Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gani Pllana: Mësuesin e shoh në ëndërr

| E diele, 23.02.2025, 07:34 PM |


Gani S. PLLANA

MËSUESIN E SHOH NË ËNDËRR

e kisha mësues dikur,

që na mësonte shkronjat,

bukur shkrimin e leximin;

i binte manolinës,

në kor,

këndonim Himnin e Flamurit.

luanim me top në oborr të shkollës,

për festa,

vallëzonim me rroba kombëtare.

Mësuesi im ishte poet,

shkruante poezi.

na mësoi edhe ne rimën për poezi;

admironte Migjenin,

Asdrenin,

Naimin,

Fishten.

e dinte përmendësh

“Lahuten e Malcis”.

ÇAMËRIA

Çamëria,

tokë shqiptare,

me bukuritë përrallore,

është në zemër, në zemra:

e bukur

e dëlirë;

edhe hëna i jep dritë,

yjet pikojnë shi,

zogjtë fluturojnë në qiellin e kaltërt,

pëllumbat bëjnë fole,

vezët u shkëlqejnë,

të vegjlit dalin në dritë;

përsëri vazhdon jeta

kaltërsia e reve

të mallëngjen;

lumenjtë rrjedhin qetë,

tokë pjellore për bukë,

plot ujë bilur,

për banorë, për fusha e male.

puhia pranverore

flladitë fusha e male,

qershitë piqen herët,

limoni ka ngjyrë ari.

vera plot rreze dielli,

vjeshta me bereqet.

një grusht dhé

tha i ligu;

një rrënjë arbërore,

ia priti plaku mjekërthinjur.

RILINDJA PARA RILINDJES

e lashtë

treva jonë arbërore;

lakmia e tjerëve

mbeti ëndërr;

para rilindësve

kishte shkolla këndej;

dituri e arsim

merrej në Voskopojë,

në Durrës e Shkodër;

më vonë,

në Romë, Stamboll, Paris e Vjenë.

këtu u puqen të pabesët;

lanë eshtrat e kalorësve,

ikën të paudhët

me bisht ndër shalë;

nxorën nga dheu

artefakte e relikte,

morën çka gjetën,

të Bukurat e Dheut,

të lashta me shekuj;

Iliria u shkatërrua,

të ligët

morën theqafjen.