Kulturë
Albert Zholi: Panairi i 28 i librit hapet me shprehjen e të madhit Kadare
E enjte, 13.11.2025, 06:56 PM

Panairi i 28 i librit hapet me shprehjen e të madhit Kadare:
"Ndërgjegjja jonë ka nevojë për librat"
-Mbi 100 shtëpi botuese nga Shqipëria,
Kosova, Mali i Zi janë pjesë e Panairit
-Panairi do qëndrojë i hapur 12-16 nëntor
2025
- Shtëpitë botuese "Bota Shqiptare"
dhe "Morava" janë befasitë e këtij eventi
Nga Albert Z. ZHOLI
Dje në
mbientet e Pallatit të Kongreseve u hap Panairi i 28 i librit. Në ceremoninë e
nisjes së këtij edicioni, kreu i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Ymeri tha se
sot kemi një letërsi shqipe që po jep vepra shumë të mira që mirëpriten nga
lexuesit, teksa renditi edhe disa problematika.
"Botuesit kanë probleme të mëdha
të punës me librin, duke filluar që nga pirateria digjitale dhe ajo në
shtypshkrime, bibliotekat që janë në situatë katastrofike si dhe numri në rënie
i librarive", tha ai.
Ashtu si vitet e tjera, panairi do të ketë një kënd
për biseda me shkrimtarë, përkthyes, botues e kritikë, në katin e dytë të
Pallatit të Kongreseve ku është vendosur "Sofaja e librit".
"Panairi i Librit" i Tiranës është eventi kulturor më i rëndësishëm në
qytet, i cili ka tërhequr gjithmonë jo vetëm vendasit, por edhe
turistë nga e gjithë bota. Për botuesit dhe autorët e pavarur shqiptarë është
mundësia më e madhe për të promovuar veprat e tyre te publiku, por edhe për
këtë të fundit, kjo ngjarje madhore është e këndshme duke u thelluar në
kulturën shqiptare. Në fakt, njerëzit mund të mësojnë më shumë për Shqipërinë
dhe të lidhen drejtpërdrejt me të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit
nëpërmjet letërsisë, nga autorët më të rinj e deri te
autorët më të vjetër tashmë.Kur rritet kultura, por edhe vendasit, vizitorët
zhvillojnë më shumë vetëdije, që është mënyra më e mirë për një vend të rritet
në çdo aspekt. Gjithashtu, "Panairi i Librit" i Tiranës është
i aksesueshëm për të gjitha moshat, duke plotësuar nevojat e të
gjithëve. Pjesë e manifestimeve letrare të këtij Panairi, të cilat do të jenë
të shumta, është edhe përzgjedhja e veprave më të mira për vitin 2025,
për çmimet e Panairit. Ky vit,
sipas botuesve duhet të shërbejë krahas festës edhe si reflektim dhe analizim,
pasi leximi ka rënë ndjeshëm. Mbi 100 shtëpi botuese marrin pjesë në këtë
edicion, i cili pasohet me rënie të titujve të rinj, por lexuesit do mund të
blejnë libra me zbritje nga 10 deri në 50 përqind më lirë. Por as kjo situata
gri nuk ka penguar pjesëmarrjen e gjerë të botuesve. Kryetari i Shoqatës së
Botuesve Petrit Ymeri në ceremoninë e hapjes, bëri thirrje për bashkëpunim të
të gjitha palëve, që situata për librin të jetë ndryshe. Disa prej botuesve
kërkojnë që përveç festës, panairi duhet parë edhe si reflektim për të gjitha
grupmoshat për t'ju afruar më shumë librit. Vetë botuesit kanë një moto, libri
është ushqim për shpirtin, kjo është ftesa që kanë për lexuesit. Dashamirësit e
librit nga grupmosha të ndryshme , duke përfshirë edhe grupet e organizuarave
të nxënësve të shkollave , si dhe drejtues të institucioneve kulturore dhe
vendore duhet të jenë vizitorët e parë të cilët i hapin shtegun çdo lexuesi që
të jetë pjesë e Panairit, i cili do të jetë i hapur deri më 16 nëntor. Për 5
ditë me radhë të gjithë të pasionuar pas leximit do të gjejnë botimet më të
reja. Pra në nëntor, botimtaria shqipe "mbyll" një vit
pune dhe nis të mendojë për vitin e ardhshëm, librat që do të botojë deri në
Panairin e radhës. Është si një prag ku ne ndalemi të reflektojmë.Ceremonia e
ndarjes së çmimeve të panairit do të mbahet në datën 15 nëntor.









