E hene, 17.11.2025, 10:48 PM (GMT)

Mendime

Prend Buzhala: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, humbja e besimit dhe ikja e të rinjve

E hene, 17.11.2025, 06:54 PM


PJESËMARRJA E ULËT NË ZGJEDHJE, HUMBJA E BESIMIT DHE IKJA E TË RINJVE

(Post-zgjedhore ose: si ta shkatërrosh besimin në të ardhmen...)

Nga Prend BUZHALA

Në shumë komuna të vendit tonë, pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje ka rënë në nivele alarmante. Është treguesi më i drejtpërdrejtë i humbjes së besimit ndaj udhëheqjeve komunale dhe ndaj partive politike. Kur qytetarët ndihen të injoruar, kur shohin premtime të pa mbajtura dhe mungesë transparence në veprimet e qeverisjes, ata refuzojnë të marrin pjesë. Vota e tyre, që duhet të jetë mjeti më i fuqishëm për ndryshim, humb kuptimin dhe sistemi mbetet i pandryshuar.

1.

Një nga pasojat më shqetësuese të këtij fenomeni është emigrimi i të rinjve. Rinia, e pa perspektivë dhe e pakënaqur me realitetin e vendit, zgjedh ta bëjë jetën jashtë kufijve. Ky largim sa është humbje individuale, po aq është edhe humbje kolektive e energjisë krijuese dhe e potencialit të zhvillimit. Aty ku të rinjtë nuk gjejnë mundësi për të kontribuar, secili vizion zhvillimor ngjan me një slogan të zbrazët. Është demagogjia e “FITIMTARËVE”! Ky është thelbi i problemit: shumë “vizione zhvillimore” që na shfaqen, nuk janë gjë tjetër veç slogane të bukura, pa substancë, që shërbejnë vetëm për ta fituar pushtetin, pra, demagogjia e fitimtarëve vihet përsëri në veprim. Ata e përdorin gjuhën e zhvillimit si maskë për interesat e tyre personale ose partiake, që të pasurohen klane vendimmarrëse nën hije. Në thelb, kemi të bëjmë me një mekanizëm të ngritur mbi interesin vetjak, që funksionon si rreth i mbyllur i klaneve vendimmarrëse, të cilat, edhe pse nuk duken në skenë, e drejtojnë prapaskenën. Ato janë nën hije, pra, pa përgjegjësi publike, por me ndikim të plotë mbi vendimet që përcaktojnë fatin e komuniteteve.

2.

Në këtë sistem, pushteti nuk është hapësirë e mundësi për ta ndërtuar të ardhmen, por kapital për t’u mbajtur gjallë në të tashmen, për ta ruajtur kontrollin mbi burimet, mbi administratën dhe mbi ndërgjegjen qytetare. Premtimet për zhvillim kthehen në justifikim për pasurim të brendshëm, për ndarje tenderësh, për investime që shërbejnë më shumë për imazh sesa për interes publik. Kështu, politika humb funksionin e saj etik dhe shndërrohet në një infrastrukturë të përhershme të përfitimit, ku qarkullon gjithnjë E NJËJTA KASTË NJERËZISH, ndonjëherë me emra të rinj, por me të njëjtin qëllim të vjetër: ta ruajnë pushtetin dhe të forcojnë rrjetin e tyre të interesave.

Ndërkaq, “e ardhmja”, fjala që përmendet më shumë në fushata, mbetet e pezullt, një premtim i bukur që nuk mbërrin kurrë. Ajo e ardhme shërben vetëm si maskë morale për ta legjitimuar atë realitet që punon në drejtim të kundërt me të. Sepse aty ku pushteti bëhet vetë qëllim, e ardhmja pushon së qeni horizont i përbashkët dhe shndërrohet në një justifikim propagandistik për ta fshehur mungesën e çdo ideali.

3.

Në vendvotime, shpesh vërehet një fenomen i dhimbshëm: pleqtë përbëjnë shumicën e votuesve.

Ky cikël, siç është mungesa e besimit, pjesëmarrja e ulët, politika e orientuar nga interesat e pakicës dhe ikja e të rinjve; është kërcënim serioz për të ardhmen. Nuk mund të flasim për zhvillim të qëndrueshëm nëse nuk rindërtojmë besimin, nuk ofrojmë mundësi reale për të rinjtë dhe nuk krijojmë një vizion që i përfshin të gjithë qytetarët. Një shoqëri pa pjesëmarrje aktive dhe pa të rinj të motivuar është një shoqëri që ka humbur energjinë e vet më të çmuar, të ardhmen.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Hasan Hoxha: Të pathënat për Fatos Nanon Florim Zeqa: Fillimisht Klinën, pastaj mbarë Kosovën! Shefqet Sulmina: Lufta e Trojës? Apo Lufta e Iiridës? Nue Oroshi: Kali qifteli, dredha e djallit dhe lotët e nënës shqiptare Përparim Hysi: ''Librat që kam lexuar'' në ''bibliotekat e vdekura'' Florim Zeqa: 'Fitorja' që nuk shihet as në horizont! Refik Hasani: 'Bota Serbe', një alarm për kombin shqiptar dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor Klajd Kapinova: Marksisti ekstremist dhe radikali islamik Zohran Mamdani ka shkelur Aktin Federal të Fushatës Zgjedhore Fritz Radovani: Data më e bukur e jetës! Florim Zeqa: LDK nuk ngritet me yryshnik të pushtetit! Idriz Zeqiraj: Cënimi i qëllimshëm i të drejtës së votimit të mërgimtarëve! Albert Zholi: Gëzim Tushi - Shtypi i shkruar mbetet një mënyrë e sigurt, e përgjegjëshme dhe më e qëndrueshme për të orientuar publikun Kalosh Çeliku: Krimbat bishtekrye të partive politike Ardian Ndreca: Kur Dëshira bahet Ligj! Klajd Kapinova: Tulsi Gabbard Zbulon Komplotin Masiv të Komunistëve Kinezë për të Manipuluar Zgjedhjet për Kryetar Bashkie të NYC në Favor të marksistit Zohran Mamdanit Ndue Dedaj: Kruja, si po shuhet pak nga pak kryeqyteti i historisë Bedri Tahiri: Pastërtia e UÇK-së nuk përlyhet dot Nikoleta Kovaçi: Qeveria vjedh me terminologji ordinerësh Klajd Kapinova: Senatori Tubervile - Islami radikal është themelisht i papërputhshëm me vlerat tona perëndimore Idriz Zeqiraj: LDK e bllokuar nga lidershipi; PDK-ja tolerohet; ndërsa LVV refuzohet pa arsye

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx