Kerko: a
Florim Zeqa: Vota inatçore përcakton fituesin e zgjedhjeve të 9 shkurtit!
E diele, 19.01.2025, 07:44 PM
Vota inatçore përcakton fituesin e zgjedhjeve të 9 shkurtit!
Jo
të gjithë qytetarët e vendit janë duke u angazhuar për ndryshime në këtë vend.
Bashkëfajtor janë të gjithë ata të cilët me votën e tyre po i mbajnë në pushtet
këtë klasë injorantësh dhe kusarësh politikë.
Shkruan:
Florim Zeqa
Para
se të lëshohem në analizën politike parazgjedhore, zgjidhja më e mirë do të
ishte bojkoti total i këtyre zgjedhjeve, si e vetmja mundësi për ndëshkimin e
përgjithshëm të kësaj klase politike, por meqenëse kjo është e pamundur të
ndodhë, atëherë, duhet një reflektim maksimal i elektoratit deri në ditën e
votimit.
LDK-ja
si partia më e vjetër dhe me traditën më të gjatë demokratike, do ta ketë të
vështirë të shënojë ngritje numerike nga zgjedhjet e kaluara shkaku i injorimit
dhe mospërfshirjes së themeltarëve në listën zgjedhore. Megjithatë, ekziston
një mundësi imagjinare për rimëkëmbjen numerike të LDK-së, ajo është tek
"ringjallja" e ëngëllit Rugovë!
PDK
si partia më e madhe opozitare në Kosovë, e tillë pritet të mbetet edhe pas
zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025. Kur jemi tek PDK-ja, vlenë për t'u theksuar se,
për dallim nga LDK-ja, edhe pas ndarjes së NISMA-s, ajo arriti ta ruaj
elektoratin e saj besnik.
AAK
si subjekti i tretë opozitarë, në të gjitha zgjedhjet ka arritur ta ruaj
konstancën e subjektit politik me ngritje dhe rënje të lehta, duke u bërë pjesë
konstruktive e pothuajse të gjitha qeverisjeve të pasluftës. Bashkimi me NISMA
nuk do ta ndihmojë më shumë sesa bashkimi me PSD-në katër vite më parë.
Koalicioni
për Familjen me vetëm 72 deputet në garën zgjedhore mund të jetë surpriza e
këtyre zgjedhjeve dhe atë si rezultat i suportit nga biznesmeni më i njohur në
trevat shqiptare, i liderit të AKR-së, z. Behgjet Pacolli.
Qëllimisht
e lash për fund partinë e parë politike, LVV-në e cila erdhi në pushtet me
grumbullimin e të gjitha ideologjive politike, duke e kthyer Lëvizjen në deponi
të të pakënaqurve politikë, por jo edhe në forcë reale të ndryshimit pozitiv
politik.
Përmbajtja
nga brenda, e të gjitha llojeve dhe ngjyrave politike, e bën LVV-në subjektin
më heterogjen të skenës politike kosovare.
LVV-ja
sot më shumë i ngjet një lumi të vërshuar sesa një oqeani të qetë. Në të
ardhmen e afërt kur lumi (LVV) të kthehet në shtratin e vet, do të shihet
realisht sasia dhe pastërtia e kësaj force politike.
Arsyeja
pse LVV-ja nuk paraqet ndryshim substancial për vendin, është fakti se brenda
saj ka eksponent që deri dje ishin pjesë e keq-qeverisjes, e korrupsionit dhe
krimit të organizuar, e kapjes së institucioneve të shtetit dhe e uzurpimit të
pronave publike.
Djajtë
me një të ndërruar të gzofit nuk kthehen në ëngjuj, por ëngjujt mund të kthehen
në djajë brenda natës!
Për
dallim nga herat e tjera, kësaj radhe vota qytetare nuk do të jetë shprehje e
vullnetit të lirë, por votë inatçore, e shprehjes së urrejtjes individuale e
motivuar po ashtu për hakmarrje personale dhe partiake.
Florim Zeqa,
17 Janar 2025