Mendime
Gjon Keka: Bota perëndimore e ndihmoi Kosovën që të jetë e lirë dhe europiane, e jo një Kosovë islamike
E hene, 23.12.2024, 07:51 PM
Bota perëndimore e ndihmoi Kosovën që të jetë e lirë dhe europiane, e jo një Kosovë islamike
Nga
Gjon Keka
Për
çdo ditë e më shumë bota e civilizuar perëndimore po habitet me Kosovën, po
zhgënjehet e po dyshon se a e ndihmojë dhe çlirojë popullin e Kosovës që të
jetë një vend demokratik,i lirë dhe me identitet të vetin dardan europian, apo
një vend islamik që rrezikon Europën.
Duke
parë se si i gëzohen rezultateve të statistikave të fundit si pushtetarët ashtu
edhe një pjesë e popullit, atëherë shumë shpejtë bota e civilizuara perëndimore
do të fillojë të mendoj se mos gabojë që e ndihmojë apo çlirojë një popull të
tillë i cili do të jetë në të ardhmen një rrezik potencial për civilizimin
Europian.
Është
koha për reflektim dhe arsye të shëndosh se çfarë dëmi i madh do të jetë për
Kosovën dhe Europën një Kosovë islamike.
____________
Po të kishte udhëheqës
si Gjergj Kastrioti, do të lulëzonim si Zvicra
Po
të kishte udhëheqës si Gjergj Kastrioti, Kosova e Shqipëria do të ishin bërë si
Zvicra vendi më i lulëzuar i botës.
Por,
sikur dihet pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, nuk doli asnjë që ta vazhdojë aty
ku e la kryezoti ynë i Arbërisë.
Prandaj
Kosova dhe Shqipëria janë larg ribashkimit më familjen e natyrshme europiane.