E hene, 17.11.2025, 10:48 PM (GMT)

Mendime

Hasan Hoxha: Të pathënat për Fatos Nanon

E hene, 17.11.2025, 06:53 PM


Të pathënat për Fatos Nanon: Politikan vizionar, vlerësonte njohjen, por më shumë meritokracinë

- Jo pak vota që numëron sot PS-ja, vijnë nga grupe dhe individë me interesa të momentit.

- Pas largimit shumë përkrahës të ish-kryetarit Fatos Nano, mbetën në... "udhëkryq".

-Për shkak të devizës miqtë e Nanos në PS e patën sa të vështirë dhe të pamundur, rikthimin aktiv në PS për shkak se lidershipi i ri, ishte i rrethuar me josocialistë.

- Lidershipi i ri me përkrahësit e Nanos në PS përkeqësoi raportet, ndërpreu edhe komunikimin me disa prej tyre.

- Deviza e tij: Të lëmë pushtet që të bëjmë shtet; bashkëqeverisja me partitë aleate, apo koalicione të gjera; delegimi i pushtetit dhe ndarja e tij; kultivimi i mendimit ndryshe etj.

Nga Prof. Dr. Hasan Hoxha

Nëse do të zgjidhja një person në politikën shqiptare, për të cilin do të kisha dëshirë të shkruaja, padyshim ai do të ishte Fatos Nano. Jo thjesht pse njohja mes nesh fillon qysh në vitet '80, por më shumë për intensitetin e punës dhe përballjen e përbashkët asokohe me shumë probleme. Roli dhe protagonizmi i tij në majën e politikës së majtë të vendit, më ka lënë vazhdimisht mbresa të veçanta.

Në një farë mënyre, kjo ka qenë edhe një nxitje që të përfshihesha në politikën aktive pas viteve'90, të isha i zgjedhur në forumin qëndror të PS-së dhe deputet i saj, në dy mandate radhazi. Disa momente gjatë fazave të njohjes dhe bashkëpunimit me Nanon, edhe pse janë në raporte të drejtëpërdrejta, i vlerësoj si produkt të punës dhe inteligjencës individuale të subjektit, çka sipas meje përbëjnë veçori në personalitetin e tij.

Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005 më kanë bërë përshtypje disa momente në sjelljen politike të Fatos Nanos.

Së pari. Ai dha dorëheqjen e parevokueshme nga pozicioni i kryetarit të Partisë Socialiste; nuk rekomandoi kandidaturë duke e lënë garën të lirë; megjithë kërkesat e shumta, nuk hyri në garë vetë dhe nuk mori anën e askujt në këtë proces; nuk shfrytëzoi mundësitë e shumta që kishte për të devijuar votën, duke lënë të lirë vullnetin e delegatëve. Personalisht, së bashku edhe me delegatët mbështetës të rrethit, edhe pse interesoheshim, nuk morëm asnjë mesazh nga Fatos Nano për drejtimin e votës në kongresin zgjedhor.

E dyta. Përcillte me shqetësim disa zhvillime jonormale në Partinë Socialiste edhe pse i dorëhequr. Përshembull, përfshirjen në struktura drejtuese të individëve që deri atëhetë ishin afishuar kundra këtij formacioni politik; mënjanimin në zgjedhjet partiake të shumë individëve pro tij apo deklaratat mohuese të arritjeve në qeverisjen tetëvjeçare të PS-së etj. Pavarësisht këtyre, me lëvizjen për mendimin ndryshe, Nano vazhdonte të bënte takime masive me mbështetësit në qytete të ndryshme të vendit, punonte që të fitonin kandidatët e PS-së e të majtës progresiste në zgjedhjet vendore të vitit 2007 etj.

Por, me format që përdorte lidershipi i ri i partisë, sidomos me joshje e presione, filloi zbehja graduale e funksionimit të lëvizjes për mendimin ndryshe. Kjo lëvizje fatkeqësisht, anatemohej, pengohej dhe sulmohej edhe pse ishte pjesë e PS-së, që punonte në vijimësi për forcimin e saj, në vend të njohjes e legalizimit.

Së treti. Kur ndërpreu drejtimin e lëvizjes për mendimin ndryshe, ky grupim përfundoi në shkrirje, sepse askush brenda tij, në kushtet kur zhvillimet paszgjedhore kishin avancuar, nuk pati kurajon dhe aftësinë drejtuese për një proces të tillë që gjithsesi mirëpritej.

Edhe pas këtij momenti, me Fatos Nanon, me të cilin pjesëtarë të ndryshëm të këtij grupimi mbanin lidhje, kam parë një qasje krejt liberale të tij, një qëndrim shumë civil në politikën e ditës. Ai ndiqte ecurinë e këtij grupi që nuk e drejtonte më, ashtu si dhe lëvizjet politike të individëve të caktuar.

Në këtë proces, ditë e javë më pas, kujtoj momentin, kur shumë përkrahës të ish-kryetarit Fatos Nano, mbetën në... "udhëkryq". Për shkak të devizës ndryshe një pjesë syresh, e patën sa të vështirë aq dhe të pamundur, rikthimin aktiv në PS për shkak se lidershipi i ri, i rrethuar me josocialistë, me avancime në përkeqësimin e raporteve, kishte ndërprerë edhe komunikimin me disa prej përkrahësve të ish-kryetarit Nano. Ndërkohë, raporte të tjera të ngushta kishte vendosur me të ardhurit rishtas në parti, pra me ata që cilësoheshin "rilindas".

