E premte, 25.07.2025, 10:13 AM (GMT+1)

Kerko: gjon keka

Gjon Keka: Imazhi i qeverisjes së keqe dhe pa vizion janë rënia e lirisë së mediave dhe mendimit të lirë kritik

E premte, 02.05.2025, 06:55 PM


Imazhi i qeverisjes së keqe dhe pa vizion janë rënia e lirisë së mediave dhe mendimit të lirë kritik

Nga Gjon Keka

Është për të ardhur keq kur merrë lajme të këqija për atdheun tënd, për shtetin tënd, aq më tepër kur dihet se Kosova ka sakrifikuar aq shumë për lirinë e saj, e në kuadër të kësaj edhe për lirinë e mediave, të mendimit të lirë kritik, të besimit etj. Paramendoni jemi në vitin 2025 dhe Kosova në vend se të ngritet si për nga lira e brendshme, ajo e mediave ,besimit dhe mendimit kritik ,ajo ka rënë poshtë e më poshtë, kjo tregon imazhin e keq të qeverisjes dhe të pushtetit që nuk din me komuniku me media, nuk din me pranu kritikën dhe si duket nuk e njeh thelbin e lirisë së vërtetë.

Nuk mund të zhvillohet dhe forcohet një shtet nëse nuk e ka lirinë si kryefjalë dhe kryevepër të përditshme, pra nuk e mbronë lirinë e fituar me gjak, lirinë e qytetarit të saj, lirinë e mediave, të demokracisë, të besimit dhe të mendimit kritik. Pushtetarët dhe partia që vetë është në pushtet si dhe simpatizantët e saj në vend se lirinë ta bëjnë bukë të përditshme, ujë që i freskon pemët e lirisë dhe të jetës së shtetit ata ia kanë mbyllë frymën dhe nuk po e lënë të merrë rrezet e diellit të këtij shekulli. Rrezet e lirisë dhe të pavarësisë ose duhet të lulëzojnë sëbashku ose shteti një ditë bie ne humnerë dhe nuk ka të ardhme të sigurtë.

Koha që në Kosovë të ndryshojë qasja qeverisëse, të ndryshojë poashtu edhe mënyra e artit të qeverisjes dhe udhëheqjes, sepse po shihet qartë se sa poshtë, se sa keq dhe se sa është e mbyllur me anë të sanksioneve dhe të mungesës së lirisë e pasigurisë shteti i Kosovës krahas botës së lirë dhe demokratike e të civilizuar.

Po e përmbyll këtë shkrim të shkurtër me fjalët e presidentit të 32 amerikan Franklin D. Roosevlet:

„Liria e ndërgjegjes, liria e edukimit, liria e fjalës dhe liria e tubimit janë ndër themelet e demokracisë, dhe të gjitha këto do të hiqeshin nëse ndonjëherë liria e shtypit do të sfidohej."



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gjon Keka: Koha për t'u zgjuar shteti i Kosovës ose bijtë dhe bijat e Gjergj Kastriotit Gjon Keka: Vetëm Gjergj Kastrioti arriti të bëjë e mbajë shtet (mbretëri) dhe ta bëjë të respektuar kudo Gjon Keka: Ideologjia islamike si ''kali i Trojës'' për Kosovën Gjon Keka: T'i ruajmë si sytë e ballit - Gjuhën, Gjergj Kastriotin dhe Nënë Terezën Gjon Keka: SHBA po i rikthehet Testamentit të presidentit Washington, Kosova, dhe politika e jashtme amerikane Gjon Keka: Kosova duhet me ia ngrit një Monument Falenderimi ShBA-s, Izraelit, NATO-s dhe BE-s Gjon Keka: Dera e të ardhmes europiane të popullit të Kosovës Gjon Keka: Katër opsionet e formimit të Qeverisë Gjon Keka: Që të mos përsëritet historia, Kosova ta ruajë si sytë e ballit miqësinë dhe aleancën me Perëndimin Gjon Keka: Kosova e ka vetëm një rrugë të sigurtë, rikthimin në familjen europiane Gjon Keka: Fundi i botës sipas mashtrimit të një predikuesi fetar Gjon Keka: Unë nuk mund të them nuk na ka pushtuar perandoria otomane, për t'i hyrë në qejf dikujt Gjon Keka: Dardaninë e mori turku dhe e la në terr edhe në shekullin XXI Gjon Keka: Bota perëndimore e ndihmoi Kosovën që të jetë e lirë dhe europiane, e jo një Kosovë islamike Gjon Keka: Po bëhet çmos që Kosova të duket islamike, atëherë pse iu tërheq Europa e krishterë Gjon Keka: Udhëheqja dhe përfaqësimi i vendit në kohën e Gjergj Kastriotit ishte më dinjitoz e me autoritet se sot Gjon Keka: Propozoj doracak të edukimit kombëtar dhe ngritjes së vetëdijes kombëtare Gjon Keka: Unë vetëm një kauzë e mbroj, atë që e mbrojti edhe Gjergj Kastrioti Gjon Keka: Taktika, strategjia dhe politika e Presidentit Trump, si do të veprojë me Kosovën?! Gjon Keka: Rikthimi i emrave me origjinë arbnore Gjergj, Gjon etj, ia këput shpresat mbetjeve otomane

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx