Kulturë
Vladimir Shyti: Baraka buzë kënetës
E marte, 18.11.2025, 06:55 PM
Baraka buzë kënetës
Tregim
Nga
Vladimir Shyti
Pas
një stuhije përzier me shi që zgjati pak minuta, ujrat e gjolit u rrëkllyen
edhe disa herë me radhë nga veriu në jugë dhe nga jugu në veri, gjersa gjetën
drejtpeshimin e natyrshëm dhe ranë përsëri në plogështinë e shtratit të
kënetës. Babai hapi me vrullë derën e barakës të sapo përfunduar së ndërtuari
dhe, vështrojë nivelin e ujit të shtuar nga stuhija e papritur në atë fund vere
të vitit 1962. Më përkëdheli me një gëzim, që i gufonte nga përbrenda, kur pa
barangën të pa cënuar dhe nivelin e ujit të shtuar nga stuhija që ishte shumë
metra larg barakës.
Sapo
ishim dyndur në fermën e sapo krijuar në Spitallë të asaj kohe komuniste, që
shtrihej në periferi të qytetit të Durrësit ku, më tepër të jepte përshtypjen e
një lagjeje ngjitur me qytetin. Hë për hë e kishim hedhur spirancën në Porto
Romane te një farefis i nënës, ndaj, në kokën e babait po luftonte ngjallja me
mortjen, gëzimi me dhembjen, çlirimi me ankthin.
-Këtu,
së shpejti do të festojmë ditlindjen tënde birë, -foli midis entuziasmit im atë
me vështrim nga çatia mbuluar mbi kapariata me katrama të zhytura në bitum
sere. -Mbushë pesë vite, do të kem në krah…
Rrezet
e diellit pasi shkërmoqën disa re qurrashe, hapsira qelliore mori sërisht
pamjen e kaltër. Papritur, nga pas
barangës u shfaqën dy burra, njeri mbante një dosje të verdhë në njërën
sqetull. Babai u ngrys në fytyrë dhe nxitojë t’u dilte para. Rrokën duart në
mënyrë miqësore, u ndjeva mirë dhe frika
që më kaplojë në ato çaste më largohet si me magji. Ngadalë me çape të lehtë
mbi lulet e kripës u afrova pa bërë zë. Njeri prej tyre, që bënte dëgjuesin më
buzëqeshi dhe më rrahu supet e njomë.
-Lëvizja
nga fshati në fshatë lejohet nga qeveria vetëm në raste të veçanta, megjithatë,
kërkesa juaj për banim në katundin e Spitallës është aprovuar, -serioz i
dërguari pushtetit dhe i afrojë në mënyrë solemne babait dosjen që mbante në
njerën dorë. -Ku keni buajtur këto muaj?
-Kam
shumë të njohur këtu, por së fundi te Tolë Ziu e Sotirë Biceri, -babait i doli
zëri si telat e çakarduar të një violine.
-I
biri Tolit, Jorgji Ziu dha jetën për këtë vend, -i dërguari mori një tjetër
pamje si krenari për atë ç’ka po thoshte. -Mendojë se edhe Ti me familjen tuaj
do të jeni besnikë Partisë së Punës të Shqipërisë.
-Deri
në vdekje…shoku nderuar i Partisë, -tingëlloi fuqishëm zëri ngazëllyer i
babait.
Pastaj,
hyjnë në barangë duke përkulur disi kryet.
Unë
u ula rrëzë një mezhde hendeku, para meje zgjatej fusha belik deri në kodrat e
Kallmit mbi brigjet e detit Adriatik.
Mbasi
shokët e pushtetit u larguan, im atë më njoftoi se, po shkonte të merrte nënën
dhe vëllanë tim, i cili kishte kapërcyer tre vite jetë. Mbeta vetëm me
shushërimën e dallgëzave që loznin me bregun e cekët të kënetës. Ujët e kripur
të detit hynin nga Ura e Dajlanit dhe deri në qendër Spitallë kishte pak
thellësi, mandej derdhej përsëri në detë, ku thellësia shkonte mbi gjashtë
metra në afërsi të Porto Romanes. Në këtë zonë gjuhej nga peshkatarët durrsak
me lundrat e tyre, që vozisnin, duke hedhur rrjetat ku të mundinin. E kisha
humbur sencin e kohës, kur familja ime po afrohej pranë barangës. Babai
tërhiqte nga pas një karro si ata që shisnin qymyr, ngarkuar me një pjesë të
orendive shtëpijake, ndërsa nëna shtrëngonte prej dore vëllanë, që kërcente
pupthi mbi lulet e kripës, e cila zotronte pothuajse tërë fushën belik rreth
kënetës.
Mbas
pak u futëm në barangë gjithë shëndeverë. Muret dhe tavani ishin të përbëra
prej lese kallamash mbushur dhe savotuar me argjilë që gjëndej me shumicë në
afërsi të kodrinave të Spitallës, dritarja shikonte nga qyteti, por vetëm një
shtëpi në largësi dukej në horizont, ku ndante fshatin nga qyteti. Nëna
përcillte një energji të shumëfishuar ndër ne dhe, me gaz në buzë na urdhëroi
që të mblidhnim mbeturina e drurit, që ishin me shumicë rreth barangës të sapo
ngritur.
Ndezëm
zjarrin jashtë në oborrin e improvizuar, nëna vendosi mbi zjarrë kamjen e
hekurt në formë trekëndëshi dhe, mbi të
tiganin e petullave për këtë rast të veçantë.
Tigani po i dukej aq i zi, sa ajo nuk po guxonte dot të hidhte në të
brumin e bardhë që po e pregatiste im atë. Dukej sikur i gjithë ari dhe
argjendi i botës qe grumbulluar në barangën tonë. Dhe gjithçka, sende e
gjallesa, po praroheshin në atë galvometër gjigantë, sikur komunistët ishin
bërë më të pasurit e botës dhe ne do të jetonim parajsën. Por babait, dukej
qartë se po i mjaftonte vetëm e tashmja. Lëpirjet e valëve të kënetës së kripur, që tani ishin qetësuar
në shtratin e vet, dukeshin sikur po e lyenin barangën me fosfor. Vendi ku ne
ishim ngulur dukej sikur ndriçohej që lartë nga një hënë e plotë, kurse hënë
nuk kishte fare. Gjithçka vezullonte nga një dritë e brendshme, që buronte nga
shpirti ynë i lumtur, që më në fund ishim bërë banorë të Durrësit, që gjithkush
në Shqipëri e ëndërronin, megjithëse ligji s’e lejonte lëvizjen e lirë të popullit,
politikë komuniste e asaj kohe tepër të vështirë.
***
Viti
kalojë pa u ndjerë, veç dimrit të acartë.
Me
komshiun në largësi kishim arritur një farë shoqërie, por kur im atë zbuloi një
mini ishull në mes të kënetës, që përmbante brenda tij një burim uji të ëmbël,
u duke sikur diçka u fut midis nesh, diçka që na afronte e na largonte
njëkohsisht. Megjithatë prindërit e mi bindën veten si ndodhira të zakonshme
midis fqijve. Babai kthehesh i lodhur nga porti detar, ku punonte si hamallë në
ngarkimin dhe shkarkimin e mjeteve detare dhe, mbasditeve punonte me nënën në
kopshtin që e kishin ngritur në atë sop prej tridhjet, apo dyzet meter katror,
që ngrihesh paksa mbi sipërfaqen ujore të kënetët afër pesëqindë metra nga
bregu.
Në
njerën nga ato mbrëmje të vjeshtës, që sapo nëna kishte ndezur llampën e
vajgurit brenda ambientit të barangës u dëgjua lehja e qenit, të cilin im vëlla
e kishte gjetur nën tubat që përcillnin ujrat e zeza të qytetit drejt derdhjes
në bregun e Porto Romanes. Unë ndeza kandilin dhe dola të shohë në oborrë.
Silueta e babait u duk në breg të kënetës me pantallona të përveshur deri rrëzë
kofshëve. Ishte kohë zbatice, kur uji tërhiqej nga deti, dhe kopështi dukej më
qartë nga largë e, thellësia e ujit shkonte deri te gjuri i të rriturve. Nëna e
rënduar nga shtatzania doli nga baranga e shqetësuar nga lehja e pa ndërprerë e
qenit.
-Mjaftë
Fjori!- thirra fortë në drejtim të kafshës.
Babai
uli kanistrën me zarzavate dhe pjesën e ngritur të pantallonave. Përkëdheli
Fjorin dhe bëri me dorë nga një udhë qorre ende të pashkelur nga familja jonë.
-Dikush
po afrohet, shkoni brenda!-urdhëroi im atë, duke më marrë kandilin nga dora.
Nëna
zuri të pregatiste harxhën e fasules që ende ziente në një tenxhere xhingu mbi
sobën e llamarinës sajuar nga babai. Unë i bëra me shenjë vëllait që të dilnim
jashtë nga dritarja, që ne fëmijët e kishim kthyer në derë të dytë. Kërcyem pa
bërë as më të voglën zhurmë, shkuam nga pas ndërtesës së drujtë dhe, zumë vend
pas një tufë zhuke në formën e një guve, kureshtarë për ardhjen e të huajit në
shtëpinë tonë largë të tjerve.
-…duhet
të ankohesh në këshillin popullor, -dëgjuam pas zhukave zërin e të ardhurit.
-Tashmë edhe ju jeni banorë si gjithë të tjerët, elektriku nuk është pronë e
disave. Para Partisë jemi të gjithë të barabartë. Ne u përballëm me armiqtë
dhëmbë për dhëmbë, komunistët vetëm letra shkruanin kundra pushtesëve.
Errësia
po mbulonte gjithçka përreth. E zbehur kishte dalë hëna. Fjori ishte qetësuar
dhe diçka brente me dhëmbë brenda stelës së llamarintë. Kërciti stoli gjatosh
ku qëndronin të ulur babai dhe i huaji. Ne s’kuptonim asgjë nga ato që
thuheshin aty.
-Jemi
disi largë nga qyteti…-i qetë zëri babait.
-Dy
a tre shtylla nevojiten nga shtëpia e Murat Agasit dhe vjen elektriku këtu tek
ju, -zëri pasionant i të ardhurit. -Vetë
e kërkuan komunizmin, tani t’i përgjigjen popullit!
Fjalët
e të panjohurit po përtëriheshin me bujë në një formë bërtitje si një koshere e
zgjuar nga dremitjet e natës prej diellit. Ato shkriheshin si avujt e ujit të
kënetës dhe pushtonin mendime të reja për ngjarjet mbas luftës së dytë botërore
në vendin tonë, ku mbizotronte jehona komuniste. Im atë dukej i shtangur, hija
e tij nën dritën e kandilit u zvogëlua në murin e qepiçtë të barangës. Vetja po
i dukej një thërmijë e jetës, ku dielli i së nesërmes ndoshta do t’i sillte
edhe atij diçka të shumëpritur ashtu si bimëve të gjithësisë. Ai vetëm heshtë…,
diçka bluan në mendje, që e bën të panjohurin të mendohet për fjalët e thëna.
-Eshtë
hapur fjalë, që këneta jonë do të thahet, -theu heshtjen hija e stërgjatur. -Në
një kohë, që e dinë mjaftë mirë dhe nuk po e zbatojnë projektin italijan, që
qytetin e Durrësit e kthen në një ishull, duke thelluar kënetën në përmasat e
zakonshme të lundrimit. Një urë gjigante mbi urën e Dajlanit dhe, ja, qyteti
ynë bëhet i veçantë, si Vencia e Italisë fqije.
-Eh,
ç’të mira do të ketë?-babai e sheh në sy.
-E
ardhmëja, miku im, -u shpërfaqë tjetri me zë të tjetërsuar, -por, për këto e të
tjera do të flasim më vonë.
Sakaq
nga qyteti u dëgjua si gjithmonë zëri Hoxhës nga maja e minares, që nuk
kuptohej se ç’predikonte dhe, tepër e habitshme për ne fëmijët u dëgjuan dhe
këmbanat e kishës-manastirë të Shën-Vlashit, që ngrihej në anën tjetër të
bregut kënetës përballë mini ishullit tonë.
Babai
vërejti rrotull si ujk, bluza e pambuktë i zbuloi paksa njerin sup:
-Nuk
do të ketë më, një herë tjetër…
-Ju
tashmë jeni pjesë e këtij qyteti, -Tjetri u ngrit në këmbë.
Im
atë i uroi thatë natën e mirë, i panjohuri mori shtegun nga pas barangës, Fjori
lehu brenda stelës dhe errësia mbuloi gjithçka përreth.
***
Ishte
dhjetor. Gjithçka e vjeshtës së fundit ishte se, baranga kishte filluar të
pikonte nga shirat, Tasat e aluminit të vendosur nga prindërit në ç’do rrjedhë
të tavanit, hera, herës nuk mund të përballonin ujin e tepërt dhe, si pasojë
dyshemeja e dhertë në disa vënde kthehej në baltë. Ne dy vëllezër qëndronim mbi
shtretërit e drunjtë derisa vrratat e baltës thaheshin dhe merrnin pamjen e
mëparshme.
Atë
mëngjes dimëri, Fjori qeni ynë kishte hyrë brenda në barangë dhe nisi të lehë
te fundi i shtratit të Yllit, vëllajit tim më të vogël se unë. Nëna lante në
një govatë druri disa tesha nën një kthinë me kallama rrethuar e mbuluar me
katrama, ku me anën e disa drurëve të lahtuara me sqepar, mbështetej mbi faqen me pamje nga këneta të
barangës. Ne u ngritëm vërtik nga shtretërit, i hodhëm disa grushte ujë fytrës
nga kazani i shplarjes së teshave, hëngrëm si ç’do mëngjes nga një fetë bukë të
lyer me marmalatë molle pregatitur nga nëna më herët dhe, dolëm në breg të
kënetës, nga pas na ndiqte qeni ynë besnik.
Tërë
natë kishte uluritur një stuhi e paparë nga ne, por nga mëngjezi ishte qetësuar
dhe rrezet e diellit po vendosnin rregullin e natyrës. Gjysma e gjolit, e
braktisur nga furtunali dhe ujrat e zbaticës
nga ana e Dajlanit, si gjysma tjetët e hënës së ngrënë, duke u tretur në
pafundësinë e errësirës që kishte gllabëruar gjithçka. Por, për ne fëmijët
ishte një argëtim, shkuam me vrap në ishullin tonë. Nuk kishte asgjë, veç
kërcellave të tharë të zarzavateve të stinës që kishte kaluar tashmë. Pimë ujë
të freskët nga burimi dhe morëm arratinë andej ku ujrat nuk i trembeshin
zbaticës së madhe. Për ne ishte diçka e magjishme të ecnim mbi shtratin e
zbrazur të gjolit dhe, m’u kujtuan fjalët e të panjohurit që kishte folur me
babain për tharjen e kënetës.
-Kthehemi!-më
përmendi im vëlla, kur kishim arritur përtej gjysmës të kënetës, kur vështroi
“kortezhin” e lundrave, që peshkatarët i tërhiqnin zvarrë mbi llumë mjetet e
tyre të peshkimit.
-Shkojmë
nga rruga!-thashë dhe shkuam nga një shteg i shkelur anës një kanali kullues, i
cili vinte nga qendra e Spitallës dhe derdhej në kënetë.
Aty
ku mbaronin lulet e kripës, Fjori ndali hapat mbi një shtyllë të rrëzuar
telefonike dhe zuri të përmjerë me një putër të ngritur lartë mbi shtyllë. .
Mbas pak minutash arritëm në rrugën e kalldrëmtë që të çonte në qytet. Disa
shtëpi të rrallë me gardhe rrethuar, si dhëmbë të rënë në gojën e një plaku
rrjeshtoheshin anës udhës dhe, në anën tjetër varjonin kodrat e Durrësit buzë
detit Adriatik, nga vila e Zogut deri në shkëmbinjtë e thepisur të Porto
Romanes. Ndaluam hapat para shkollës Jorgji Ziu, zemra më rrahu me vrull. ”Më
prit edhe një vit, shkollë e dashur!”i ngazëllyer shqiptova me vete. Një karrocë
e mbuluar e tërhequr nga dy kuaj të fuqishëm po vinte nga dyqanet dhe shkonte
për në qytetë. U fshehëm pas trungut të një peme stërmadhe të goditur nga
rrufeja dhe, sapo karroca arriti bri pemës vrapuam edhe u ngjitëm pas saj që
tundej e shkundej në rrugën e gurtë. Ashtu të varur dhe, duke qeshur me njeri-tjetrin bëmë një
cop rrugë, sakaq kuajtë ndalën, u shkëputëm dhe tentuam të largoheshim, por
karrocieri kishte zbritur shumë shpejtë dhe na fishkëlloi me kamxhik duke thënë
fjalën; rrugaçër. Im vëlla zuri të qante. Karroca vazhdoi udhën dhe ne dy
vëllezër që fërkonim me pëllëmbët e duarve vithet e mavijosur nga kërbaçi.
Pasi
qetësoi Yllin dhe u shqetësova për zhdukjen e momentit të Fjorit, ku im vëlla e
kërkonte tek unë me të qara, kafsha papritur, mbuluar i tëri nga pluhuri rrugës i’u hodh në
gjok. Pastajë, vazhduam drejt deri te një harkore që mbahej nga dy shtylla e gjitha metalike, ku ndante qytetin me
fermën e Spitallës. Disa metra më tutje ishte spitali Durrësit, ku ishte
instaluar në ish makazinat e italianëve, përshtatur më së miri në shërbimet
mjeksore të shëndetit për popullatën.
Vendosëm
të ktheheshim në barangën tonë buzë kënetës, morëm rugën e pluhurtë që të çonte
tek shtëpia e Agasëve. Njëri prej djemëve të Muratit na preu rrugën me një
skelet të ndryshkur automatiku, duke zbardhur dhëmbët. Nuk treguam interes,
ishim të vonuar dhe, vrapuam nga shtegu midis fushës drejtë vendit ku jetonim
largë të tjerëve. Dera e barangës ishte hapur, Fjori futi turinjtë në kusinë e
ujit që ndodhej para kthinës, ndërsa ne u futëm brenda duke fshehur vërratat e
kamzhikut, por u shtangëm!
Babai
përplasi grushtet fortë, por duke i mëshuar suprinës të sobës, saqë brryli
tubit lëvizi nga vendi. Cullufet e flokëve i kishin rënë në dy anët e fytyrës
së përflakur. Ishte hera e parë që e shihja në atë gjëndje. Nëna kishte
mbështetur kryet në njerën dorë mbi gjurin e vet ulur mbi shtratin tim.
-Dilni
jashtë djema!-me të butë babai na nxori jashtë nga baranga.
U
pamë sy më sy dy vëllezër dhe nxituam hapat nga pas ndërtesë pranë dritares, ku
njera kanatë ishte gjysmë e hapur mbuluar me një perde puplinë.
-Më
larguan nga puna derisa të mbyllet çështja, -zëri babait vinte i trishtë
nëpërmjet perdes.
-Kush
ishte ky provokatorë?-ngriti zërin nëna me të dy duart mbështetur mbi barkun e
fryrë nga shtatzania.
-Operativi
zonës, ngulmonte në mos raportimin tim në polici. Për atë m…nuk më foli asgjë.
-Mbase
duan të na largojnë nga Durrësi, -sytë dhe ato duar të magjishme mbledhur kryq
mbi gjujë, çdo muskul transmetonte në mënyrë plastike përjetimin e ethshëm të
nënës. -Hidhu një vrap te Toli!
-Nuk
bën, moj grua, -i prishur në fytyrë im atë. Rreth buzëve iu zgjuan disa valë të
vogla që përpëliteshin, duart iu mbërthyen me njëra tjetrën, fytyra burrërore u
zhduk, tensioni brengosës e ktheu në zhgënjim. Ai kishte humbur;për një hop
nguli vështrimin në fytyrën e nënës si i hutuar, sikur nuk po kuptonte se ç’po
ndodhte, pastaj, befas, u ngrit nga vendi, i rrahu njerën shpatull partneres
dhe doli jashtë nga baranga.
Ne
e ndoqëm me sy, mori rrugën e qytetit, Fjori i, u ngatërrua nëpër këmbë,
përkuli trupin, përkëdheli qenin dhe vazhdoi të ecte në shtegun midis belikut.
Ylli vrapoi pas qenit, lidhja e tyre ishte tepër e ngushtë, saqë edhe flinte me
të mbasditëve. Unë hyra kokëulur në barangë, nëna nuk kishte lëvizur nga vendi.
Tmerr përpara një reje të padukshme që varej pezull mbi kryet e saj. Po, të
tilla ndjenja është e vështirë të çansohen dhe të analizohen, mbasi ato janë të
befasta dhe të skllavërojnë shpirtin, sidomos, kur po kalonim një jetë tepër të
vështirë, të cilën po na e serviste ky qytet.
-Pregatituni,
biri im, do të shkojmë në Bubullimë te nënëdaja!-u shpreh ajo e mbytur nga
lotët.
Mbeta
i shushatur para saj. A mundet vallë të shpjegohet se përse disa njerëz që nuk
dinë notë hidhen nga maja e urës për të shpëtuar një që po mbytet?Tek unë në
ato çaste ndërhyjnë forca të brendëshme të pakuptimta që më shtyjnë drejt ujit.
Por, në atë gjëndje që ndodhej ime ëmë, pas gjithë atyre sakrificave që kishin
kaluar dhe po kalonim, i duhej vetëm një fjalë e mirë, për t’i dhënë kurajo.
-Babi
e kundërshtojë të huajin, unë me Yllin e dëgjuam pas kules së zhukave, -dhe e
rroka në qafë. -Te nënëdaja do të shkojmë pasi të lindësh bebin, kështu ka
thënë babi.
-Ejjj…po
vjen uji nga deti!-u dëgjua zëri vëllait nga jashtë.
-Eja
mama, batica pos jell ujin rishtas në kënetë!
-U
rrite para kohe biri im.
Dhe
tani përfytyroni gjëndjen tonë shpirtërore. As unë nuk e di ta shpjegoj,
qëndronim disa metra larg buzës të kënetës, ngulur aty në mendime kapitse e
dëshpëruese, ndërsa uji sa vinte e mbushte kënetën.
***
Fati
shoqëron të fuqishmit dhe ata që janë këmbëngulës. Për muaj të tërë, si
skllavë, tregtohet i vuajturi, megjithatë i bindur në pafajsinë e tij. Dhe vet
qeveria e do njëriun e thjeshtë, që mësohet me elementin fat, mbase ky ishte
jashtë çdo kuptimi. Edhe familja jonë bie në duart e një njeriu hiç, por të
rekomanduar, i cili trazojë një rehati të zgjedhur midis të mirës së më të
keqe. Im atë luftoi vetëm dhe me të tjerë provokatorë, ku i afrohet madhështia,
por duke mos qenë në gjëndje t’i bëj për vete favoret e tij, pasi nuk
bashkëpunoi me spiunazhin e sigurimit të shtetit komunist. Ai u mundua të
arrijë ta kapë e ta mbërthejë me forcë momentin e dhënë, duke i shpëtuar dhe
arratisjes nga Durrësi.
Muaji
Mars e kishte mbushur Spitallën me mimoza e të tjera lule pranverore, ndërsa
unë pres padurim Shtatorin, ku do të shkoja në shkollë në moshën shtatë
vjeçare. Baranga nuk na mbante më, sa do që im atë e meremetonte pothuajse çdo
fundjavë. ”Ishulli”ynë u braktisë, pasi sekretari partis me disa të huaj
inxhinjerë si Sovjetik dhe Italianë e tjerë që u shkonin nga pas, po
projektonin tharjen e kënetës. Jeta jonë po bëhej tepër e vështirë:nëna kishte
lindur dhe, foshnja vëllai ynë ndërrojë jetë ende pa mbushur vitin, kur nëna
dhe ne dy vëllezër vajtëm të kalonim dimrin te nënëdaja në fshatin Bubullimë të
Lushnjes.
Në
të dielën e fundit të muajit, babai po merrej me të çarat e tavanit të
barangës, ndërsa nëna po pregatiste ushqimin e drekës në kthinën e rrënuar nga
agjentët atmosferik. Unë dhe im vëlla po shulleheshim pas barangës ku dielli
hidhte rrezet pingul, me këmbët e mbledhura në çizmet e llastikut që na
shtërgonin gjer përdhe. Andej nga ura e Dajlanit, nga ku kishin filluar punimet
e para për tharjen e kënetës, u dukën disa persona që vinin anës bregut drejtë
barangës tonë. Im atë la punën kapërceu pragun dhe doli në oborrë që të presë
të ardhurit. Ai u step, një frikë e pakuptueshme u dallua në fytrën e
djersitur, stepja iu bë e padurueshme derisa, ai që udhëhiqte grupin u afrua
dhe rroku duart me babain në mënyrë tepër miqësore. U bashkua edhe nëna, e cila
pas përshëndetjes e ftojë të sapoardhurin të hynte brenda, por ai me
mirësjellje s’pranoi. Pastaj, me një buzëqeshje të lehtë i dorëzojë një zarfë
të madhë jo postar të pa mbyllur tim eti dhe tha:
-Vijë
me urdhër nga komiteti Partis Durrës. Tashmë ju dhe tërë Spitalla jeni qytetarë
të Durrësit, ndaj ju lutem bëni çmos të largoheni nga këtu!Jeni të lirë të
jetoni kudo në qytet, arsyen e largimit mund t’a gjeni në shkresat brenda
zarfit. Punimet për tharjen e kënetës së shpejti do të arrijnë edhe këtu, ndaj
ju lutem…
-Ju
lutem unë të më jepni pak kohë, që të mundem të kërkoi një tjetër streh, -e
ndërpreu im atë dhe buzëqeshi hidhët dhe i përhumbur shtoi;-Ju shkofshin mbarë
punimet!
-Hë,
dhe diçka tjetër, -shtoi i dërguari komitetit, duke i rrahur supet në të ikur.
-Baranga do të na duhet për ca kohë, mos e prishni!
I
dërguari u bashkua me grupin dhe shkuan andej nga erdhën. Babai mbeti si hu i
ngulur në tokë, papritur filloi të dridhej si gjethe, madje mbylli sytë për një
çast. Duke shpresuar se objekti i tmerrit të tij të ishte iluzion, hapi sytë
dhe u ulë në bishtë pranë dy fëmijëve, ne e rrokëm në qafë.
-Ku
do të mbytemi Kristo?-dhe lotët e nënës tregonin pasiguri dhe kthim prapa, nga
ku kishim ardhur.
-Lufta
vazhdon, moj grua, - dhe im atë u ngritë vërtik në këmbë dhe u mat të largohej.
- Kam diçka në mendje, po shkojë.
-Dreka
është gati, ha dy kafshata, mandej shko!- iu lutë nëna me një zë në të qarë.
-Farmakë,
-murmëriti si me vete babai, na puthi kryet ne fëmijëve dhe u largua.
