Mendime
Adil Fetahu: Miti serb për Kosovën synon ‘’Trepçën’’ dhe pasuritë tjera të Kosovës
E shtune, 28.12.2024, 07:54 PM
MITI SERB PËR KOSOVËN, SYNON ‘’TREPÇEN’’ DHE PASURITË TJERA TË KOSOVËS
Nga
Adil FETAHU
Pozita
gjeografike-strategjike dhe pasuritë
natyrore të Dardanisë (së sotme), jo se i kanë shërbyer popullsisë vendase për
zhvillim, përparim e lumturi, por kanë shërbyer për lakmi të pushtuesve të huaj
dhe i kanë sjellë fatkeqësi popullsisë vendore.
Gjiganti
minerar ‘’Trepça’’ është shembulli tipik i kësaj lakmie, që po na përcjell edhe
në ditët e sotme.
Pa
hy në histori të mëhershme, të kohës së pushtimeve romake, bizantine, osmane, serbe, gjermane dhe
përsëri serbe, t’i bëjmë një vështrim këtij aspekti vetëm për periudhën prej
luftërave ballkanike e deri më sot.
Pas
pushtimit të Dardanisë së sotme (Kosovës) nga shteti i Serbisë (1912), dhe pas
formimit të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene pas Luftës së Parë Botërore,
minierën e Staritërgut e kishte marrë në koncesion Nikolla Pashiqi, politikani
më i njohur serb, sikur që i kishte marrë edhe 3000 ha tokë në Gazimestan!
Në
vitin 1925, një ekip i ekspertëve të minierave nga kompania britanike
‘’Selection Trust’’ e angazhuar për rivatalizimin e Minierës së Staritërgut,
kishte bërë hulumtime dhe konstatuar sasi të mëdha të xehes që përmban
përqindje të larta të plumbit dhe zinkut. Duke parë leverdinë e eksploatimit të
xehes, kompania britanike e kishte blerë koncesionin, nga djali i Pashiqit
(Radomiri). ‘’Selektion Trust’’ në
dhjetor të vitit 1927, e kishte formuar kompaninë ‘’Trepça Mines Limited’’, me
seli në Londër, për shfrytëzimin e mineraleve të Trepçës. Nga hulumtimet e
zhvilluara, kompania britanike në vitin 1929 kishte konstatuar se në Minierën e
Staritërgut ekziston sasi xeheroreje 1.750.000 tonë. Ajo kompani pastaj bleu koncesionet edhe për
minierat tjera: Novobrëdën, Janjevën, dhe miniera tjera në Serbi, të gjitha nën
emrin ‘’Trepca Mines Limited’’. Gjatë hulumtimeve të mëtejme, ekipi kishte
konstatuar gjithnjë e më shumë sasi të xehes, me përqindje të lartë të metaleve
të plumbit dhe zinkut për tonë të xehes, siç shihet në tabelën në vijim:
Tabela
e sasisë së xehes së konstatuar në Minierën ‘’Trepça’’ në Straritërg
Viti Sasia e xehes (tonelata) Përmbajtja e metaleve
Plumb
(Pb) Zink (Zn)
1929 1.750.000 11,50% 10,50%
1931 2.100.000 10,50% 7,80%
1932 2.500.000 9,00% 8,50%
1934 2.500.000 8,70% 8,50%
1935 3.007.000 8, 70%
8,00%
1936 3.300.000 9,40% 6,40%
1937 3.900.000 9,50% 5,20%
1938 4.976.000
8,70% 3,80% . 1939 848.000 8,60% 3,80%
*)‘Razvoj
metalurgjie olova i cinka u Rudiku ‘’Trepça’’, Stari trg’.
Në
periudhën 1930 – 1941 (para pushtimit gjerman), Kompania britanike ‘’Trepça
Mines Limited’’, ka nxjerrë e shfrytëzuar 6.267.501 tonë xehe, nga të cilat ka
nxjerrë e rafinuar 510.829 ton plumb, 383.901 tonë zink, 11.191 tonë
bakër, 589.820 kg argjend, 414,16 kg
bizmut.
Për
transportimin e xehes nga miniera e Straritërgut deri te fabrika e flotacionit
në Zveçan, ajo kompani ka ndërtuar teleferikun me gjatësi 6350 metra, në
lartësi mbi tokë 232, që bartnin 67 kosha
me nga 802 kgr. peshë xeheje.
Energjinë
elektrike e prodhonte Termoelektrana e ndërtuar në Zveçan, me qymyrin që e merrte nga Obiliqi.
‘’Trepça’’
në kohën e okupimit gjerman
Në
prill të vitit 1941, ‘’Trepçën’’ e morën gjermanët dhe menaxhimin ia besuan
kompanisë gjermane ‘’Manifelt AG’’.
Deri
sa ‘’Trepça’’ ishte në duar të shtetit të Gjermanisë. në periudhën 1941 – 1944, shteti gjerman ka nxjerrë këto sasi xeheje:
20.IV
– 31.XII.1941 306.692 tonë
xehe
Janar-dhjetor
1942 350.439 tonë
Janar-dhjetor
1943 398.046 tonë
Janar-tetor
1944 272.365 tonë
(Nuk
ka të dhëna për përqindjet e metaleve në tonë xeheje, por duhet konsideruar atë
përqindje që ishte në vitin 1939, në tabelën më sipër, eventualisht me ndonjë
rënie të vogël të asaj përqindjeje).
Kur
është fjala për shfrytëzimin e xehes nga shteti gjerman, duhet shtuar këtu se
ishte kohë e luftës, nuk kishte mjaft ekspertë të angazhuar, madje ka pasur
edhe sabotime nga xehetarët dhe punëtorët vendas.
‘’Trepça’’
në Jugosllavinë e Re
Pas
Luftës së Dytë Botërore dhe riokupimit sllav të Dardanisë/Kosovës, pasuritë
natyrore u regjistruan në pronësi të shtetit socialist. Kështu edhe ‘Trepça’ u
bë pronë e shtetit të Jugosllavisë, dhe zhvillohej e shfrytëzohej sipas planeve
pesëvjeçare të shtetit, ndërsa ishte një nga bartësit kryesor të zhvillimit
ekonomik të atij shteti, dhe asokohe ishte e njohur parulla:’’Trepça punon –
Beogradi ndërtohet’’!, që aludonte në faktin se ‘’Trepça’’ nuk ishte në
funksion të zhvillimit të Kosovës, por të viseve tjera të Jugosllavisë.
Në
ndërkohë, ‘’Trepça’’ ka pësuar ndryshime të statusit dhe subjektivitetit të
personit juridik, dhe një kohë – sidomos në periudhën 1970-1989, kur
Dardania (Kosova) fitoi autonomi të
plotë dhe u bë subjekt i Federatës, Trepça i ka dhënë impuls zhvillimit të
përgjithshëm: ekonomik, shoqëror, arsimor, shëndetësor, kulturor të Kosovës. Në
atë periudhë është shënuar sasia më e madhe e xehes së nxjerrur nga Miniera e
Staritërgut, falë angazhimit të zellshëm të ekspertëve, minatorëve dhe
punëtorëve shqiptarë. Kjo mund të shihet nga tabela në vazhdim:
Pasqyra
e nxjerrjes së xehes nga Miniera e Staritërgut në periudhën 1945-1998
Viti Sasia e xehes (tonelata) Përmbajtja e metaleve
(përqindja/t)
Plumb
(Pb) Zink (Zn)
1945 119.457 7,9 9,0
1946 430.377 6,8 9,4
1947 436.635 6,9 5,0
1948 533.573 7,3 5,5
1949 694.266 6,6 4,9
1950 665.201 6,5 4,7
1951 625.785 7,3 4,3
1952 574.831 6,9 4,3
1953 537.566 6,2 4,2
1954 510.539 6,9 3,0
1955 558.598 6,8 3,7
1956 576.233 7,6 4,2
1957 561.727 7,0 4,0
1958 573.152 6,9 4,0
1959 593.397 7,0 4,1
1960 602.162 6,7 3,6
1961 605.594 6,5 3,9
1962 623.934 6,5 3,8
1963 621.817 6,4 4,1
1964 629.503 6,3 3,8
1965 571.766 6,1 4,1
1966 545.727 5,7 3,9
1967 596.103 5,6 3,6
1968 584.670 5,6 4,0
1969 607.162 5,4 3,8
1970 610.403 5,3 3,9
1971 602.564 5,3 3,9
1972 599.236 5,3 3,8
1973 609.256 5,1 3,5
1974 631.111 4,8 3,1
1975 636.937 4,7 3,2
1976 658.437 4,4 3,3
1977 671.758 4,3 3,2
1978 601.805 4,5 3,9
1979 674.801 4,5 2,8
1980 688.418 3,8 2,7
1981 695.047 3,8 2,3
1982 628.217 3,6 2,3
1983 664.366 3,4 2,3
1984 702.718 2,97 1,92
1985 686.770 3,05 1,86
1986 647.078 2,75 1,77
1987 636.95 3,24 2,19
1988 571.618 3,18 1,89
1989 368.573 3,27 2,09
1990 204.570 3,44 1,92
1991 206.489 3,55 2,27
1992 134.946 3,09 2,11
1993
48.612 2,69 2,10
1994
32.475 2,28 2,57
1995 125.761 2,66 2,77
1996 181.009 2,95 1,77
1997 257.888 2,71 3,27
1998 311.315 3,10 3,07
*)Po
aty.
Periudha
më intensive e prodhimit (nxjerrjes së xehes), e investimeve dhe e zgjerimit të
kapaciteteve përpunuese të Trepçës, ka qenë periudha prej vitit 1967 deri në
vitin 1985, kur Trepça u bë prodhuesi më i rëndësishëm i plumbit dhe zinkut,
argjentit, arit, kadmiumit, bizmutit dhe finalizimit të prodhimeve të metaleve
fisnike.
Në
vitin 1978 janë prodhuar 86400 tonë plumb i rafinuar, 118 tonë argjend dhe
44.800 tonë zink. Nëse vlera e tyre llogaritet me çmimet e tashme, prodhimi
vjetor (i atij viti) do të kapte shumën prej 500 milionë US dollarë. Nëse asaj
shumë i shtohet edhe vlera e finalizimit në prodhime të përpunuara, efektet
financiare rriten edhe së paku 25%.
Përveç
llojeve të shumta të metaleve në xehet e Trepçës, elementet kimike mundësonin
prodhimin e acidit sulfurik, fosforit, superfosfatit, plehrave artificiale,
ngjyrave, llaqeve. Kjo bëri të mundur hapjen e fabrikave të reja për prodhimin
e akumulatorëve, llamarinës, gypave dhe telave të zgjatur, municionit (të
gjuetisë), fabrikën e pajimeve të procesit, finalizimin e metaleve fisnike në
Famipën e Prizrenit, etj.
‘’Trepça’’,
me 40 subjekte të ndryshme ekonomike, me 23000 të punësuar në to, e shtriu aktivitetin e vet ekonomik dhe
zhvillimor pothuajse në tërë Jugosllavinë dhe u bë gjiganti më i madh ekonomik
i Jugosllavisë.
‘’Trepça’’
mori teposhtëzen pas suprimimit të autonomisë së Kosovës
Pas
suprimimit të autonomisë së Kosovës, futjes së masave të dhunshme dhe ndërrimit
të strukturës etnike të punëtorëve në kompleksin e Trepçës, prej nga u
përjashtuan kuadrot udhëheqëse, profesionale dhe punëtorët shqiptarë, gjë që ndikoi në pakësimin e nxjerrjes së xehes,
kështu që ‘’Trepça’’ e humbi rolin e gjigandit ekonomik. Për t’i shfrytëzuar
pasuritë e Trepçës, që i duheshin Serbisë për financimin e luftërave agresive
që zhvillonte në Bosnje e Kroaci, pushteti okupues solli në Trepçë ekspertë e
minatorë nga Bullgaria, Çekia, Polonia dhe punëtorë nga refugjatët serbë të
ikur nga Kroacia, por rezultati i punës
së tyre ishte i vogël.
Ky
degradim i Trepçës vazhdoi edhe pas përfundimit të luftës në Kosovës (1999). Në
vitin 2005, prodhimi mujor i nxjerrjes së xehes nga Staritërgu ishte 2500 deri
3000 tonë xehe në muaj, sasi kjo që në kushtet normale nxirrej për një ndërrim
pune ditore!
Pretendimet
e Serbisë për mbajtjen e Dardanisë (Kosovës) të pushtuar, sikur e mbajti 87
vjet në shekullin e kaluar, synim kryesor e kanë shfrytëzimin e pasurive
natyrore të kësaj treve. Mitet e rrejshme mesjetare, ‘’brenga’’ për ata 90 mijë
serbë në Kosovë, më se gjysma e tyre pleq, janë vetëm pretekste, kurse qëllimi
është te pasuritë natyrore, të cilat i ka shfrytëzuar afro një shekull.