Kerko: a
Gani Pllana: Mësuesin e shoh në ëndërr
E diele, 23.02.2025, 07:34 PM
Gani S. PLLANA
MËSUESIN E SHOH NË
ËNDËRR
e
kisha mësues dikur,
që
na mësonte shkronjat,
bukur
shkrimin e leximin;
i
binte manolinës,
në
kor,
këndonim
Himnin e Flamurit.
luanim
me top në oborr të shkollës,
për
festa,
vallëzonim
me rroba kombëtare.
Mësuesi
im ishte poet,
shkruante
poezi.
na
mësoi edhe ne rimën për poezi;
admironte
Migjenin,
Asdrenin,
Naimin,
Fishten.
e
dinte përmendësh
“Lahuten
e Malcis”.
ÇAMËRIA
Çamëria,
tokë
shqiptare,
me
bukuritë përrallore,
është
në zemër, në zemra:
e
bukur
e
dëlirë;
edhe
hëna i jep dritë,
yjet
pikojnë shi,
zogjtë
fluturojnë në qiellin e kaltërt,
pëllumbat
bëjnë fole,
vezët
u shkëlqejnë,
të
vegjlit dalin në dritë;
përsëri
vazhdon jeta
kaltërsia
e reve
të
mallëngjen;
lumenjtë
rrjedhin qetë,
tokë
pjellore për bukë,
plot
ujë bilur,
për
banorë, për fusha e male.
puhia
pranverore
flladitë
fusha e male,
qershitë
piqen herët,
limoni
ka ngjyrë ari.
vera
plot rreze dielli,
vjeshta
me bereqet.
një
grusht dhé
tha
i ligu;
një
rrënjë arbërore,
ia
priti plaku mjekërthinjur.
RILINDJA PARA RILINDJES
e
lashtë
treva
jonë arbërore;
lakmia
e tjerëve
mbeti
ëndërr;
para
rilindësve
kishte
shkolla këndej;
dituri
e arsim
merrej
në Voskopojë,
në
Durrës e Shkodër;
më
vonë,
në
Romë, Stamboll, Paris e Vjenë.
këtu
u puqen të pabesët;
lanë
eshtrat e kalorësve,
ikën
të paudhët
me
bisht ndër shalë;
nxorën
nga dheu
artefakte
e relikte,
morën
çka gjetën,
të
Bukurat e Dheut,
të
lashta me shekuj;
Iliria
u shkatërrua,
të
ligët
morën
theqafjen.