| E merkure, 26.03.2025, 07:26 PM |
MËRGATA
E LULEVE
Albert HABAZAJ
Mërgojnë
lulet
Mërgojnë
shqipet,
Lulëzimi
shterp
Fluturimi
s’ngjitet.
Mërgojnë
zemrat
Pa
rrahur me ritme,
Po
zbardhen këngët
Po
plaken vitet.
Mërgon
pranvera
Me
gjithë lulet,
Me
rrënjë Shqipëria
Rrezik
të shkulet.
Nuk
është ikja
Monument
shprese,
Rikthimi
tek nëna
Syth
i blertë jete.
[Romë, 27.04.2000;
botuar në librin “Mërgata e luleve: poezi refugjate e të tjera]