Kam qenë një nga të shumtit që nuk e prita mirë largimin e tij nga drejtimi i PS-së. Por, tani pas gati dy dekadave, e vlerësoj këtë sjellje si rastin e vetëm të përgjegjësisë politike të një lideri. Ndërsa, për demokracinë e brishtë shqiptare, si leksionin me vlerë në çdo kohë dhe për këdo.

Deviza e tij: Të lëmë pushtet që të bëjmë shtet; bashkëqeverisja me partitë aleate, apo koalicione të gjera; delegimi i pushtetit dhe ndarja e tij; kultivimi i mendimit ndryshe etj, mbeten tema me objekt studimi për të ardhmen dhe një praktikë e vlefshme për zbatim...

Dorëheqja e Nanos nga kreu i PS-së, kur votat i kishte dhe PS-ja nuk kish humbur mbështetjen, veç një akti civil të pashembullt, ishte dhe një shërbim tjetër me vlerë për këtë parti. Ai i dha shansin partisë së tij të mos thellonte përçarjen, të vetëkorigjohej e të unifikohej në opozitë, të shkundej nga "gjethet", duke forcuar "trungun" për një të majtë të vërtetë europiane. Me punë dhe riorganizime, me tubime dhe aksione demokratike, ajo të rikthehej shpejt dhe dobishëm në drejtimin e vendit. Ndodhi vërtetë ky rikthim pas dy mandatesh, veçse projeksionet e Nanos nuk po vërtetohen të zbatuara në shumë prej fushave...

Njëra prej këtyre, qëndrimi i stërzgjatur në pushtet. Sigurisht, me boshllëqe dukshëm në qeverisje, me meritokraci të përzier me servilizmin politik, me procese zgjedhore të sforcuara e të kontestueshme, me mangësi në përfaqësime dhe devijime të votës së zgjedhësve etj. Jo pak vota që numëron sot PS-ja, vijnë nga grupe dhe individë me interesa të momentit. Madje, duket sikur tërësia e tyre i përket një "lëvizjeje", njëlloj siç ndodhi me PD-në e vitit 1992. Në analogji, pas ikjes nga pushteti, grupe dhe elementë të kësaj lëvizjeje, për arsye nga më të ndryshmet, nuk do të përshtaten me kalimin në opozitë. Me shumë gjasë mjaft prej tyre do të pozicionohen gjetkë, ndërsa socialistët e vërtetë do të mbeten po ashtu, të lënë pas dore, të pamjaftueshëm sigurisht për rikthime demokratike në pushtet.

Nga ky këndvështrim, idetë dhe modeli i drejtimit të Fatos Nanos, bashkë me dorëheqjet e tij, përbëjnë kohezion të përhershëm për socialistët, për të qenë gjithnjë aty, në shtim dhe forcim të vetvetes, kundër praktikës për të kaluar zgjedhjet e radhës me vota hua nga "hallexhinjtë", nga tregtarët e votave dhe grupet e interesit që me PS-në i ka bashkuar vetëm interesi i momentit.

(Shkëputur nga libri me titull

"Rrugëtim që nuk do ta ndryshoja")



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Florim Zeqa: Fillimisht Klinën, pastaj mbarë Kosovën! Shefqet Sulmina: Lufta e Trojës? Apo Lufta e Iiridës? Nue Oroshi: Kali qifteli, dredha e djallit dhe lotët e nënës shqiptare Përparim Hysi: ''Librat që kam lexuar'' në ''bibliotekat e vdekura'' Florim Zeqa: 'Fitorja' që nuk shihet as në horizont! Refik Hasani: 'Bota Serbe', një alarm për kombin shqiptar dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor Klajd Kapinova: Marksisti ekstremist dhe radikali islamik Zohran Mamdani ka shkelur Aktin Federal të Fushatës Zgjedhore Fritz Radovani: Data më e bukur e jetës! Florim Zeqa: LDK nuk ngritet me yryshnik të pushtetit! Idriz Zeqiraj: Cënimi i qëllimshëm i të drejtës së votimit të mërgimtarëve! Albert Zholi: Gëzim Tushi - Shtypi i shkruar mbetet një mënyrë e sigurt, e përgjegjëshme dhe më e qëndrueshme për të orientuar publikun Kalosh Çeliku: Krimbat bishtekrye të partive politike Ardian Ndreca: Kur Dëshira bahet Ligj! Klajd Kapinova: Tulsi Gabbard Zbulon Komplotin Masiv të Komunistëve Kinezë për të Manipuluar Zgjedhjet për Kryetar Bashkie të NYC në Favor të marksistit Zohran Mamdanit Ndue Dedaj: Kruja, si po shuhet pak nga pak kryeqyteti i historisë Bedri Tahiri: Pastërtia e UÇK-së nuk përlyhet dot Nikoleta Kovaçi: Qeveria vjedh me terminologji ordinerësh Klajd Kapinova: Senatori Tubervile - Islami radikal është themelisht i papërputhshëm me vlerat tona perëndimore Idriz Zeqiraj: LDK e bllokuar nga lidershipi; PDK-ja tolerohet; ndërsa LVV refuzohet pa arsye Llesh Ndoj: Kodi i gjakut dhe ikja e një modeli

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx