E hene, 27.10.2025, 09:56 AM (GMT+1)

Kulturë

Milazim Zeqiraj: Koha simfoni e jetës

E diele, 26.10.2025, 06:49 PM


Milazim Zeqiraj

Koha simfoni e jetës

Ta duam kohën tonë

jo si orë që shkon,

por si frymë që na qetëson.

Ajo s'është e djeshmja as e nesërmja,

por një hapësirë e heshtur,

ku gjithçka ndodh vetëm një herë.

Të tashmen e shoh si pasqyrë.

Të ardhmën e shoh si kujtim,

që ende s'ka ndodhur.

Në heshtjen e kohës,

të luaj me të gjitha instrumentet.

Të krijoj simfoninë e jetës,

që lind nga fryma e shpirtit.

Çdo tingull është kujtim,

jo për ta kujtuar të kaluarën,

por për ta kuptuar veten,

dhe të ardhmen.

Me miq dua të bisedoj

jo për të harruar kujtimet,

por për të qënë pjesë

e rrugëtimit.

Kështu, e dua kohën,

që jeta përherë e luan një notë të re,

në simfoninë e saj të pambaruar,

në çdo çast,

në çdo ndalesë

Dielli – rrugëtim jete

Ta duam bukurin e diellit, duke e parë dritën.

Ajo nuk  është vetëm pamje,

por një rrugëtim hyjnor,

që zgjon benda nesh,

melodin e shpirtit,

që rrjedh përmes nesh.

Nga ngrohtësia e tij,

zgjohen ndjenjat tona,

me gjallëri për jetë,

e natyra shpërthen me gjelbrim.

Drita e diellit na mëson të ecim drejt,

në hap me kohën,

që jeta të jetë e lirë me dritë

e ne mos të humbim në hijet tona,

Ta duam hënën

Dua t'i këndoj hënës?

Kur dielli prendon,

ajo rri në heshtjen e vet,

errësirën e ndriçon.

Ajo nuk flet,

por prapë na mëson të duam jetën

dhe mos ta humbim rrugën tonë.

Në dritën e saji qëndron shpresa,

se gjithçka që humbet në errësirë,

lind përsëri në dritë,

por në një tjetër formë,

në një tjetër jetë.

Kur ajo fshehet, nata na duket e rëndë,

por edhe errësira ka kujtimin e dritës së saj.

10/2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx