Mendime
Enver Bytyçi: Edi Rama në lartësinë e detyrës së tij si kryeministri më i mirë për Serbinë
E premte, 20.12.2024, 07:55 PM
Enver Bytyçi:
Edi
Rama nuk zhgënjen asnjëherë. Edhe sot ishte në lartësinë e detyrës së tij si
kryeministri më i mirë për Serbinë që nga koha e Pashiqit! Prandaj nuk ndjeva
kurrëfarë zhgënjimi. Kush beson se ai rikthehet në hullinë e interesave të
Kosovës e të shqiptarëve, është e do të jetë tepër i gabuar!
Por
ama Albin Kurti, Fatmir Mehdiu, Gaz Bardhi e të tjerë ia çorrën maskën. Nuk ia
pranuan tezën sipas së cilës "Shqipëria para pak kohësh ishte delja gjysëm
e zezë ose gjysëm gri". I thanë se Shqipërinë e gjete anëtare të NATO-s
dhe me liberalizim të vizave dhe Kosovën të pavarur de facto nga 10 qershori
2007, përmes presidentit George W. Bush në prezencë të ish-kryeministrit Sali
Berisha!
Edi
Rama nuk kthen, nuk bëhet më. Mbas gjashtëdhjetë vitesh o je bërë ose s'je bërë.
Sot ai nuk foli për rezoluta kundër genocidit serb në Kosovë, por për rezolutë
kundër Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë. Për shpëtimin e Hashim Thaçit, i
cili i ka pranuar vetë krimet e tij kundër shqiptarëve. Sot nuk e përmendi
asnjëherë Serbinë e Vuçiq, as vetë presidentin serb. Por përmendi Serbinë e
para 25 viteve të mundur. Sot ai nuk i përmendi dy aktet më të tmerrshme
terroriste të Serbisë kundër Kosovës. Por këtë ia kujtoi Albin Kurti.
Edi
Rama nuk është me në tokë. Sot ai foli vetëm për një Shqipëri imagjinare të
samitit të NATO-s më 2027 dhe të mbylljes së bisedimeve për në BE, po në vitin
2027. U mburr me një Shqipëri fasadë, madje me dy ngjarje hipotetike, që nuk
kanë ndodhur ende. Sepse nuk ka akoma asnjë vendim për të dy afatet, me të cilat
ai mburret dhe i ka fiksuar në kokën e tij! Dymbëdhjetë vite në pushtet dhe
ende nuk gjen diçka me të cilën të mburret. Mburret me ato që sipas tij do të
ndodhin në të ardhmen.
Edi
Rama mbetet po ai që është. Mik i Serbisë dhe armik i Kosovës. Me nota
"patriotizmi" bëri thirrje për bllokim dhe bojkot të negociatave.
Kujton se Albin Kurti është si Luli. Qëllimi që Serbia të ringrihet dhe
rirehabilitohet në sytë e opinionit perendimor dhe Kosova të akuzohet për
destabilizim. Qëllimi tjetër që Kosova "njëanshëm" të krijojë
asosacionin! Kush dëgjon Edi Ramën, kush e simpatizon atë, kush e respekton dhe
e nderon kryeministrin e Shqipërisë duhet të dijë se është njësoj sikur të
nderosh e respektosh presidentin e Serbisë!