Mendime
Idriz Zeqiraj: Fushata sforcuese dhe shpifse e PAN-it, rrezikon t`i bëhet bumerang
E shtune, 04.01.2025, 07:54 PM
FUSHATA SFORCUESE DHE SHPIFSE E PAN-IT, RREZIKON T´I BËHET BUMERANG
NGA IDRIZ
ZEQIRAJ
Shkrimtari Maksim Gorki jipte një porosi të artë: "Mos u mundohuni
të mohoni gjithçka tek tjetri, sepse rrezikoni të mos u besojë askush për
asgjë". Kjo porosi e autorit të njohur të romanit "Nëna", është
fort adekuate, për opozitën e sotme, në veçanti, për ate PAN-iste. Si llavë e
ujqërve të uritur, në bjeshkët borë-shumë, janë tufëzuar analistë e banalistë,
fytyra rrast të kriminalizuara, sorollatën nga njëri televizon tek tjetri,
pothuaj se, të gjithë në pronësi të partive-banda të PAN-it kriminal.
Nëse zgjedhjet e shkurtit 2021, Vetëvendosje i fitoi, pasi populli u bind
se "komandantët", mashtrues e gënjeshtarë, pretendonin se e bënë
luftën, pa asnjë betejë ballore, asnjë fitore, asnjë mbrojtje të popullatës
civile e parandalim të 420 masakrave serbo-sllave dhe ia mohonin gjithçka
Ibrahim Rugovës. Ndërkohë që këta "biçim komandantësh", arrestuan,
maltretuan dhe vranë ushtarakët luftëbërës të FARK-ut dhe kundërshtarët
politikë, kuadro e veprimtarë të LDK-së, të cilët e bënë paqen dhe luftën;
kishin vjedhur zyrtarisht, duke abuzuar me pushtetin, duke degraduar Sistemin e
Drejtësisë; Arsimin, me doktorata të blera dhe punësime në Universitete e
Gjimnaze; Shëndetësinë të lënë pa pajisje mjekësore bashkëkorohore dhe pa
përgaditur personelë mjekësor të specializuar dhe shkatërruar gjithçka tjetër
në Kosovë.
Tani Vetëvendosje do të fitojë, sërishmi, për mohimin e gjithçkaje që ka
bërë në mandatin e saj 4-vjeçar Qeveria Kurti, përfshi edhe shtrirjen faktike
të sovranitetit në veriun e Kosovës. Pamëdyshje, se ky sovranitet është i
brishtë, por edhe më të brishtë po e bëjnë partitë-banda të koalicionuara në
PAN-in kriminal, të cilat, që nga humbja e pushtetit, në zgjedhjet e shkuara,
janë bërë palë me Serbinë, në sulmin e vrazhdët kundër Vetëvendosjes, me
aleatët e saj "Alternativa dhe "Guxo". Gadishmëria e PAN-it, për
ta bërë Asociacionin, edhe pse kryeshefi i tyre, Hashim Thaçi, nënshkrues i
tij, e quan - kancer të Kosovës -. Për sanksione akuzon Kurtin dhe
Vetëvendosjen e tij dhe jo Serbinë dhe BE-në; të gjitha veprimet sovraniste në
veri, i quan fushatë për vota. Policinë e Kosovës, e krahason me atë të
Millosheviçit. 1 (një) miliard euro, 1/3 e buxhetit të shtetit, të shpërndara
për skamnorët e Kosovës, i quan "vitra" e "sadaka".
Pushtetin me demokracinë më të zhvilluar në rajon e më gjerë, i vlerësuar edhe
nga ndërkombëtarët, e quan diktaturë!
Pikërisht, për këto mohime dhe shpifje groteske, të propagandës lehaqene
të PAN-it, për të nxirë gjithçka të pozitës aktuale, në stilin e filosllavit Enver
Hoxha; bllokimin e VETTING-ut, të ligjit për sekuestrimin e pasurisë të pa
mbuluar, të pa justifikuar nga PAN-istët, dhe frika e kthimit në pushtet të
krimit dhe të kriminelëve, me ndihmën e drejtëpërdrejtë të Beogradit zyrtar; të
kryeministrit shqiptar, Edvin Rama, me bandën e tij komuniste; të pjesës
absolute të mediave, kryesisht, televizioneve, me portalet e tyre,
shqiptarët do të votojnë përsëri Vetëvendosjen, me shpresën e një koalicioni me
një partner të pranueshëm, të pa inkriminuar, siç është Lidhja Demokrtike e
reformuar.
Armiqtë e jashtëm të Kosovës, duket se janë koordinuar me kundërshtarët e
mërdhezur, (si fytyra e Halil Matoshit në debatin e nxehtë televiziv), të
Kurtit dhe të Vetëvendosjes së tij, për t`i kthyer në pushtet bashkëpunëtorët e
tyre, njerëzit e shantazhuar, me dosje të hershme krimesh faktike. Sepse ata
janë të dëgjueshëm, pazarët bëhen lehtësisht dhe të leverdishme për armiqtë,
siç ka ndodhur me dialoguesit e mëparshëm, "po bëjmë vetëm dialog
teknik dhe jo politik", por "doli dardhë me bisht", dialogu
ishte tërësisht politik! Me keqardhje, në mos e tmerrshme, edhe disa nga radhët
e miqëve tanë, miq, siç thotë populli, -për kokë-, preferojnë zgjidhje të
shpejta. Dhe, të shantazhuarit janë gjithmonë të dëgjueshëm, të gatshëm edhe
për kompromise të dëmshme, të dhimbshme për vendin, në këmbim të përfitimeve
personale. Përballja me armiqtë, është më e lehtë, se sa përballja me miqtë.
Prandaj, të keqen, në mundësi, duhet parandaluar.
Koalicioni
LVV-LDK, ashtë jetik për Kosovën e sotme
Është shansi që Albin Kurti me shokë, t`i bëjë një shërbim të madh
Vetëvendosjes, e parasegjithash Kosovës. Dihet, madje botërisht, se koalicioni
LVV-LDK, ka qenë më i pranueshmi për shqiptarët vendorë dhe ata të përbotshëm,
sepse ishte i pari koalicion me partner të pa kriminalizuar. Se kush e prishi
atë koalicion, e ka thënë kreu i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi,
"emisari amerikan Grenell, na dha afat një javë, për ta prishur
koalicionin me LVV"! Dhe, vet ish-kreu i partisë, Isa Mustafa, e
konfirmon: "Unë e prisha koalicionin me LVV", sepse ashtu e urdhëroi
njeriu që e kishte katapultuar në krye të LDK-së, pra, Hashim Thaçi me SHIK-un
e tij.
Andaj, hedhja e idesë të një koalicioni pas zgjedhor, LVV-LDK,
pavarësisht kuotës të votave, rezultatit zgjedhor të palëve, do të ishte i
mirëqenë për të dy subjektet, sepse do ta ngjallte besimin tek populli, se, më
në fund, dy partnerët në qeverisje, LVV dhe LDK, nëse nuk kanë bërë
"golë", të paktën, nuk kanë bërë "autogolë". Thënë troç,
edhe nëse nuk kanë qenë fort të suksesshme, nuk janë subjekte të
kriminalizuara, respektivisht, të penalizuara, për krimet makabre të vrasjeve
numerike dhe as të korrupsionit, makro-hajnisë zyrtare, eksponentët numerikë të
PAN-it.. Çështjet ideologjike janë hiç, në krahasim me parësoren kombëtare.
Është koha për punë të mençura dhe zgjidhje të pranueshme. Shëmbullojmë: Për
interesin shtetëror, CDU dhe SPD, në raste krizash qeveritare gjermane, janë
koalicionuar dhe kanë qenë shumë të suksesshme në bashkëqeverisje.
Për çudë, sa më shumë ulurima e lehje, aq më shumë po refuzohen nga
shqiptarët, partitë-banda të PAN-it, të cilat i akuzojnë për sabotimin e
luftës; për vrasjen e ushtarakëve luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës dhe
kundërshtarët politikë; haraçin masiv; uzurpimet dhe tenderimet kriminale; për
rrënimin e sistemit të Drejtësisë, të Arsimit dhe të Shëndetësisë dhe të gjithë
katalogun e pisllëqeve tjera. Me paturpësinë më të madhe, me një barrë krimesh
faktike në kurriz, sërishmi kërkojnë votën nga populli, kërkojnë kthimin në
pushtetin e përgjakur të djeshëm!
Të trimëruar nga disa zëra që vijnë nga larg, gjoja, për lirimin e të
akuzuarëve për krime lufte, në Gjykatën Speciale të Kosovës me seli në
Hagë, me besimin se ende mund të blihet liria, me lidhjet e tërthorta
avokat-gjyqtar, siç ka ndodhur përgjatë këtij çerek-shekulli, llapaqenët
PAN-istë kërkojnë aleatë, për të blerë apo kërcënuar dëshmitarët, të cilët po e
ngrysin jetën, në vajë e gjëmë, për ekzekutimet e njerëzve të tyre, nga
Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale, siç e emërton, saktësisht, bandën vrastare
të disa "biçim komandantësh", prokurori amerikan Jack Smith, të cilët
donin të hynin në histori, duke e falsifikuar luftën, me qëllim të përvetësimit
të saj. Për realizimin e këtij qëllimi, "komandantët" nuk zgjodhën
mjetet. Duke ekzekutuar ministrin e Luftës, komandantët e dhe ushtarakët
profesionistë të tij, të cilët, realisht, e bënë luftën e Kosovës.
Eksponentët e PAN-it, me argatët sivëllezër të Vuçiqit, deri në Tiranë,
falsifikueshëm e turpshëm, çirrën se, kinse, në Hagë janë "udhëheqësit
kryesorë të UÇK-së, çlirimtarët tanë", ndërkohë vetë ata e pranojnë se nuk
kanë qenë pjesë e luftës. Madje edhe shokët e tyre të LPK-së, (lexo:
PDK-së), i akuzojnë për bashkëpunim me Shërbimet Informative, si: DGSE
franceze; UDB-në jugosllave; SHISH-in shqiptar, për sabotimin e luftës, për
tradhti kombëtare. Janë -fejtonet- në vazhdime, të gazetës "Kosova
Sot", të verës 2018, me autorë veteranët e të LPK-së, të cilët e thonë
këtë, duke shpjeguar faktueshëm e bindshëm. Dëgjoni edhe akuzat e serta
të Jakup Krasniqit në TV7 dhe të tjerëve, gjysmë dekade më parë. Edhe disa
komandantë, ende të lirë, por, rrast të shantazhuar, herë pas here, fushatojnë
tek dhjetra-mijëra "veteranë" të rrejshëm, për nritje enorme të
pagës, për të qenë në klientelën e tyre të përhershme elektorale.
Eksponentët e
PAN-it kontrabandistë dhe aleatë me Vuçiqin, për ndarjen e Kosovës
Me metodën e gatshme të fashizmit afro gjysmë-shekullor të filosllavit
Enver Hoxha, i cili, në mesin e vrasjeve të mijëra kundërshtarëve politikë, i
ekzekutoi dhe i la pa varr 6.000 intelektualë, të cilët ishin shkolluar në
Univesitetet prestigjioze të botës, të bursuar nga Mbretëria Shqiptare, e
udhëhequr nga Mbreti i Shqiptarëve, Zogu i Parë, themeltar dhe konsolidues i
Shtetit Shqiptar. Me frymëzimin e idolit të tyre, Hoxhës të Tiranës, nën
instruktimin e Sigurimësave famkeq të tij, bandat e PAN-it përgjakën Kosovën,
me gjakun e derdhur të shumë burrave dhe djemëve luftëtarë shqiptarë, me qëllim
të marrjes të pushtetit përdhunshëm! Së fundi, PAN-istët kanë ftuar në ndihmë,
për zhbërjen e Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, edhe rrënuesin e
demokracisë dhe të pluralizmit shqiptar, Edvin Ramën, i cili me karterët e
drogës, e bëri bizar gjithë botën, që nga Evropa, e deri në Azinë e largët.
Në këto rrethana, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me cinizëm e
përtallë opozitën, se "pragu për partitë e tjera është 5 përqindshi,
ndërsa për VV - 50 për qind".
Opozita, në veçanti, ajo PAN-iste, e frustruar nga matjet e agjensive të
specializuara të sondazheve, të cilat e nxjerrin LVV të parë dhe me
diferencë, fatalisht, të madhe, bëjnë akuza shpifëse e denigruese, kinse, për
flirtime me Serbinë, ndërkohë që akuzuesit janë dëshmuar për bashkëpunim me
bandat dhe kontrabandistët, me emër dhe nam të keq serbë, përfshi edhe
Radoiçiqin, Veselinoviqin me banditërit e tyre. Andaj, e vërteta dihet dhe
kryeministri Kurti me shokë ndjehen komod dhe shpërfillin e demantojnë, madje
lehtësisht, të gjitha sajesat shpifëse dhe hiç të besueshme. Sa më shumë sharje
e denigrime të opozitës, aq më shumë rritje në kuotën mbështetëse të pozitës.
PAN-i kriminalizuar, pothuaj se, të gjitha vendimet e qeverisë, që janë në
funksion të shtetit ligjor, i dërgon për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, me
bindjen e refuzimit, sepse atje është - e motra e vëllait të ish-ministrit në
qeverinë komuniste të Tiranës-.
Shpifjet paushalle
ndaj kuadrove të pozitës; lobimi për ndarjen e Kosovës; gadishmëria e PAN-it për Asociacionin -
kancer i Kosovës!
a) Opozita e kriminalizuar PAN-iste, ka mbetur me akuzën e pa akuzë
zyrtare, të ambasadorit, Profesor Martin Berisha, i cili nuk ka asnjë lidhje
biznesore me Kosovën; apo me 7-500 euro pagesë të lobuesit për Kosovën, Gani
Jakupi. Ndërkohë që janë zënë "me pelë për dore", duke lobuar me
pagesë, për ndarjen e Kosovës. Kesti i njohur prej 182 mijë euro, i janë dhënë
një agjensie parisiene, me dijeni të ambasadorës Vlora Çitaku dhe ndërmjetësinë
e ministrës Dhurata Hoxha. Shefa të partive-banda, dje, që, kinse, lobojnë për
ushtrinë, sot për hyrje në NATO, në fakt, ata duke qenë të shantazhuar me
dosje, po derdhin milionat e hajnisë dhe të haraçit, për zhbërjen e Gjykatës
Speciale në Hagë.
b) Akuzojnë zv.kryeministrën dhe ministren e Jashtme dhe të Diasporës,
Donikë Gërvalla, për dështim në njohje! Por, "harrojnë", qëllimshëm,
se kanë nënshkruar marrëveshjen me Serbinë, më 2020, për ngrirje, heqje dorë
nga lobimi për njohje, në këmbim që edhe Serbia të mos lobojë për çnjohje dhe
pengesa tjera. Vërtet, akuzat për të dinjitetshmen Gërvalla, janë hakmarrje e
ulët ndaj saj, sepse, si askush tjetër, nga zyrtarët e lartë, nuk i dha emër e
mbiemër krimeve të listuara dhe të ekzekutuara, ngeshëm dhe me një sadizëm
unik, të kundërshtarëve politikë. Dhe, kjo u dëshmua katërcipërisht edhe nga
Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë.
c) Akuzojnë ministrin yll të Bujqësisë, Faton Pecin, për dhënien e
subvencioneve partiakëve të VV-së, duke "harruar" se edhe ata janë
qytetarë të Kosovës, pjesë e popullit, me tej 50 % të votave, respektivisht, me
438 mijë vota të fituara, në zgjedhjet qendrore të 14 shkurtit 2021!
E gjithë kjo histeri shpifjes, po i kthehet në bumerang opozitës
PAN-iste, të rënë në dëshpërimin e thellë, duke e parandjerë humbjen e radhës.
Shefat e partive-banda, zotohen se "nëse fitojmë zgjedhjet, do ta bëjmë
që ditën e parë - Asociacionin -", i konsideruar edhe nga vet autori
nënshkrues i tij, Hashim Thaçi, para tej një dekade më parë, se
"Asociacioni është kanceri i Kosovës". Dhe, kjo jo vetëm që i
frikëson qytetarët e Kosovës, por edhe i tmerron, qoftë edhe në gjumin dhe
ëndrrat e tyre! Dhe, një kërkim shpëtimi, nga kanceri i pritshëm
"Asociacion", shpresat i kanë varur ke Albini, në partneritet me një
subjekt shtet-formues, të pa implikuar në krime vrastare dhe hajnore, siç është
LDK-ja.
"Trojka
famëkeqe: Hashimi, Rama, Vuçiqi, ngarkon Baton Haxhiun me mision special
"Trojka" namkeqe dhe neveritëse, Hashimi me porosi nga Haga,
Rama nga Shqipëria, Vuçiqi nga Beogradi, e dërguan Baton Haxhiun nga Tirana në
Prishtinë, me misionin special, "sulm frontal kundër kryeministrit Albin
Kurti". Nga TV7, emisioni PRESSING, mjeshtri i intrigave dhe i hafillëkut
të shumëfishtë, Baton Haxhiu, e qortoi dhe akuzoi - njëherësh opozitën e
Kosovës, për "heshtje dhe qyqarllëk, të çakorduar dhe inferiore ndaj Kurtit".
Dhe, ngulmueshëm, bëri thirrjen për bashkim dhe koordinim të sulmeve, me
slloganin makiavelist "shpif, shpif dhe përsëri shpif, se diçka do të
mbetet"! Dhe, ashtu ndodhi.
Ustai hafije i hershëm, Baton Haxhiu, në shërbim të pushtuesit
serbo-sllav, vazhdon zanatin e tij shpengueshëm edhe në Kosovën e lirë, duke
abuzuar me demokracinë e shtetit të Kosovës. Me vete solli edhe ekipin e tij,
të cilët i punësoi në televizionet e Kosovës dhe me ulurimat e tyre lehaqene,
vazhdojnë ta provokojnë dhe terrorizojnë, çdo natshëm e ditshëm, popullin e
Kosovës dhe shqiptarët e botës. Batoni vrapon nga njëra medie në tjetrën,
gjithnjë i mirëpritur nga moderatorët shpirtshitur, të cilët, edhe kur Batoni
thotë se "Liqeni i Ujmanit t`i lihet Serbisë, sepse ne e kemi Liqenin e
Kukësit", ata nuk reagojnë, ngaqë është porosi e pronarëve mediatik të
tyre. Pra, gjithmonë duke vjellur vrerë, në linjen e pëbashkët me opozitën
PAN-iste dhe Serbinë armike!
Fushata zgjedhore
ka degraduar; Kosova me një zonë zgjedhore, abuzim i
madh; lista me deputetë të shantazhuar!
Fushata elektorale në Kosovë, kësaj radhe, ka degraduar tërësisht. Afati
kohor i fushatës një-mujor, është zgjatur në tre-mujor, pa lejen e KQZ. Nuk e
besoja që KQZ do ta lejonte këtë maskaradë fushatore të rrëmujshme. Duhej ta
ndalonte dhe, në rast se dikush e fillonte shpërfillshëm, duhej ndëshkuar, siç
e parasheh ligji, me gjoba të majme. E pa shpjegueshme, pse ndodhi kjo
çthurje dhe shkelje ligjore?
Gara është konsumuar dhe devalvuar dukshëm. Ecejakët Kosovë-Mërgatë, me
tepëri shpenzimesh të panevojshme. Revanshi mujshor e rrugaçëror i opozitës
PAN-iste, ka shkelur rregulla dhe parime. Dialogu dilemë, jo vetëm e
shqiptarëve të Kosovës, por edhe e atyre të përbotshëm. Politikanët e
shantazhuar, me dosje voluminoze, ende bëjnë hije e zymti, në jetën politike të
Kosovës!
Kosova me një zonë zgjedhore, abuzim i madh, sepse deputeti nuk ka asnjë
përgjegjësi ndaj askujt! Prandaj edhe fitojnë kriminelët dhe hajnat. Për një
çerek-shekulli eksponentët e SHIK-ut kriminal, vazhdojnë të riciklohen me
statusin e deputetit! E tmerrshme për demokracinë, popullin dhe Kosovën! Një
deputete paska biseduar disa sekonda me një person të shpallur"non
grata" nga DASH amerikan. Dhe, u bë nami! Po në listat e kandidatëve për
deputetë të PAN-it, pse janë lejuar të tillët të futen?!!
Shihni emrat e 20-shës së parë në listat e kandidatëve për deputetë të
PAN-it, por edhe më poshtë listën komplete. Aty i gjeni emra të lakuar gjyqeve
dhe burgjeve, përgjatë një çerek shekulli, për krime të rënda vrasëse dhe hajnish.
Liria është fituar, duke paguar milionat, por, kurrë pafajësia. Këtë e thotë
edhe avokati matrapaz, Ben Emerson, se "liria e filan (x-y) komandantit ka
kushtuar 11 milionë euro. Prej tyre, 5 (pesë) milionë i kam marrë unë!"
Deri tani dyshonim për këtë çmim enorme. Por, avokati Bemerson e konfirmnoi,
kur pranoi se ende pa e përfunduar mbrojtjen e Kadri Veselit, kishte inkasuar
në xhiro-llogarinë e tij plot 4 (katër) milionë euro, nga buxheti i lodhur i
Kosovës!!!
Ndërsa LDK-ja dhe LVV i ka listat e pastra, kandidatë për deputetë të
painkriminuar. Kjo dëshmon për epërsinë, parimore dhe morale, absolute të
këtyre dy subjekteve politike, në raport me partitë, skajshëm, të
kriminalizuara, përkatësisht, të PDK-së, AAK-së, NISMA, si dhe bishtave të
tyre, të koalicionuara, dikur, në PAN.
Politika pa të
shantazhuar; spastrim ose zhbërje të partive kriminale;
stop mashtrimit
djathtist të PDK dhe AAK; thikat mbi hartën e Kosovës, ishin faktike!
Marrëveshjet e nënshkruara me dialog, të aprovuara në Kuvend, janë dëshmi
e një Parlamenti, me koxha, politikaj të kriminalizuar, rrjedhimisht, të
shantazhuar. Krimet makabre numerike, respektivisht, vrasjet serike të
kundërshtarëve politikë, qëllimshëm të pahetuara, të pazbuluara dhe të pandëshkuara,
kanë kontaminuar, helmuar jetën politike në Kosovën tonë. Me "lehjet në
hënë", të opozitës PAN-iste, vështirë ta mundë LVV, e cila, edhe nëse nuk
i ka përmbushur një pjesë të premtimeve elektorale, nuk ka vrarë shqiptarë; nuk
ka abuzuar me buxhetin e shtetit; pra, nuk ka vjedhur shtetin.
Nëse nga 3 (miliard) të buxhetit, 1 (një) miliard, pra, 1/3 e buxhetit,
Qeveria Kurti, ua ka shpërndarë nevojtarëve skamnorë, nuk janë as
"vitra" dhe as "sadaka", por ndihmë e prekshme për
varfanjakët e Kosovës. Dhe, LVV, qeveria e saj, këtë e arsyeton me programin
social, të proklamuar në fushatën e shkuar, madje, qysh në nismë të qeverisjes.
Mbajtja e fjalës, është joshje, për të besuar populli. Dhe, kjo i demanton
bindshëm tellallët humbës. Ndërsa një pjesë e parave të pa shpenzuara, mund të
konsiderohet mungesë e përvojes qeverisëse, ose zot shtëpie -konak-, që nuk e
shprazë kurrë kuletën, arkën e shtetit, siç kanë bërë disa lapanjozë e
plangprishës të mëparshëm. Por, në asnjë rast e rrethanë, kur paratë janë të
depozituara në bankën e shtetit tonë dhe jo në bankat sekrete të botës, assesi
nuk është hajni, siç trumbëtojnë lukunia e hajnave klasikë të Kosovës.
Të gjitha këto fakte dëshmojnë se partitë-banda të PAN-it, të cilat nuk
dhënë asnjë provë reformuese, pas shumë krimesh dhe hajnish zyrtare, një shtet
ligjor, do t`i shpallte të paligjshme, duke ndihmuar anëtarësinë e
painkriminuar, të organizohen të spastruar nga elementët masiv kriminalë.
Kosova është në krizë të thellë politike, sepse Rusia, Serbia dhe disa
nga miqtë e tyre ndërkombëtarë, natyrshëm, armiq të Kosovës, preferojnë t`i
kthejnë në pushtet "komandantët" e shantazhuar, me dosje krimesh të
bollshme, sepse ata janë të dëgjueshëm dhe armiku i përdorë për t`ia bërë
gjëmën Kosovës, siç aprovuan ndarjen e saj, paraardhësit pushtetarë.
Lajm Senzacional:
Presidenti serb Vuçiq kërkon nga vëllai i tij në Tiranë, Rama: "Të
ndërhyjë tek amerikanët, për lirimin nga burgu i Hagës të Hashimit me shokë,
sepse me Albinin nuk bisedohet, ndërsa me Hashimin dhe Ramushin, merreshim vesh
dhe kuptoheshim lehtë". Prandaj, në takimin e dy Parlamenteve, shqiptar
dhe kosovar, kryeministri shqiptar, Edvin Rama, kreu porosinë e Vuçiqit, duke i
bërë thirrje Kosovës dhe Amerikës, të angazhohen për lirimin e të akuzuarve në
Hagë, për krime vrastare, të paktën, të qindrafishta . Gjatoshi i Tiranës i
rivrau shumë qindra viktima politike, të ekzekutuara, me lista emërore e
ngeshëm, nga disa "komandantë", me bandat e tyre, të instruktuar nga
Sigurimsat e Enver Hoxhës, duke lënduar, skajshëm, shumë mijëra familje të viktimave
dhe farefisninë dhe miqësinë e tyre, anekënd Kosovës dhe më gjerë në botë.
Dhe, megjithatë, asnjë deputet i Kosovës apo edhe i Shqipërisë, nuk i
reagoi kryeministrit provokator, i cili keqpërdori pritjen vëllazërore, krejt
të pamerituar. Përkundrazi, për turpin e tyre, ata e duartrokitën, duke
irrituar shqiptarët e përbotshëm dhe kulmuar marrëzinë e skajshme të deputetëve
rrobotë.
Kur Albin Kurti denonconte "thikat mbi hartën e Kosovës",
opozita komplete e Kosovës, pyeste në habitore: "Ku janë thikat mbi
hartën e Kosovës?!" Tani, përgjigjen e gjeni në shkrimin, me autorësi
timen, të shoqëruar me një fotografi origjinale dhe titull: "Tre
banditërit me thika mbi hartën e Kosovës", botuar në muajin nëntor 2024.
Ndarja, e majta dhe e djathta", janë broçkulla. Të djathta shtirën
edhe PDK-ja dhe AAK-ja, por, realisht, janë të majta ekstreme, madje
staliniste. Shihni si turrën kundër Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në
Hagë, krijesë e Amerikës dhe e BE-së, kundër krimeve të bëra, jo vetëm në
luftë, por edhe në paqe, për pushtet dhe pasuri. A nuk mjafton kjo për të
kuptuar urrejtjen e PAN-it, ndaj Amerikës dhe Perëndimit demokratik?!
Shanset për të qenë e parë në zgjedhjet e pritshme i ka LVV. Ndoshta nuk
e arrin 50 për qindshin, por epërsinë mbi partitë rivale, besoj se do ta
arrijë.
Aktualisht, Kosovës i duhet një mazhorancë solide dhe koalicion i partive
të pa kriminalizuara. Dhe, këto janë LVV dhe LDK-ja.
Përndryshe, çfarëdo koalicioni tjetër, do të ishte kthim i krimit dhe i
kriminelëve në pushtet. Dhe, gjëma për Kosovën do të ishte e parathënë, e
pashmangshme.
Shqiptarët e Kosovës, më në fund, duhet ta dinë, se Atdheu-Kosovë është
në rrezik të madh. Dhe, këtë rrezik e gatuan disa "komandantë" të
shantazhuar, siç thotë kryeagjenti i Shërbimit Sekret francez, DGSE, Pierre
Siramy:
"Gjithçka çfarë duhet të dijë agjenti, është se ekziston një dosje
për të, me kaq mjafton".
Kur analisti i specializuar në -Analizë-, Profesor Nexhmedin Spahiu,
javën e kaluar deklaronte ke kanal 10 - Politiko, se Serbia i ka agjentët e saj,
në çdo institucion të Kosovës, madje edhe në media, analistë, një zonjë e
paditur, reagoi në atë masë, sa nuk i plasi "zorra e pasmë", nga
britmat kundërshtuese. Megjithatë, moderatori i jipte të drejtë asaj, edhe pse
e dinte se Profesor Spahiu e tha një të vërtetë, pa asnjë mëdyshje.
Torturuese të dabatosh me "analistë" injorantë, të paguar!