Pastaj erdhi goditja shkatërruese e Stephanopoulos, i cili i kujtoi atij se nuk mund të rrisë as taksat mbi të ardhurat pa miratimin e shtetit.

Po Guvernatorja Hochul? Ajo tashmë ka thënë se nuk do t'i rrisë taksat për të pasurit.

Plani fiasco i Mamdanit “të mbrohemi nga Trump” sapo u rrëzua dhe u dogj më pak se 24 orë pasi mori detyrën.

Mamdani nuk mund të bllokojë ligjërisht agjentët federalë ICE të arrestojnë emigranteët  e jashtëligjshëm sepse ai nuk është President i SHBA-së

Kryetari fatkeqsisht i zgjedhur i Bashkisë së New York-ut, marksisti dhe radikali islamik Zohran Mamdani, 34-vjeçar socialkomunist “demokrat”, lëshoi ??një paralajmërim të zhurmshëm për mediat e majta globaliste Fake News, në adresë për oficerët federalë të imigracionit, duke kritikuar ashpër ICE-në, duke e përshkruar agjencinë si “një agjenci mashtruese” pa “shpërfillje për ligjin dhe rendin”. Mesazhi im për oficerët e ICE-së dhe për të gjithë në këtë qytet, është se të gjithë do t'i nënshtrohen të njëjtit standard ligjor. Nëse shkelni ligjin, do të mbaheni përgjegjës,” raportoi revista e përjavshme amerikane “Newsweek”.

Mjerisht, ekziston një ndjenjë në rritje në të gjithë vendin se disa njerëzve u lejohet të shkelin ligjin, kjoftë presidenti apo stafi,” u shpreh mashtruesi marksist Mamdani. Ai shtoi se planifikon të mbajë një qëndrim shumë më të ashpër, duke u rreshtuar me kryetarët e bashkive të qyteteve që mbrojnë imigrantët dhe është zotuar të bllokojë agjentët federalë nga kryerja e deportimeve në Chicago dhe Boston.

Zohran, që ka emrin sikurse shumë serb, përshkroi planet për javët që do të reklamoi gjatë inaugurimit të tij më 1 janar 2026.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i agjentit federal të ICE-së, Scott Mechkowski, tha se bllokimi i operacioneve federale “…nuk do të ndodhë kurrë. Nuk do t’a ndaloni qeverinë federale të bëjë atë që duhet të bëjë, sepse për këtë gjë ka votuar populli amerikane me 5 nëntor 2024, për të larguar nga territori i SHBA-së të të gjithë emigrantëve të jashtëligjshëm dhe aty me hisori dhe aktivitet kriminal që fshihen ketu.”

Zyrtarët e administratës së Presidentit të 45-të & 47-ë të SHBA-së Donald J. Trump, përfshirë përgjegjësin zyrtar kryesor e kufirit Tom Homan, kanë thënë përpara Ditës së Zgjedhjeve se agjentët e ICE do ta futen kudo në qytetin e New York-ut dhe do të ndjekin emigrantët e paligjshëm sipas urdhrave të rinj federalë.

Muajin e kaluar, (27 tetor 2025) Tom Homan, shefi i kufirit i Presidentit Trump, tha se operacionet e ICE në Nju Jork do të dyfishohen dhe trefishohen kundër qyteteve strehë të emigrantëve të jashtëligjshëm.

Zv/ Presidneti JD Vance nisi hetimin kombëtar për mashtrimet zgjedhore

Zëvendëspresidenti JD Vance, ka zbuluar prova dhe fakte të reja për mashtrim votuesish në garën për kryetar bashkie të New York-ut dhe ka bërë thirrje zyrtare për hetimin më të madh të integritetit zgjedhor në historinë e SHBA-së.

Vance deklaroi se “drejtësia duhet të mbizotërojë mbi politikën”, tha ai. “Nëse amerikanët humbasin besimin në zgjedhje, ne humbasim gjithçka.” Ai gjithashtu paralajmëroi se kushdo që zbulohet se mashtron do të përballet me një dënim maksimal me burg.

Disa raportime tregojnë se ka pasur mospërputhje nga punonjësit e qendrave të votimit në qytetin e New York-ut. Kështu disa qendra votimi kanë zbuluar shenja të dyshimta manipulimi, si: fletë votimi të dyfishta, barkode të shtypura gabimisht dhe hyrje të pakjarta në regjistrin dixhital të votuesve.

Zyrtarët lokalë fillimisht fajësuan se mund të kishte ndodhur një “gabim teknik”, por jo se gjithcka është bërë e mirëorganizuar për të manipuluar dhe vjedhur zgjedhjet, duke nxjerrë “fitues” marksistin dhe radikalin islamik Zohran Mamdani, pikërisht në tavolinë pa meritë, njësoj sikurse kishin bërë më 3 nëntor të vitit 2020, duke nxjerrë fitues nga shtëpia e nëndheshme pensionistin dhe komunistin e fjetur Joe Biden.

Por kur një denoncues doli përpara, duke pretenduar me të drejtë se disa fletë votimi në mungesë po “përpunoheshin dyfish”, përmes sistemit të skanimit, situata u përshkallëzua. Loja e vjedhjes dhe manipulimit ishte bërë tashmë një dukuri masive në të gjithë NYC.

Janë zbuluar nga heitmi se ka pas vula dhe të dhëna dixhitale që tregonin mospërputhje në numërimin e fletëve të votimit në qarqe të shumta

Ekipi investigativ dhe vetë Zv/Presidenti Vance tregoi se disa kuti votimi ishin manipuluar, përpara se të mblidheshin dhe se të tjerat ishin të lidhura me subjekte private me lidhje partiake.

Ai paraqiti një sërë dokumentesh origjinale, që tregonin grafikë, vula kohore dhe të dhëna dixhitale që dyshohet se tregonin mospërputhje në numërimin e fletëve të votimit në qarqe të shumta.

Pasi u doli hilja në shesh “demokratët” ose më saktë komunistët ameirkanë të nivelit të lartë e akuzuan Vance për përhapje frike. Republikanët mbështetën Vance, duke kërkuar transparencë.

Ne kemi fatura origjinale,” shtoi ai, “dhe nuk kemi frikë t'i përdorim ato per t’ia treguar popullit amerikan për skandalin dhe masakrën elektorale që ndodhi më 5 nëntor 2025 në të gjithë NYC.”

Disa ditë më vonë, dokumentet që Vance i referohej u bënë publike, ku përfshihen email-et e brendshme midis mbikëqyrësve të zgjedhjeve, që diskutojnë “parregullsi në grupet e votimit”, foto (Imazhet e zarfeve me vulë kohore dhe të dhënat mjeko-ligjore tregojnë modele të pazakonta aksesi në sistemin elektronik të regjistrimit të votuesve në New York.)

Analistët e pavarur, konfirmojnë se ndërsa jo të gjitha të dhënat vërtetojnë mashtrim të qëllimshëm, numri i parregullsive është shumë i pazakontë.

Zv/ Presidenti i SHBA-së Vance është fiksuar apo kapur pas këtij përfundimi korruptiv që ka ndodhur, duke bërë thirrje për komitete mbikëqyrëse dypartiake në çdo shtet.

Ndërsa hetimi federal zgjerohet, pritet që më shumë zyrtarë të merren në pyetje dhe legjislaturat shtetërore në të gjithë vendin, ku për më tepër tashmë po rishikojnë sistemet e tyre të manipuluara të votimit që ka ndodhur një javë para votimit dhe në ditën e votimit më 5 nëntor 2025.

Për momentin, një gjë është e sigurt: I gjithë vendi po investigohet dhe po populli votues po vështron i habitur procesin e madh të manipulimit dhe vjedhjes së votimeve që ka ndodhur në NYC, për të nxjerrë fitues me cdo kusht marksistin dhe islamikun radikal Zohran Mamdanin. Çdo fjalë, çdo dokument, çdo provë e re po shqyrtohet nga një popullsi e etur për të vërtetën, siç tha vetë zv/ Presidenti Vance në fund: “Demokracia nuk shembet kur njerëzit mashtrojnë. Ajo shembet kur njerëzit e mirë heshtin. Unë refuzoj të hesht!”

Republikanët Shqyrtojnë Përdorimin e Amendamentit XIV të për të detyruar Zophran Mamdanin të largohet nga detyra

Kjo dispozitë, e miratuar në vitin 1868, ndalon këdo që është “angazhuar në kryengritje ose rebelim”, kundër Shteteve të Bashkuara, ose ka “ndihmuar ose ngushëlluar” armiqtë e saj, të mbajë detyrë publike.

Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Ameirkan, po shqyrtojnë strategji ligjore dhe kushtetuese, nëse dispozita mund të zbatohet përmes legjislacionit të ri ose veprimeve të Kongresit, për të parandaluar kandidatin për kryetar bashkie të Qytetit të New York-ut, Zohran Mamdani, të marrë detyrën.

Duke u thirrur në "klauzolën e kryengritjes" pas Luftës Civile në Kushtetutë

Përpjekja, e raportuar për herë të parë nga e përditshmja konservatore “New York Post”, po udhëhiqet pjesërisht nga Klubi Republikan i Rinj i New York-ut. Klubi në fjalë, argumentoi se deklaratat e kaluara të Zohran Mamdanit që bënin thirrje për luftimin e ICE dhe lidhjet e tij me organizatat e krahut të majtë, mund të konsiderohen “ndihmë ose ngushëllim i armiqve” të Shteteve të Bashkuara, gjuhë e cituar drejtpërdrejt nga Seksioni 3 i Amendamentit XIV.

Stefano Forte, president i Republikanëve të Rinj të New York-ut, tha: “Ekziston një presion i vërtetë dhe legjitim, për t’a detyruar kryengritësin marksist Zohran Mamdani që ose a) të hiqet nga votimi ose b) të shkarkohet nga detyra nëse dëshiron të fitojë të martën.”

Vendimi i gjykatës, i ka inkurajuar disa ligjvënës republikanë, që ta marrin këtë dispozitë në duart e Kongresit, ku republikanët aktualisht kanë një shumicë të ngushtë prej 219-213 në Dhomën e Përfaqësuesve.

Përveç mundësisë së një padie për Amendamentin XIV, republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve, po bëjnë presion mbi Departamentin e Drejtësisë, që të rishikojë rrugën e Mamdanit drejt shtetësisë amerikane, duke pretenduar se ai mund të ketë shkelur kushtet e betimit të tij të natyralizimit.

Përfaqësuesi Andy Ogles (R-Tennessee) pretendon se Mamdani, në një postim në X, "erdhi në Shtetet e Bashkuara nga Uganda, për ta kthyer Amerikën në një teokraci islamike".



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fritz Radovani: Data më e bukur e jetës! Florim Zeqa: LDK nuk ngritet me yryshnik të pushtetit! Idriz Zeqiraj: Cënimi i qëllimshëm i të drejtës së votimit të mërgimtarëve! Albert Zholi: Gëzim Tushi - Shtypi i shkruar mbetet një mënyrë e sigurt, e përgjegjëshme dhe më e qëndrueshme për të orientuar publikun Kalosh Çeliku: Krimbat bishtekrye të partive politike Ardian Ndreca: Kur Dëshira bahet Ligj! Klajd Kapinova: Tulsi Gabbard Zbulon Komplotin Masiv të Komunistëve Kinezë për të Manipuluar Zgjedhjet për Kryetar Bashkie të NYC në Favor të marksistit Zohran Mamdanit Ndue Dedaj: Kruja, si po shuhet pak nga pak kryeqyteti i historisë Bedri Tahiri: Pastërtia e UÇK-së nuk përlyhet dot Nikoleta Kovaçi: Qeveria vjedh me terminologji ordinerësh Klajd Kapinova: Senatori Tubervile - Islami radikal është themelisht i papërputhshëm me vlerat tona perëndimore Idriz Zeqiraj: LDK e bllokuar nga lidershipi; PDK-ja tolerohet; ndërsa LVV refuzohet pa arsye Llesh Ndoj: Kodi i gjakut dhe ikja e një modeli Gjon Keka: Imazhi kaotik dhe pyka në rrotën e shtetit të Kosovës Florim Zeqa: Dashuria primitive, vrastare për LDK-në! Idriz Zeqiraj: PAN-i, Gjykata Speciale dhe Përparim Rama Fritz Radovani: I paharrueshmi 11 nandor 1990 Milazim Zeqiraj: Përparim Rama, nga kandidatura e befasishme e LDK dëri te drejtimi i kryeqytetit me qytetarë Florim Zeqa: "Syri i butë apo vrima e lagur" e LDK-së! Bashkim Saliasi: Edukata familjare, roli i familjes

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx