Kerko: a
Armela Hysi: Një manifestim mbresëlënës i çështjes së Kosovës në zemër të Athinës
E merkure, 04.06.2025, 04:56 PM
Një manifestim mbres-lënës i çështjes së Kosovës në zemër të Athinës
Nga
Armela Hysi
Si
mundet një komedi të të bëjë njëkohësisht edhe për të qarë edhe për të qeshur?
Rrallë herë një vepër skenike arrin pa rezerva të të emocionoi, të të bëjë të
dyzohesh, të mendohesh, të irritohesh, të vetë-pendohesh dhe të thellohesh në
thelbin më sublim të këndvështrimit riosh të idesë sipërfaqësore të
nacionalizmit dhe mizantropizmit të ndjenjave (legjitime) kombëtare e heronjve,
figurave të ndritura (të shumë/ e ndoshta dhe keq/ përdorura). Veçanërisht në
naivitetin, triumfin, pragmatizmin, sensibilizimin për të përjetuar sa fitoret,
aq edhe çmimin e tyre, paradoksin dhe tragjikomizmin analog të shumë prej
faktorëve të tyre.
Kur
dy emra të talentuar ndërthurin botkuptimin e tyre gjenial, Enke Fezollari në
drejtimin e regjisë dhe Jeton Neziraj që nëshkruan këtë komedi me timbër të
veçantë të gjitha këto dhe dhjetra ndjesive që do përvijojë gjithësesi çdo
shikues, padyshim që mundet!
Ritmi
vorbullues, që të mbërthen, dhe që kërkon një sens të veçantë e të skajshëm në
energjinë që krijon në skenë që të ruaj në këtë mënyrë tërë ballancën ndërmjet
“heretizmit” dhe drejt-gjykimit, të detyron të përqendrohesh dhe të bëhesh
pjesëmarrës. Shumëplanshmëria metafofrike e tekstit që ndriçohet në mënyrë
therëse dhe pro-absorbimi nga opsionet regjizoriale të Fezollarit, gjithashtu
pretendimet mbi aktrimin kompleks dhe përzgjedhjet e tjera të komponentëve
skenik që i shtojnë veçantinë duke e thërrmuar dhe përsëri brumosur e bërë një
masë të ngjeshur gati, pllakosës, - janë befasues gjatë perceptimit të
shikuesit. Ndërthurjet e personazheve të krijuar nga Neziraj, me aktorët e
përzgjedhur për çdo karakter prej regjizorit Fezollari e të gjitha këto nën një
gjullurdi frazash shumëngjyrëshe disa-gjuhëshe (teksti është përkthyer
mjeshtërisht nga përkthyesja e sprovuar Elena Zhaka) e bëjnë veçanrisht
shikuesin shqiptar të Athinës të ndjejë një dhuratë të veçantë ngritjen në
skenë të këtij projekti që është dritësimi më i mirë dhe më i arrirë për të
krijuar marrëdhëniet shpirtërore ndërmjet dy popujve, kosovar e atij helen, që
veç pak vite më parë ishin të pa imagjinueshme!
Armela Hysi
Maj 2025
Athinë