Mendime
Refik Hasani: 'Bota Serbe', një alarm për kombin shqiptar dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor
E merkure, 12.11.2025, 06:55 PM
Vështrim: ''Bota Serbe'', një alarm për kombin shqiptar dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor
Nga
Mr. Sc. Refik HASANI
Projekti i ashtuquajtur ''Bota
Serbe'', është një sinjal dhe alarm destabilizues, kjo me arsye të bazuar
që do të duhej të brengosemi më së shumti ne shqiptarët, njëkohësisht kjo
ka ngjallur shqetësimin është për shkak të përvojave të hidhura nga
kujtesa kolektive e shqiptarëve, ku me një sërë platformash, dhe memorandumesh,
që kanë kryer ndër dekada Kisha Ortodokse dhe Akademia e Shkencave. Nga projekti i ashtuquajtur ''Bota Serbe'', është
shqetësuese për ne shqiptarët, sepse ky projekt është
duke u manifestuar përmesë tubimeve masovike, të gjithë Serbëve nga
ish-hapsirat e RSFJ-ës, sepse Serbia gjithnjë po vazhdon të ushqej e
helmoj popullin e vetë, vazhdon të synoj me plane pushtuese, kolonizuese
edhe shtrirjen në territoret shqiptare, përmesë fjalimeve luftënxitëse,duke
manifestuar përmesë parakalimeve me parada ushtarake, vrehet se jan
shtuar apetitet për dominim, hexhemoni, dhe kështu po kërcnojn
haptas edhe publikisht edhe këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor. Serbia nuk
bashkëpunin me fqinjët nuk është duke promovuar një klimë të besimit, respektit
dhe mirëkuptimit reciprok dhe fare nuk kan krijuar një atmosferë të favorshme
për stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal.
Ne, shqiptarët më së shumti
kërcnohemi, se nga projekti i ashtuquajtur ''Bota Serbe'', po tregohen duke
manifestuar haptas me ritëm më të shpejt për të shfaqur e
vazhduar hegjemoninë e Serbisë në raport me fqinjët, janë me ambicie
ekspansioniste, me ambicien shofeniste, e në këtë rast pretendimin Serbia, ushqen
më së shumti kundër neve shqiptarëve, edhe pse sot e asaj dite ka territore
shqiptare që është zgjeruar në dëm të neve shqiptarëve.Serbia ende është në
mesë të miteve dhe realitetit, të kaluarës dhe të së ardhmes, në mesë të dy
koncepteve dhe dy blloqeve ushtarake.
Serbia, nuk po ndalet me politika
luftënxitëse, duke vazhduar në realizimin e ''Serbisë së madhe'',
mban pengë jo vetëm Bosnjë Hercegovinën, por është duke penguar shumë shtetin e
Kosovës, por edhe duke u munduar të shtrijë ndikimin edhe në Kroaci, Mal të Zi
dhe Maqedoni të Veriut.
Nga projekti i ashtuquajtur
''Bota Serbe'', që dëshirohet të realizohet ''Serbia e Madhe'',e në këtë
më së shumti ishim të dëmtuar ne shqiptarët, dhe prap më së shumti
rrezikohemi, sepse përpjekja është të pengohet Republika e Kosovës, dhe
të ri-krijohet një mini Jugosllavi, që në të vërtet do të jetë një Serbi e
madhe, që mendohet se do të përfshij edhe Bosnjë Hercegovinën, Malin e Zi dhe
Maqedonin e Veriut.
Ne, shqiptarët më së shumti do të
duhej brengosemi, nga projekti i ashtuquajtur ''Bota
Serbe'', marrë parasysh se në vendbanimet dhe lokalitete e Rajonit që përfshin
Preshevë, Medvegjë e Bujanocit, hasen dukuri të shpeshta në grafite
antishqiptare, edhe nga instanca më të lartë dhe të liderëve politik dhe institucional,
gjuha dhe retorika e provokimit, duke përfshi edhe fjalimet me plotë urrejtje,
në Parlamentit e Serbisë, në media me frekuenca nacionale të Serbis, ku
rregullisht flitet e shkruhet me diskursin e njëjtë shekullor të drejtuar
kundër neve shqiptarëve me gjuhën e urrejtjes, provokim, frikësim,në kuptimin e
nxitjes, e instalimit të frymës së fyerjes, ofendime, jan shfaqur edhe me
mbishkrime në pankarate me mbishkrimin ''Vdekje shqiptarëve''.
Ne, nga Krahina shqiptare e mbetur
padrejtësisht nën administrimin e Serbisë që përfshin Preshevën, Medvegjën dhe
Bujanocin, më së shumti kanosemi nga projekti i ashtuquajtur ''Bota
Serbe'',sepse përkundër mbajtjesë së Referendumit të 1 e 2 marsit 1992,
përkundër kryengritjes së armatosur dhe luftës çlirimtare përmesë
Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, përkundër
Marrëveshjesë së Konçulit në monitorimin, prezencën dhe garantimin e faktorit
politik dhe ushtarak ndërkombëtarër, ende kjo Krahinë është e diskriminuar tani
edhe pasivizimi i adresave si pastrim etnik dhe vazhdim i diskriminimit klasik,
kurse me projektin e ashtuquajtur ''Bota Serbe'', rinia nga kjo Krahin më
e diskriminuar në gjithë Evropën do nxitet të shpërngulet dhe migroj nëpër
vende tjera.
Nga projekti i ashtuquajtur ''Bota Serbe'', pasi ende
nuk kemi grumbulluar dhe dorëzuar PADI-n, në Gjygjin ndërkombëtarë,
duke kalkuluar dëmet e shprehura në valutën € apo në valutën
$ në Miliarda, Bilion e Trilon dëme të shkaktuara për më shumë se
një shekull. Vetëm atëherë nga Serbia, Jo nuk do të vazhdoj t'na rrezikon duke
na kanosur, dhe vetëm atëherë Serbia, do të fillon ndoshta të ndërron
qasjen ndaj neve Shqiptarëve.
Projekti i ashtuquajtur
''Bota Serbe'', ëshë vazhdimësi e Elaborateve por edhe plane, programe,
dokumenta të hartuar për më shumë se një shekull nga Kisha Ortodokse dhe
Akademia e Shkencave, andaj do të duhej brengosemi, ne Shqiptarët pasi,
mbi të gjitha ende sot e asaj dite Serbia, nuk ka kërkuar asnjë kërkim falje,
me vones të pajustifikueshme, Sebia do të duhej të zgjohet nga ajo që ka
kryer në dëm të shqiptarëve dhe të paraqes së paku një PENDIM, sikur që
Gjermani u përkul para gjenociodit të Hebrenjëve që kreu Adolf Hilteri, gjatë
luftës së II Botërore.
Projekti, i ashtuquajtur ''Bota Serbe'', emrin e ka të ri, kurse mjetet dhe
koha e realizimit edhe mund të ndryshojnë, por qëllimi është i njëjtë, por ai i
vjetër, dëshirohet
''Serbia e Madhe''.