Unë
u ngrita, mora Fiorin para duarëve dhe shkova nga bregu kënetës. Nuk mundesha
të pranoja largimin. Më pëlqenin gjelbrimi, mëngjeset e qeta plot diell, zërin
e hoxhës majë minares, tingujt e kambanave të kishës, që më jepnin shpresën e
së ardhmes. Por, njerzit me të cilët jetonim në këtë qytet, më kishin mërzitur,
ata më dukeshin të huaj, madje edhe herë-herë të poshtër. Ndoshta vetmia prej disa
vitesh largë njerzëve më kishte bërë të gjykoja, aq sa mund të kuptoja në atë
moshë të mitur. I dërguari nga komiteti ekzukutivë, me atë buzëqeshje të
shtirur në buzë, me ato fjalë përkëdhelëse, që për familjen tonë ishin
vrastare, me syrin dhe veshin që miklon dhe përgjon njëhkohësisht, e me ato
duar të trasha e të gjëra ngjan si mëshirim i vërtetë i një burgu jetësor
familjarë. Ai u largua, duke i lënë babait vetëm një zarfë të hapur, pa pritur
përgjigjen dhe problemin, që mund të kishim ne si familje.
Im
atë u kthye në perëndim të diellit, nëna hynte e dilte si fantazëm në barangë.
Ushqimi drekës ishte i pa prekur, fati ynë varej tashmë vetëm nga babai. Ai na
mblodhi në stolin e gjatë para derës me dru pishe të barangës me një gëzim dhe
vetëbesim, që i përshfaqej në fytyrë dhe, në mënyrë solemne, duke i shkëlqyer
sytë njoftoi;se kishte gjetur streh në një mulli të braktisur, ku zoti mullirit
ia kishte shitur për pak para. Objekti ishte rrëzë kodrinave të qytetit, por
duheshin disa ditë punë që të bëhej fuksionale për shtëpi. Ne kërcyem përpjetë
duke përplasur duart tepër të ngazëllyer dhe i’u hodhëm babait në grykë, duke
fshirë fshehtas lotët e gëzimit.
Kalua
disa ditë, ç’është e vërteta shumë rrallë janë këto emocione në jetën e njeriut
që pret me padurim diçka që i ndryshon jetën. Kjo është një bukuri shpirtërore,
që zgjohet papritur, shpërthen turbullirën dhe, ndez ngjyrat llamburistëse, të
blaton larminë e pafund të luleve e kënaqësisë që e përqafon me shumë ëndje.
Dhe, ajo ditë ngazëllyese, që lindi nga një natë e troshitur prej kaosit të
rrëbeshit të larë nga një shi, rruga drejtë mullirit-shtëpi shkëlqente, qielli
i bruztë me retë që largoheshin tutje nga veriu ndriçonte, aty këtu degët e
mbushur me lule si pishtarë ngjyra ngjyra midis atij gjelbërimi, që qyteti
Durrësit e kishte me shumicë. Ajri, i përshkuar nga rrezet e diellit pranveror
dukej aq i tejdukshëm sa që kodrinat e bregut buzë detit dukeshin shumë afër,
sikur ishin mbledhur të festonin për ardhjen tonë, ku kudo ndihej thirrja
gjallëruese dhe e vendosur e natyrës dhe zemrat tona vetvetiu i bindeshim asaj.
Tashmë
ne ishim qytetarë me të gjitha të drejtat ligjetime. Gjithçka, përpjekjet e
dëshiruar tani treten, në forma më të pastra e më fisnike, të qetësuar nga
ndjesia e pajtimit dhe e njësimit më të lartë me qytetin. Kishim gjetur një
tjetër çati, por baranga buzë kënetës, që nuk u braktis kurrë nga Fiori u bë
kujtimi më i vyer, e cila ishte e pranishme në të gjithë bisedat midis miqëve.
Familja ime u gozhdua në një lagje të qytetit, ku gjithkush kërkonte të
tashmen, secili në punë të vet, ku nanurit veç veten e vet, por pa dobi se
lubia e rrëmben dhe për qytetarin e ndershëm veç mundimi ka pjesë.
Fund









