Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Bota perëndimore e ndihmoi Kosovën që të jetë e lirë dhe europiane, e jo një Kosovë islamike

| E hene, 23.12.2024, 07:51 PM |


Bota perëndimore e ndihmoi Kosovën që të jetë e lirë dhe europiane, e jo një Kosovë islamike

Nga Gjon Keka

Për çdo ditë e më shumë bota e civilizuar perëndimore po habitet me Kosovën, po zhgënjehet e po dyshon se a e ndihmojë dhe çlirojë popullin e Kosovës që të jetë një vend demokratik,i lirë dhe me identitet të vetin dardan europian, apo një vend islamik që rrezikon Europën.

Duke parë se si i gëzohen rezultateve të statistikave të fundit si pushtetarët ashtu edhe një pjesë e popullit, atëherë shumë shpejtë bota e civilizuara perëndimore do të fillojë të mendoj se mos gabojë që e ndihmojë apo çlirojë një popull të tillë i cili do të jetë në të ardhmen një rrezik potencial për civilizimin Europian.

Është koha për reflektim dhe arsye të shëndosh se çfarë dëmi i madh do të jetë për Kosovën dhe Europën një Kosovë islamike.

____________

Po të kishte udhëheqës si Gjergj Kastrioti, do të lulëzonim si Zvicra

Po të kishte udhëheqës si Gjergj Kastrioti, Kosova e Shqipëria do të ishin bërë si Zvicra vendi më i lulëzuar i botës.

Por, sikur dihet pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, nuk doli asnjë që ta vazhdojë aty ku e la kryezoti ynë i Arbërisë.

Prandaj Kosova dhe Shqipëria janë larg ribashkimit më familjen e natyrshme europiane.