Mendime
Gjon Keka: Kosova të dalë nga gropa e madhe ku ka ngecur, me një qeveri ekspertësh të përbashkët shqiptarë, amerikanë dhe europianë
E enjte, 30.10.2025, 06:57 PM
Kosova të dalë nga gropa e madhe ku ka ngecur, me një qeveri ekspertësh të përbashkët shqiptarë, amerikanë dhe europianë
Nga
Gjon Keka
Ka
kohë që Kosova ka ra në gropën e madhe për shkak të humbjes së fokusit dhe
rrugës së qeverisjes vizionare e cila është në përputhje më rrugën
euroamerikane që ka patur fatin Kosova të rreshtohet që nga presidenti
dr.Ibrahim Rugova.
Humbja
e rrugës euroamerikane të Kosovës ka ardhë si rezultat i qeverisjes së tanishëm
të pushtetarëve sipas metodës së „mullirit me erë", e që fatkeqësisht era
e veriut ka prodhuar më shumë probleme duke e futur Kosovën si shtet në
sanksione dhe vendos gurin që e pengon udhën e saj drejt hapjes dhe procesit më
të përshpejtuar të integrimit në institucionet euroatlantike respektvisht në
familjen europiane.
Duke
ditur se problemet e shumta që i janë mbledhur Kosovës në trupin e saj, dhe në
gropën e madhe që është futur nga pushtetar të papërgjeshëm dhe pa vizion,
është koha të mendohet se për të dal nga kjo gropë asnjë kombinim politik në
mes partive politike nuk mund ta nxejrr atë ngase shihet se interesat partiake
e klanore janë parë më të rëndësishme se interesi i Kosovë shtet dhe të ardhmes
së tij europiane: Por ajo nga këtë gjendje mund të dal ajo vetëm duke formuar
një qeveri ekspertësh që sëbashku me miqtë ekspert të dëshmuar amerikan dhe
europian të fushave të ndryshme të punohet në daljen e Kosovës nga gropa e
madhe dhe vendosja e saj sërish në rrugën euroamerikane dhe të procesit të
shpejt e të pakthyeshëm europian të vendit, sepse është humbur shumë kohë dhe
Kosova është e vogël për t'u mbajtur e bllokuar dhe në gropë për shkak të
pushtetarëve e partiive dhe interesave të tyre të ngushta.
Nëse
të gjithë ia duan të mirën Kosovës dhe e duan atë sa më parë në NATO dhe në
Bashkimin Europian ,e vetmja mënyrë është të gjendet një marrëveshje e
përbashkët e pushtetarëve e partive politike nëse duan dhe kanë atdhedashuri
për vendin dhe të ndihmojnë të formohet një qeveri ekspertësh të përbashkët
shqiptar, amerikan dhe europian me afat të caktuar deri në nxjerrjen e Kosovës
nga gropa e madhe ,pra nga kjo gjendje dhe vetëm pasi të dal nga kjo gjendje e
të vendoset në rrugën e qartë dhe të qëndrueshme e të pa lëkundur
euroamerikane, të mendohet të shkohet në zgjedhje të reja të përgjithshme dhe
të mos bëhen më lojëra më fatin e Kosovës dhe të ardhmen e saj europiane.
Kosova
dhe populli i saj duhet të vetëdijësohen se nuk duhet me emocione,pa arsye, e
fjalëve të kota e mashtruese t'ia bësojnë votën individëve, partive apo
lëvizjeve politike, por me anë të fjalëve që pëputhen me veprat dhe që këto
sëbashku janë fjalë dhe vepra që i shërbejnë rrugës së ndërtimit të Kosovës nga
brenda dhe shpjetësisë së ecjes së saj në rrugën e natyrshme dhe urgjente të
integrimit në NATO dhe në Bashkimin Europian.
Kosova nuk mund të lulëzoj nga brenda as të bëhet më e fuqishme nëse rruga euroamerikane nuk është krah për krah me këtë lulëzim të brendshëm, sepse nuk mund të ketë Kosovë të miqësuar dhe aleate me ShBA dhe europiane pa një marrëdhenie të fuqishme miqësie e të sinqertë me SHBA dhe vendet mike europiane. Pra rruga e lulëzimit dhe e sigurisë së Kosovës si brenda dhe jashtë kalon nga ShBA, NATO dhe Bashkimi Europian.









