E marte, 04.11.2025, 10:24 PM (GMT)

Mendime

Gjon Keka: Imazhi kaotik dhe pyka në rrotën e shtetit të Kosovës

E marte, 04.11.2025, 06:55 PM


Imazhi kaotik dhe pyka në rrotën e shtetit të Kosovës

Nga Gjon Keka

Kosova po humb shumë kohë, çdo sekond,çdo ditë, çdo muaj, çdo vit, ajo po vendnumëron duke u futur gjithnjë e më shumë në kaosin e masave.

Se njerëzit kaotik krijojnë më shumë probleme se sa kanë aftësi për t'i zgjidhur kjo është dëshmuar historikisht, prandaj kur në krye vijnë njerëzit kaotik edhe shteti,shoqëria, masa marrin imazhin kaotik, por jo të gjithë, kjo e dëmton Kosovën ,shoqërinë, demokracinë dhe jetën politike e shtetërore të vendit. Siç po shihet kaosi është ushqim i vetëm për njerëzit kaotik,ata nuk mund të jetojnë pa kaos ,pa i fut ndonjë pykë rrotës së shtetit të Kosovës.

Është parë gjatë gjithë kësaj kohe se mundësit për të lëvizuar përpara paskan qenë ,por vullneti jo, tani kur edhe pak dhe po përfundon ky vit dolën propozimet dhe ndërrimet e figurave të shahut në politikën parlamentare e qeverisëse në Kosovë, pse nuk u mendua që në fillim të dilet kështu nga nyja,nga kaosi, kur dihet se tani është shumë vonë sepse garnitura politike në përgjithësi ende është në mospajtime të mëdha në mënyrë se si të dilet nga ky kaos,dhe zgjedhjet po shihen si një „purgator i Dantes"i skencës politike për të dal secili para pasqyrës së vetes dhe qytetarëve.

Kur nuk kanë mbetë asnjë fije shprese për një qeveri ekspertësh atëherë vetëm zgjedhjet mund t'i tregojnë secilit se ku ishte, ku është dhe ku do të të jetë në të ardhmen politike të tij.

Koha për lojëra dhe humbje kohe ka kaluar, dhe sikur shihet zgjedhjet janë të pashmangshme çdo zvarritje vetëm sa e bënë edhe më kaos vendin dhe të ardhmen e tij, duke e futur jo vetëm në vonesa të paarsyeshme ,por edhe në paqartësi dhe humbje të vizionit e qëllimit të ndërtimit e forcimit të një shtetit demokratik ,laik, të lirë dhe europian.është e pafalshme gjithë ajo kohë që është humbur ,kur ndërrimi i figurave të shahut në politikë paska qenë e mundur, historia nuk do t'ia falë secilit që i ka vendos pyka rrotës së shtetit të Kosovës dhe e ka futur atë në kaos dhe penguar në rrugën e saj të integrimit në Bashkimin Europian, anëtarësimit në Këshillin e Europës dhe në NATO.

Koha që të mos vazhdohet me lojëra të tilla, sepse Kosova nuk ka kohë, fati i saj nuk mund të lidhet me egot politike dhe të njerëzve kaotik. Kosova duhet të shoh përpara, të ecë përpara me hapa më të shpejtë, në fakt ajo ka mundur të jetë tash kur po shkruaj këtë shkrim të shkurtër , po të kishte udhëheqje vizionare e të urtë dhe të guximshme e anëtarësuar në Këshilin e Europës, në portën e brendshme të Bashkimit Europiane duke hapur kapituj të integrimit dhe në NATO.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx