E marte, 06.05.2025, 04:59 AM (GMT+1)

Kerko: a

Albert Habazaj: Mërgata e luleve

E merkure, 26.03.2025, 07:26 PM


MËRGATA E LULEVE

Albert HABAZAJ

Mërgojnë lulet

Mërgojnë shqipet,

Lulëzimi shterp

Fluturimi s’ngjitet.

Mërgojnë zemrat

Pa rrahur me ritme,

Po zbardhen këngët

Po plaken vitet.

Mërgon pranvera

Me gjithë lulet,

Me rrënjë Shqipëria

Rrezik të shkulet.

Nuk është ikja

Monument shprese,

Rikthimi tek nëna

Syth i blertë jete.

[Romë, 27.04.2000; botuar në librin “Mërgata e luleve: poezi refugjate e të tjera]



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx