Mendime
Voto numrin 85, numrin fatlum në listën e AAK-së!
E hene, 13.01.2025, 06:53 PM
Vota për numrin 85 në listën e AAK-së është votë për ndryshim substancial dhe pozitiv, është votë që sjellë freski dhe risi në parlamentin e Kosovës, është votë që sjellë frymë dhe kulturë të re të zhvillimit të debateve parimore dhe përmbajtësore në kuvendin e Republikës së Kosovës.
Prapa
numrit 85 në listën e AAK-së është e ardhmja e ndritshme e fëmijëve tanë
Të
gjithë ata që votojnë numrin 85, jo vetëm që votojnë për ndryshimin, do të
ndihmojnë të ardhmën e ndritshme të fëmijëve të tyre nesër.
Haxhi Ibishi do të jetë përfaqësues i
denjë i qytetarëve të Klinës dhe mbarë Kosovës, zë i cili i ka munguar Kuvendit
në këto 24 vjetët e fundit.
Qytetar të Kosovës, forca e ndryshimit
është në dorën e juaj, ju jeni ata që më votën tuaj të lirë dhe demokratike do
të përcaktoni më 9 shkurt kahet e zhvillimit politik dhe ekonomik të vendit jo
vetëm për katër vitet e ardhshme, por edhe për dekada tëtëra.
Voto ndershëm listën e AAK-së, me numrin
137, voto guximshëm deputetin Haxhi Ibishi me numrin 85.
Kush
është Dr. Haxhi Ibishi?
Haxhi
Ibishi ka lindur më 09.08.1963 në Bokshiq të Klinës. Shkollimin fillor deri në
klasën e VII-të i ka mbaruar në shkollen "Azem Bejta" në Grabanicë.
Ndërsa klasën e VII-të dhe VIII-të në shkollën fillore "Motrat
Qiriazi" në Klinë.
Shkollën e mesme, drejtimi:Teknik
Laboratori i Biologjise, të cilin e ka përfunduar në QAMO-n "Luigj
Gurakuqi" në Klinë.
Studimet universitare i ka kryer në
Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë, dega: Mjekësi e Përgjithshme
në vitin 1989.
Ka specializuar në Infektologji, në
Universitetin e Tiranës në vitin1994.
Pas përfundimit të studimeve, në të
njëjtin vit është punësuar Doktor Infektolog në QKMF "Nënë Tereza" në
Klinë.
Dr. Haxhi Ibishi është anëtar i Kryesisë
së Shoqatës së Infektologëve të Kosovës. Ka vazhduar me Trajnime dhe Seminare
të suksesshme profesionale vendore dhe ndërkombëtare.
-Para lufte: Doktor në QKMF "Nëne
Tereza" në Klinë
Në
kuadër të insitucioneve paralele shëndetësore të organizuar nga shqiptarët, Dr.
Haxhi Ibishi ka punuar në këto punkte:
- Shtëpia e Niman Smajlit në Poterq të
Epërm
- Shtëpia e Zymer Gashit Gremnik
- Shtëpia e Hysen Gashit Bokshiq
- Shtëpia e Mehmet Kekës Bokshiq
Dr. Haxhi Ibishi ka punuar si Mësues në
shkollën e mesme të mjekësisë, në kuadër të
gjimnazit, në punktin e Perlinave, për 4
lëndë mësimore në degën e mjekësisë.
- Në kuadër të LDK-së, ishte nënkryetar i
komisionit për shëndetësi.
- Nga 28 marsi i vitit 1999 e tutje, ka
punuar si mjek në UÇK, brigada 135, sektori i
shëndetësisë, ZOD.
Ishte drejtor i parë i QKMF "Nënë
Tereza" në Klinë, pastaj edhe një herë anëtar i Bordit Drejtues të QKMF-së
dhe së fundmi në kohën e pandemisë së "Covid 19" ishte Kryetar i
Komisionit Profesional të QKMF-së për menaxhimin e pandemisë dhe pastaj edhe
për një mandat drejtor i QKMF "Nënë Tereza" në Klinë, ku aktualisht
punon si Infektoloog në të njëjtin institucion.
