Kerko: a
Zenel Çeliku: Urrejtje dhe tradhëti ndaj Flamurit Kuq e Zi!
E shtune, 26.07.2025, 06:38 PM
Në Kosovë, urrejtje dhe tradhëti ndaj Flamurit Kuq e Zi !!!
Nga
Zenel Çeliku
Me
23 Korrik 2025 në Suharekë - Kosove, ndodhi një skandal të pa dëgjuar e të pa
pare në historinë e shqipëtarëve në Shqipëri dhe në Kosovë. Fakti është se
lidershpi në Kosovë prej rreth 20 vitesh ka hapur një hendek me lidërshipin e
Shqipërisë duke iu drejtuar Tiranës
zyrtare, shikoni punët tuaja sepse Kosova është shtet më vete. Në nje mision në
TVKosova, Vjosa Osmani tha se, Shqipëria dhe Kosova janë si dy motra. Jo moj
Znj. Vjosa, Shqipëria është Toka Mëmë e Kosova është Bija e Saj. Në Kosovë
Tokës Mëmë I është kënduar gjithmonë por ju që moret karriket pa merita,
sigurisht kështu do të flisni. Për Tokën Mëmë dhe për Flamurin Kuq e Zi, të
parët tuaj në Koasovë kanë sakrifikuar jetën e tyre. Këto qëndrime në një
mënyrë kanë përçarë thellë bashkëpunimin dhe komunikimin ndërmjet Tiranës dhe
Prishtinës. Në këto rrethan, nga politikanët kosovarë në drejtim të
politikaneve të Shqipërisë janë shfaqur hapur
abiciet, c’mira dhe lufta për emër. Kur BBV 4 Albania i dha çmimin
fitues të atij formati të ashtu quajturit Gjesti, cili pa iu dridhur qelpiku, gazimin e tij e
përformoi duke valëvitur Flamurin e Kosovës. Shumë nga qytetarët e Shqipërisë u
indinjuan, por kishte nga ata që menduan se “Gjesi I shkretë” si i pa shkolluar
e bëri këtë veprim pa ndonjë paramendim. Theksoj se shumë menduan se mbrapa tij
ka skenarist meskin që me qëllim dhe paramendim shumë negative, e nxorën Gjesin
e pa arsimuar si një njëri – kukull që i
përket një kombi tjetër. Tashmë disa gjëra lidhen dhe pak a shumë cilido mundet
të dale me përfundimin se realisht në Kosovë ka publicist dhe historian që
deklaroijnë se Kosova është komb më vete. Çfar thamë më lart ka lidhje të
nëndheshme si lidhje veprimesh tani le të ndalim tek skandali që në shekuj nuk
ka ndodhur që një shqipëtar këtej dhe andej të dhunoi me papëgjegjshmëri
Flamurin Shqiptar Kuq e Zi. Ata që e bënë këtë skandal fashist, antishqipëtarë,
gjakprishur të shitur nga armiqtë tradicional të shqipëtarëve, thuhet se ishin
dy djem të mitur. Ata nuk janë të mitur sikurse i deklaroi policia e Kosovës.
Me shumë mundësi ata e kanë edukate familjare dhe antishqipëtare për urrejtje
ndaj Flamurit Kuq e Zi për të cilin ka shumë shqipëtarë të Kosovës që kanë
dhënë jetën për Atë Flamur. Ka shumë kosovarë që janë burgosur për Atë Flamur.
Ky akt criminal arriti kulmin duke e shkelur me këmbë dhe me vature Flamurin
tonë. Ky skandal ka prekur thellë shqiptarët sepse Ai Flamur është identiteti
ynë, është krenaria jonë, është Flamuri më i bukur në botë, kësisoj indinjata
dhe zemërimi është maksimal. Turp, shumë turp, turpi i mbuloftë ata që e bënë
këtë krim por turpi do ti mbulojë edhe skenarisët e kësaj skene gjakprishur.
Pyes me shumë indinjatë; Nëse ky veprim do të bëhej për flamurin e Serb, kush do
të ishte ragimi i serbëvë ? A ka ndonjë prapavi dhe nxitje urrejtje nga
serbo-mëdhenjt që të bëhej ky krim ? A është veprim gjak prishur apo anti
shqiptarizëm ? Gjithkush e ka mirë të qartë se ky veprim ka një prapavijë politike dhe
historike. Si është e mundur që policia e Kosovës i liron dy anti shqiptarët në
moshë të përgjegjshme mbi 18 vjeçare ? Policisë tha se prokurori pas shqyrtimit
të këtij rasti ka vlerësuar se nuk ka bazë për hetim penal, pasi veprimi është
kryer pa vetëdije dhe pa qëllim nxitjeje të urrejtjes. Zoti prokuror, si është
e mundur që dy anti shqiptarët mbi 18 vjeç e paskan kryer këtë krim pa vetëdije
?!!! Turp për Ju zoto Prokuror dhe për çfar Ju përfaqësoni. Ky veprim është
vetëm dhe vetëm nxitije për urrejtje ndaj
Shqipërisë dhe Flamurit Kuq e Zi të cilin ne e kemi gjënë më të shejtë.
Veprimi kriminal anti shqiptarë i dy kosovarëve që shpalosën urrejtje, urrejte
dhe poshtrim për Famurin tonë, interpretohet si dhunë e identitetit shqipëtar
si populli më i vjetër në Ballkan, dhunë morale, historike, politike dhe
ofendim ndaj sakrificës kombëtare këtej dhe andej. Flamuri identifikohet si
simboli i identitetit tonë, ky veprim
anti shqiptar ndez reagime emocionale sepse Flamuri Kuq e Zi “u përdhos
pikërisht atje ku është investuar shumë për urrejtje ndaj Shqipërisë”. Lidhur
me këtë ngjarje tronditëse anti kombëtare, ku është reagimi i shoqërisë në
Kosovë ?!!!