Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Ju kujtoj Prof. Dr. Alfred Ashiku!
E hene, 27.10.2025, 05:56 PM
JU KUJTOJ PROF. DR. ALFRED ASHIKU!
PO PO, ATA QË E NJOHEN DOKTOR ALFREDIN, ASNJËHERË
NUK E HARROJNË ATE !
AI NUK HARROHET KURR!
Nga
Fritz RADOVANI
E
pashë për herë të parë në Shkodër rreth vitit 1957. Një burrë rreth 1.90 ml. i
naltë, me shpatulla të gjana dhe me një trup vigan. Fëtyra e tij ishte daltue
në shembëlltyrën e veprave të Mikelangjelo-s. Sy të fortë gështenjë dhe të
ambël, joshës që zakonisht nuk ndodhin me kenë këta dy cilësi bashkë.
Një
hundë paksa e thyeme, por shumë burrnore. Flokët e drejtë, kaf të mbyllët. Me
pak mustakë të hollë që rrinin mbi buzët e skalituna me kujdes. Një mjekërr
paksa e çokatun. Ishte e para herë që shihja një burrë të ngjashëm me portretin
imagjinar të Skënderbeut. Madhështia e pashisë së tij kishte pushtue Fushën e
Çelës. Edhe njëherë tjetër e pashë me një zonjë bionde (Z.T.G.), e cila, i
kishte ngulë sytë asaj mbrekullije që kishte përpara dhe nuk ngopej tue e
shikue… Gjithë bota ishte e saja…
Në
vitin 1962, e pashë rastësisht në një farmaci në Vlonë, ku vajzat bukuroshe
vlonjate shkonin njena mbas tjetrës me ble nga një “paketë aspirina”… Miku im
që më shoqnonte më njohti me Ate. Pime nga një kafe në farmacinë e qytetit të
Vlonës, shoqnue me një bisedë shumë miqsore prej Tij.
Na
dukej se ishim njohë shumë vite perpara! Ruente cilësitë e shkodranve!
Mbas
pak minutash u ndamë dhe as nuk mujta me kuptue se prej atij çasti na u ndame
përgjithmonë…
Në
vitin 1964, Alfredi kishte vdekë papritmas nga zemra… Vdekja ishte marrë vesht
mbas 24 orësh që ai nuk ka shkue në punë. Më erdhi keq për vdekjën e tij të
parakohshme dhe të vetmueme.
Këtu,
më dukej se u mbyll jeta e Atij burri. Më kujtohej tregimi i Prof. Lem Dedës,
shoku ma i ngushtë i Tij, që shpjegonte sësi një zonjë në Paris, i kishte dhanë
një dhomë këtyne të dyve që ishin aso kohe studenta, me kusht që Alfredi çdo
mëngjez do të shkonte tek dhoma e zonjës parisiane, do ti thonte “mirë
mëngjezi” dhe, do të merrte një napolon për shpënzimet e ditës… Ndoshta, kjo e
vërtetë dikujt i dukët përrallë…po kjo, ka ndodhë…
Në
vitin 1998 mora vesht atë që as nuk mund t’a mendojë njeri për Doktor Alfred
Ashikun. Mbasi kishte dalë nga puna në darkë forcat e Sigurimit të Shtetit, e
kanë marrë, e kanë masakrue në Degën e Punëve të Mbrendshme dhe vdekja, i ka
ardhë si pasojë e një sasie açidi që ata i kanë derdhë në organët genitale.
Ashtu të vdekun e kanë çue në dhomën e tij tue plotësue një “akt-vdekje” falls.
Përsoni që më tregonte këtë histori nuk e kishte njohtë kurrë. Ai e kishte
lexue materialin në arkiv dhe e shpjegonte këtë masakër tue e lidhë me pashinë
e Alfredit, egoizmin e vlonjatëve ndaj tij, kenjën shkodranë intelektual
sigurisht, edhe katolik. Njëkohësisht edhe qëndrimi burrnor i tij në burg, ka
formue kuadrin e plotë për mbytjen makabre nga xhelatët e Sigurimt të shtetit
komunist.
Sot
kjo ngjarje duket e pabesueshme!
Mos
harroni se Shkodra i ka provue të gjitha poshtersitë e komunizmit!
Sot
perulemi me respekt para kujtimit
Profesor Doktor ALFRED ASHIKUT !
Melbourne, 27 Tetor 2025.