-
Para lufte
Krahas profesioni të mjekut, Haxhi Ibishi
është marrë edhe me aktivitete të ndryshme sportive.
Në vitet e 80-ta ishte një ndër themeluesit
e KF "Boksiti" Klinë (futboll i madh) dhe KF "Ali Kelmendi"
(futboll i vogël).
Pas marrjes së autonomisë së sportit
kosovar nga masat e dhunshme serbe, Haxhi Ibishi ishte njëri ndër themeluesit e
trupave organizative në FFK dhe degën e futbollit në Klinë.
Ishte njëri ndër themeluesit e KF
"Dukagjini" (për një periudhë edhe drejtor i këtij klubi)
Ishte njëri ndër themeluesit e KF "2
korriku" dhe "7 shtatori" në futboll të vogël në Klinë.
-Pas
lufte
Ishte drejtues i KF "Dukagjini"
Klinë, deri në vitin 2003.
Për një periudhë, ishte anëtar i
Këshillit Drejtues të FFK-së.
-
Angazhimet Politike
Haxhi Ibishi ishte i angazhuar në
organizatat demokratike të kohës, si në LDK dhe PPK.
Është njëri ndër themeluesit e Degës së
AAK-së në Klinë.
Anëtar i Kuvendit Komunal në Kline për 2
mandate.
Kryesues i Kuvendit Komunal Klinë për 1
mandat.
Aktualisht është anëtar i Kryesisë së
Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Dega në Klinë.
Pse
duhet votuar Dr. Haxhi Ibishi?
Do
të jetë nderë për të gjithë qytetarët e Klinës përfaqësimi në Kuvendin e
Kosovës nga një intelektual i kalibrit siq është Dr. Haxhi Ibishi, i cili e ka
dijen dhe përvojën e mbi të gjitha dashurinë e pakufishme për t'iu shërbyer
qytetarëve të Kosovës.
Pas shumë viteve mungese në Kuvendin e
Kosovës, Klina ka nevojë për një përfaqësim dinjitoz në legjslaturën e ardhshme
të Parlamentit.
Të gjithë ata që përcaktohen që më 9
Shkurt ta votojnë numrin 85 në listën e AAK-së, jo vetëm që votojnë për figurë
të re dhe të pastër politike, do të ndihmojnë ndryshimin e mentalitetit
qeverisës në vendin tonë.
Kuvendit të Kosovës i duhen njerëz dhe
personalitete të përgatitura siq është Dr. Haxhi Ibishi dhe shumë të tjerë që
janë të zotët të përballen me sfidat e kohës nëpër të cilën po kalojmë.
Vota për Haxhi Ibishin më 9 Shkurt 2025,
do të jetë votë për ndryshim dhe dinjitet njerëzor, për ide të reja dhe
inovative në Parlamentin e Kosovës.
Nominimi i Dr. Haxhi Ibishit si kandidat
për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës erdhi si produkt i kontributit
shumvjeçar në shërbim të qytetarëve të Klinës dhe më gjerë.
Profesioni human dhe përvoja e gjatë
politike, dashuria ndaj vendit dhe qytetarëve, vendosmëria, guximi dhe
respektimi i vlerave sublime të kombit tonë janë garancë e fuqishme për
qytetarët e Kosovës që të votojnë kandidatin me numër 85 në listën zgjedhore të
AAK-së.
Të
nderuar qytetarë të Klinës dhe mbarë Kosovës, Dr. Haxhi Ibishi, si një mjek
infektolog i shquar, intektual i spikatur dhe një atdhetar mjaft i përkushtuar.
Ai me votën e juaj të lirë dhe demokratike mund të bëhet deputet i Kuvendit të
Republikës së Kosovës, i cili do të jetë zë i fuqishëm i mbrojtjes së të
drejtave tuaja, zë i ndryshimeve pozitive në jetën shoqërore dhe politike të
vendit tonë.
K.D