E shtune, 01.11.2025, 06:38 AM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: Yryshi n'koalicione turpi ju mbuloftë!

E premte, 31.10.2025, 06:53 PM


Yryshi n'koalicione turpi ju mbuloftë!

Shkruan: Florim Zeqa

Janë të njëjtit që i lanë qytetarët një vit pa institucione, pa Kuvend e pa qeveri funksionale, e tani në komuna po bashkëpunojnë kinse për nevojat e tyre, thaujse politika në nivel qendror nuk bëhet për të njëjtët qytetarë! Kjo klasë politike, pushtet dhe opozitë, të cilët nuk arriten ta gjejnë një kompromis në nivel qendror, po përqafohen n'parapanicë të njëri-tjetrit në pushtetin komunal për të "mirën" e vendit!

Qytetarët janë lodhur me këtë klasë politike

Dështimi për formimin e 'Qeverisë Kurti 3' në radhë të parë ishte rezultat i mungesës së bashkëpunimit politik, produkt i egove dhe inateve personale të liderëve partiak dhe aspak lodhje e deputetëve nga mospuna 6 mujore!

Të lodhur dhe të zhgënjyer janë qytetarët në këtë klasë politike, pushtet dhe opozitë, të cilët nuk arriten ta gjejnë një kompromis për të mirën e vendit!

Qytetarët janë lodhur me këtë klasë kusarësh politik që luajnë bixhoz me fatin e shtetit dhe ndjenjat e qytetarëve!

Ky dështim mund të jetë fundi i një epoke, e për më tepër se kaq mund të jetë fillimi i theqafjes se re politike, prej së cilës do të dëmtohen rëndë qytetarët dhe do të rrezikohet seriozisht e ardhmja prosperuese e shtetit!

Ndryshe, do të ishim me fat, sikur kjo të ishte një strategji e qëllimshme për të forcuar pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare!

Refreshi politik nuk bëhet me parti të konsumuara

Shikoni, secili po 'lidhet' me secilin varësisht prej pazareve politike!

Po arsyetohen në këtë mënyrë: "Komunat janë nivel tjetër i qeverisjes"!

Shikoni sa paturpërisht sillen para qytetarëve bllokuesit e shtetit!

Po, këta bëjnë gjithçka me këtë popull të mjerë, të shndërruar në robër të bandave partiake!

Këto banda partiake e ndajnë si të don tallin e pushtetit pa i pyetur fare ata që ua dhanë votën!

Mjafton ta shikoni logjikën politike të këtyre bandave partiake dhe bossëve të tyre.

Përderisa deri dje për qeverisjen qendrore bandat partiake ishin të ndara dhe të përqara, të armiqësuara deri në kulmin e vëllavrasjes, kurse tani për nivel lokal sillen sikur janë bashkëpunuese mes tyre "për të mirën e qytetarit"!

Janë të njëjtit që i lanë qytetarët një vit pa institucione, pa Kuvend dhe pa qeveri funksionale, e tani në komuna po bashkëpunojnë kinse për nevojat e tyre, thaujse politika në nivel qendror nuk bëhet për të njëjtët qytetarë!

Kaq të poshtër, pervers dhe antikombëtar janë liderët partiak!

Vetëm mjerëzit me dy fytyra veprojnë me standarde të dyfishta!

Këta lideruca dhe këto banda partiake i bashkon dhe i ndan interesi personal!

Shtetin dhe qytetarët nuk i kanë në fokusin e politik-bërjes!

Ata që për afro një vit e mbajtën peng vendin shkaku i ambicieve personale, që i ndanë dhe i perqanë qytetaret, që i armiqësuan vëllaun me vëlla dhe mikun me mik, tani pa fije turpi yrysh e n'prapanicë të njëri-tjetrit!

Me ju thënë turp është pak këtyre kusarëve politikë!

Prandaj, me këtë konstalacion të forcave politike pa një alternativë të re për qytetarët, zgjedhjet e jashtëzakonshme do ta prodhojnë përafërsisht të njëjtin rezultat, nuk do t'i sjellin gjë të mirë vendit, do të sjellin më shumë polarizim politik dhe dëmtim të buxhetit të shtetit!

Refreshin demokratik të sistemit politik nuk mund ta bëjë klasa politike që e bllokoj shtetin për afro nëntë muaj, por atë mund të bëjë vetëm një klasë e re dhe e përgjegjshme politike, me njerëz të rinj me energji pozitive, me vullnet dhe dashuri për vendin!

Thënë ndryshe, vetëm Alternativa Demokratike për Ndryshim (ADN) është forca dhe garanca e refreshit demokratik për ndryshimit real dhe substancial të vendit tonë. Për shkak se, të gjitha partitë e skenës parlamentare, kush më pak e kush më shumë, të gjitha janë të tejkonsumuara para elektoratit kosovar.

Mjafton t'i shikoni koalicionet për komuna për t'u bindur sa e nevojshme është Alternative Demokratike për ndryshim (ADN)!

Florim Zeqa, 30.10.2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kalosh Çeliku: Korbi i zi dhe shqiponja Gjon Keka: Kosova të dalë nga gropa e madhe ku ka ngecur, me një qeveri ekspertësh të përbashkët shqiptarë, amerikanë dhe europianë Klajd Kapinova: Task Forca e Kongresit Amerikan publikon raportin për tentativat ndaj Trump Florim Zeqa: Deputetët e rinj, viktima të liderëve partiak! Fritz Radovani: Ju kujtoj Prof. Dr. Alfred Ashiku! Florim Zeqa: Kush e shkretoi Kosovën e lirë dhe të pavarur?! Ndue Dedaj: Minatorët e Spaçit, aleatë mediat dhe qytetarët Idriz Zeqiraj: LDK, dëshmoje institucionalizmin tënd rugovian! Llesh Ndoj: Pse s’besojnë (s’duhet të besojnë) në fe shqiptarët Florim Zeqa: Për ta kthyer jetën, duhet të rikthehet dashuria mes njerëzve! Kalosh Çeliku: 'Çairin' e Shkupit sot e fitoi bërlloku Gjon Keka: Pranimi i azilkërkuesve nga Britania do t'i shkaktonte Kosovës dëme të mëdha dhe pasiguri Gjon Keka: Ka nis epoka e re e rikthimit dhe rilindjes sonë kombëtare e shpirtërore Kalosh Çeliku: Xhadia thurë çorapë Florim Zeqa: A do ta pushtojë Albin Kurti 'Kalanë e Vushtrrisë'?! Florim Zeqa: Lista Serbe "Kalë Troje" për justifikimin e dështimeve në formimin e institucioneve! Asllan Dibrani – Luani: Nga Vushtrria u ndez drita e bashkimit – fundi i politikës së përçarjes dhe ringjallja e Rugovës së vërtetë Ndue Dedaj: Tirana dhe gurët e trojeve Fritz Radovani: Kujtoj martirin Loro Vata Florim Zeqa: Ta ndërtojmë të renë mbi gërmadhat e kësaj klase politike!

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx