Kulturë
Tahir Bezhani: Dua të dehem
E diele, 23.02.2025, 06:27 PM
Tahir Bezhani
DUA
TË DEHEM ...
Dua
të dehem
Të
pi  një- dy-tre-katër dopio raki
Të
shkrij trupin e mërdhirë
Në  heshtjen e natës memece
Në
shkretinën e ditës përvëluese
Nuk
di të këndoj  pa qenë i dehur
As
të vallëzoj nuk di
E
as të qeshi,  më pak të qaj
Nuk  dashuroj  
pa  trazimin e  shpirtit
Pa
zjarrin brenda nuk shkrihet akulli
Dashuria
do miq e mikesha të  ndezta
T’i
kesh pranë vetës,  jo në largësi
Ndonëse  nuk flasin as nga afër....
Shpesh
dëshiroj të rebelohem
Të
bëhem furtunë vjeshte
Shpirti
të përplaset me vargjet e zjarrta
Të
jam një dikush tjetër rrugëve të eterit
Nuk
mundem,  nuk di pa u dehur
I
nënshtrohem ndrydhjes së vargut bonjak
Kur  shoqërohet me lotin si gur bjeshke
Nxjerr
nga brenda dhimbjen e ashtit
Shikoj
i qetë rreth e rrotull,  mendoj
Kënaqësi
apo mjerim kjo kohë shterpë!....
Në
buzëqeshje të vajshëme përkundem
Ditës
nuk i them lamtumirë
Kohë
të tjera do vijnë rrugëve të gjata...
Takohemi
n’andrrat e   zhgjëndërrave të tretura
Përqafimeve
të përmallta valëve të jetës
Ngrirë
në kokërdhokët e ballit të rrudhur
Si
hije malli.....
Nëntor, 2024
HAPAT QË  NUK 
LËVIZIN....
Ditë
me shi, e ftohtë , mërdhin
Në
këtë mesvjeshtë të sertë
Eci
rrugëve të qytetit tim
Numëroj
hapat që nuk lëvizin
Sytë
e stepur vitrinave përplot
Aty
afër  një 
skamnor ulur në kartuç
Me
duar të zgjatura lëmoshe
Me
lot ndër sy ngrirë  nga i ftohti
Refreni
i përsëritshëm “ Të ndihmoftë Zoti!...”
Me
dorën e zgjatur,  të qullur
Era
luan me flokët e zbardhura
Teket
e erës rrëmbimthi
Më
“vodhën” kapelën nga koka
Ia
“fali” vogëlushit  ulur buzë rrugës
Me
lotët e ngrirë shikoj nga unë
Hoqa
xhupin e veshur,  e mbështolla
Vajta
në çerdhën time plot dridhje
Vogëlushi
zbathur buzë rruge më shikonte
Më
shoqëroj ajo pamje tërë natën.....
Gjakovë,
Nëntor, 2024









