E merkure, 30.04.2025, 03:26 AM (GMT+1)

Kulturë » Vataj

Albert Vataj: Mirënjohja emblematike në botën e kafshëve, dhe një mesazh për marrëdhëniet e njerëzve

E hene, 07.04.2025, 06:55 PM


Mirënjohja emblematike në botën e kafshëve, dhe një mesazh për marrëdhëniet e njerëzve

Nga Albert Vataj

Ka imazhe që nuk janë thjesht të bukura, por që ngërthejnë në vetvete një dramë të butë dhe fisnike, që flet me gjuhën e emocioneve më të thella. Një prej tyre është një fotografi që është bërë virale në rrjet, e publikuar fillimisht në National Geographic Wild Planet. Pavarësisht mungesës së të dhënave të sakta për autorin, vendndodhjen apo kontekstin e saktë të ngjarjes, kjo pamje ka kapur dhe shpërndarë në mënyrë të jashtëzakonshme një çast prekës: mirënjohjen e një deleje ndaj qenit mbrojtës të tufës.

Në këtë episod të paharrueshëm, qeni shfaqet i shtrirë për tokë, i lodhur dhe i rraskapitur nga një betejë që, me gjasë, ka qenë me një tufë ujqërish. Disa pika gjaku rreth qafës së tij shtojnë dramacitetin e çastit, por kjo gjakosje nuk është dëshmi e plagës së tij – është gjaku i ujqërve me të cilët është kacafytur. Qentë e staneve, siç e dinë të gjithë ata që jetojnë në harmoni me natyrën dhe kafshët, janë të pajisur me një qafore me gjemba që jo vetëm i mbron nga kafshimet, por i kthen përballjet në një mbrojtje të pandalshme të tufës.

Delet kullosin në qetësi, të padijshme për sakrificën që sapo ka ndodhur, por njëra prej tyre bën diçka që tejkalon instinktin – ajo afron kokën e saj mbi të qenit dhe qëndron aty, në një përqafim pa fjalë, në një falënderim të heshtur por të thellë. Është një çast që bart më shumë kuptim se njëmijë predikime njerëzore: një kafshë që falënderon një tjetër, një jetë që nderon jetën tjetër që i shërbeu, që e mbrojti.

Simbolika që buron nga kjo fotografi është universale. Nuk është vetëm mirënjohja e një kafshe për një tjetër, por një kujtesë për njeriun, që në nxitimin e tij për të dominuar, shpesh harron të jetë falënderues, harron të përulej përpara shërbesës, përpara sakrificës, përpara dashurisë së heshtur që shpesh vjen nga ata që nuk flasin me fjalë.

Ky imazh, pavarësisht se nuk na jep të dhëna të plota dokumentare, është një ikona që na mëson, na ndal, dhe na përul. Ai është një testament i gjallë i lidhjes mes qenieve, i detyrës që shpaguhet me përkujdesje, i heroizmit që nderohet me butësi. Në një botë ku mirënjohja po bëhet mall i rrallë, kjo dele na mëson një gjë të madhe: se ndonjëherë mjafton vetëm një përkulje koke për të thënë gjithçka.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Vataj: Kartolina, dritarja e parë drejt bukurisë së gruas dhe veshjes shqiptare Albert Vataj: Fjalimi i Bill Klinton, drejtuar kombit amerikan për sulmin ndaj Jugosllavisë më 24 mars 1999 Albert Vataj: Gëzim Murajza, poeti n’kapërcyellin e shpërfaqjes së një shpirti krijues Albert Vataj: Vjosa Osmani jep përqafimin e mirënjohjes historike të shqiptarëve ndaj Amerikës Albert Vataj: Sabina Chebichi, një talent i atletikës, që nisi këmbëzbathur rrugën drejt legjendës Albert Vataj: Koloseu, ky gur i çmuar në gjeradanin e memories së qytetërimit Albert Vataj: Agatha Christie, rrugëtimi i vështirë një gruaje për t'u bërë novelistja më e njohur në histori Albert Vataj: Marie Tuci, dëshmia më unike e qëndresës së shpirtit të gruas ballë mizorive komuniste Albert Vataj: Sot, në përvjetorin e vdekjes së Martin Camajt Albert Vataj: Letra e Nënë Terezës drejtuar grave në Konferencën IV Botërore të gruas në Pekin Albert Vataj: Pse 8 Marsi është Dita Ndërkombëtare e Gruas? Albert Vataj: Urim për Mësuesit Albert Vataj: Zef Serembe, poeti arbëresh i dramës ekzistenciale Albert Vataj: Një vepër që dëshmon mbi harmoninë dhe marrëdhënien simbiotike të muzikës me artin visual Albert Vataj: Skënderbeu i Ardian Pepës, një strateg lufte, i ngjitur në fronin e një prijësi legjendar Albert Vataj: Mrekulli e familjes në botën e mahnitshme të gjigandëve me shpirt të butë në natyrën e egër Albert Vataj: Përvjetori i kalimit në amshim të një dishepulli Albert Vataj: Rrëzimi i një busti dhe pamundësia e ndërtimit të një shprese Albert Vataj: Kosovë, 17 vjet, sod më 17 t’shkurtit, që zgjatoftë motet, n’ymrin tand e gazmimin tem! Albert Vataj: Dija, dielli përpushës i shpirtit të një gruaje

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx