E merkure, 05.11.2025, 09:55 PM (GMT)

Mendime

Nikoleta Kovaçi: Qeveria vjedh me terminologji ordinerësh

E merkure, 05.11.2025, 06:57 PM


Qeveria vjedh me terminologji ordinerësh…

Nga Nikoleta Kovaçi

Në copëzat e sms-ve mes Belinda Ballukut dhe vartësit të saj besnik, që SPAK shpërndan për mediat nëpërmjet zërave të dytë, kanë dalë në pah dy emërtime: pallosh dhe kurvë! Me gjasë etiketojnë të njajtin person, që në rastin konkret duket që asht kryeministri i Shqipnisë!

Tue pa kontekstin në të cilin janë vendos etiketimet ordinere për kryeministrin, jo për personin, duhet të shihet pak ma thellë problemi: Vjedhja asht kaq e domosdoshme sa nji kryeministër që asht "pallosh" dhe "kurvë që kërcënon" nuk mundet me i ndalue për me realizue planin sipas llogarive të tyne!

Po si asht e mundun që nji ministre, femën, flet me nji vartës mashkull, me etiketime të tilla për kreun e qeverisë? Parimisht asnji komponent nuk asht i besueshëm që duhet dhe mund të ndodh nji dialog i tillë!

Lehtësisht dikush që e njeh fjalorin e kryeministrit të Shqipnisë do të thotë: po ja, ai përdor prej nji jete fjalor të tillë me shërbëtorët, bashkëpunëtorët dhe konkubinërinë e tij! Por jo: edhe pse ai nuk njeh dhe di fjalor tjetër, nji femër-grua dhe nënë, nuk mundet me e etiketue kryeministrin ashtu, përveç se kur ata janë në marrëdhanie pazaresh! Nga vetë natyra, femra e ka të vështirë artikulimin e një sërë fjalësh të fjalorit, sidomos për gjininë tjetër, edhe në rreth krejt krejt të ngushtë edhe në momente krizash të vetat!

Po rasti i Ballukut nuk asht rast krize personale, pasi ajo kishte dhe ka në duar milionat e eurove që dalin nga xhepat mjeranë të shqiptarëve! Ajo nuk po etiketon kryeministrin me ato dy terma pse ai e ka lanë pa bukë, pa rrogë, që e merr rrogën nji herë në 2-3 muj, që s'ka me çka blen ilaçet apo nji kg mish viçi, por sepse kryeministri në pazar nuk asht kryeministri por ai që dikton rregullat, që kërcënon, që loz herë "palloshin" në sytë e Belindës, e herë "kurvën" në planet e Belindës! E në këtë lojë miliona eurosh apo miliarda lekësh, kryeministri ka fuqi që e detyrojnë Belindën t'a etiketojë me përcaktime ordinere por që nuk janë pakuptim!

Metodologjia e Edi Ramës, tue u sjell nëpër institucionin e kryeministrisë si në dhomë të gjumit, madje edhe kur i ka Belindat nëpër kamë, ka krijue mundësinë që vartësit të sillen jashtë kryeministrie ashtu: fiks si në dhomë gjumi, pak rëndësi nëse e ndajnë me një, dy, apo disa... Lekët tona janë vjedh e nda ashtu, vidhen, ndahen e zhduken po ashtu!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx