| E marte, 04.11.2025, 06:55 PM |
Imazhi kaotik dhe pyka në rrotën e shtetit të Kosovës
Nga
Gjon Keka
Kosova
po humb shumë kohë, çdo sekond,çdo ditë, çdo muaj, çdo vit, ajo po vendnumëron
duke u futur gjithnjë e më shumë në kaosin e masave.
Se
njerëzit kaotik krijojnë më shumë probleme se sa kanë aftësi për t'i zgjidhur
kjo është dëshmuar historikisht, prandaj kur në krye vijnë njerëzit kaotik edhe
shteti,shoqëria, masa marrin imazhin kaotik, por jo të gjithë, kjo e dëmton
Kosovën ,shoqërinë, demokracinë dhe jetën politike e shtetërore të vendit. Siç
po shihet kaosi është ushqim i vetëm për njerëzit kaotik,ata nuk mund të
jetojnë pa kaos ,pa i fut ndonjë pykë rrotës së shtetit të Kosovës.
Është
parë gjatë gjithë kësaj kohe se mundësit për të lëvizuar përpara paskan qenë
,por vullneti jo, tani kur edhe pak dhe po përfundon ky vit dolën propozimet
dhe ndërrimet e figurave të shahut në politikën parlamentare e qeverisëse në
Kosovë, pse nuk u mendua që në fillim të dilet kështu nga nyja,nga kaosi, kur
dihet se tani është shumë vonë sepse garnitura politike në përgjithësi ende
është në mospajtime të mëdha në mënyrë se si të dilet nga ky kaos,dhe zgjedhjet
po shihen si një „purgator i Dantes"i skencës politike për të dal secili
para pasqyrës së vetes dhe qytetarëve.
Kur
nuk kanë mbetë asnjë fije shprese për një qeveri ekspertësh atëherë vetëm
zgjedhjet mund t'i tregojnë secilit se ku ishte, ku është dhe ku do të të jetë
në të ardhmen politike të tij.
Koha
për lojëra dhe humbje kohe ka kaluar, dhe sikur shihet zgjedhjet janë të
pashmangshme çdo zvarritje vetëm sa e bënë edhe më kaos vendin dhe të ardhmen e
tij, duke e futur jo vetëm në vonesa të paarsyeshme ,por edhe në paqartësi dhe
humbje të vizionit e qëllimit të ndërtimit e forcimit të një shtetit demokratik
,laik, të lirë dhe europian.është e pafalshme gjithë ajo kohë që është humbur
,kur ndërrimi i figurave të shahut në politikë paska qenë e mundur, historia
nuk do t'ia falë secilit që i ka vendos pyka rrotës së shtetit të Kosovës dhe e
ka futur atë në kaos dhe penguar në rrugën e saj të integrimit në Bashkimin
Europian, anëtarësimit në Këshillin e Europës dhe në NATO.
Koha
që të mos vazhdohet me lojëra të tilla, sepse Kosova nuk ka kohë, fati i saj nuk
mund të lidhet me egot politike dhe të njerëzve kaotik. Kosova duhet të shoh
përpara, të ecë përpara me hapa më të shpejtë, në fakt ajo ka mundur të jetë
tash kur po shkruaj këtë shkrim të shkurtër , po të kishte udhëheqje vizionare
e të urtë dhe të guximshme e anëtarësuar në Këshilin e Europës, në portën e
brendshme të Bashkimit Europiane duke hapur kapituj të integrimit dhe në NATO.