Mendime
Florim Zeqa: Filloi muaji i mashtrimeve të mëdha!
E diele, 12.01.2025, 06:50 PM
Filloi muaji i mashtrimeve të mëdha!
Shkruan: Florim Zeqa
Tani
edhe zyrtarisht për subjektet politike nisi muaji i madhërishëm i fushatës
zgjedhore, më ç'rast qytetarët e vendit do të kenë rastin të kënaqën më të
gjitha "mrekullitë" e pashijuara të kësaj bote!
Pushtetarët
zemërhapur e dorëlirë më paratë e taksapaguesve
Qytetarët
si asnjëherë më parë do t'i kenë afër krerët e të gjitha partive politike, të
cilët do ta "hapin" shpirtin e zemrën para popullit të tyre.
Si çdo herë më zemërhapur dhe më dorëlirë
(më paratë e taksapaguesve) do të tregohen pushtetarët, duke ju ofruar gjithçka
e çdo gjë votuesve të tyre.
Do të shpenzohen shumë para të buxhetit
të Kosovës, do të shtjerrën në maksimum edhe buxhetet e partive opozitare, për
çka donatorët do t'i hapin llogaritë e veta për më të fortët e politikës!
Sa vendet e punës do të
"hapen", sa kilometrat e asfaltit do të "shtrohen", sa
shkolla e çerdhe do të "ndërtohen", sa shiritat e përurimeve do të
"prehen" gjatë këtyre ditëve, sa shtallat e bagëtive do të
vizitohen nga liderët partiakë!
Mëkatë që bagëtitë nuk dinë të gëzohen!
Por do të gëzohen familjet që do të
ndihmohen me nga 100 e 200 euro, më të vetmin qëllim që t'ua përfitojnë zemrat
varfanjakëve të shumtë 'cep e n'cep' të Kosovës.
Në televizionet publike qytetarët do të
kenë rastin të shohin vetëm storie suksesi të pushtetarëve. Ndërsa në anën
tjetër do të jetë opozita, ajo që do të mundohet t'ua rikujtoj qytetarëve
dështimet e shumta të pushtetit në katër vjetët e kaluara.
Sa shumë premtime, gënjeshtra e mashtrime
do t'iu servohen qytetarëve brenda këtij muaji të "bereqetit", me të
korrurat e të cilit do të ushqehen pushtetarët e rinj në katër vitet e ardhshme.
Më shumë fat do të jenë lagjet dhe
fshatrat në të cilat do të fillojnë projektet e fushatës zgjedhore, por akoma
me më shumë fat do të jenë ata që presin përfundimin e tyre,...ngase shumë nga
projektet e filluara nga fushatat e kaluara zgjedhore kanë mbetur aty ku kishin
nisur, të papërfunduara akoma!
Kosova është vendi i vetem në rajon e
ndoshta edhe në botë, ku politikanët milionerë i blejn më së liri votat dhe
shesin më së shtrënjti premtimet e tyre!
Si zakonisht çmimin e mashtrimeve të tyre
e paguan popullata e varfër, e cila mbetët duke pritur deri në zgjedhjet e
radhës pa e shijuar aromën e mrekullisë së premtuar.
Thirrje
për vetëdijësim
Këtë
shkrim e bëra për t'i thirrur ndërgjegjës qytetare në fillim të fushatës
elektorale që të mos bien pre e premtimeve boshe, por t'i vënë gishtin kokës e
të mendojnë para se të votojnë, së vota e tyre sot vlenë më shumë së 100 apo
200 euro, është votë që përcakton të ardhmen e fëmijëve tuaj nesër.
Ata që ju harruan dje kur ju dhuruat
voten, do t'ju harrojnë edhe nesër e përgjithmonë. Vota e juaj më 9 Shkurt 2025
është votë që e determinon të ardhmën tonë të përbashkët në shtetin e Kosovës.
Se a do të triumfojë e vërteta para
gënjeshtrave dhe programet demokratike para dogmave komuniste, mbetët të shihet
pas numërimit të votave të 9 shkurtit!
Mos e harroni për asnjë çast thirrjen
time të vazhdueshme për mobilizim të përgjithshëm, për largimin përfundimtar të
klasës së korruptuar politike, si kusht i vetëm dhe i domosdoshëm për
ndryshimin substancial qeverisës në vendin tonë.
Në
fund, një gjë mos e harroni qytetarë të dashur të vendit tim dhe bashkatdhetarë
të shpërndarë në botën mbarë, ata që ju harruan dje, do t'ju harrojnë nesër e
përgjithmonë, ata që ju mashtruan për gjysëmshekulli do t'ju mashtrojnë përseri
dhe në pafundësi!
Zoti e bekoftë voten e lirë të njerëzve
të lirë.
Florim Zeqa, 12 Janar 2025