Mendime
Florim Zeqa: Kryeministri merr rolin e gjykatësit!
E premte, 27.12.2024, 07:48 PM
Kryeministri merr rolin e gjykatësit!
Shkruan: Florim Zeqa
I
gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton institucionet e
pavarura të shtetit që drejton, dy herë radhazi e refuzoj ftesën e Prokurorisë
së shtetit për intervistim lidhur me aferën e rezervave shtetërore!
Albini
modeli më i keq i një burrshtetasi të papërgjegjëshëm
Sipas
këtyre veprimeve skandaloze e kemi problem si ta quajmë ndryshe Kryeministrin e
papërgjshëm dhe të pandërgjegjshëm që nuk i respekton ligjet dhe Kushtetuten e
vendit të vet!
Albin Kurti, njeriu i gjithpushtetshëm që
nuk i përgjigjet Prokurorisë dhe nuk e respekton fare Sistemin e Drejtësisë,
shënon kulmin e papërgjegjësisë shtetërore dhe imazhin më të keq të një
burrshtetasi para qytetarëve.
Kjo sjellje supremaciste e
Kurtit paraqet mbivendosje ndaj drejtësisë në radhë të parë dhe mosrespektim të
institucioneve të shtetit që ai drejton!
Mospërgjigja ndaj ftesës së
Prokurorisë për intervistim paraqet fyerje ndaj drejtësisë, duke e parë ligjin
si të vlefshëm vetëm kur i shërben interesave të tij politike, në të kundërtën
nuk e njeh dhe nuk e respekton atë!
Albini modeli më i keq i një
burrshtetasi të papërgjegjëshëm! Njeriu që
nuk i respekton institucionet e vendit, në këtë rast Prokurorin Speciale, kurse
në anën tjetër, nga mëngjesi deri në mbrëmje, thirret e çirret sesi duhet
respektuar ligjet dhe drejtësia!
Albin Kurti duke e vënë vetën
në vendin e gjykatësit, në vend që t'i përgjigjet ftesës së Prokurorisë
Speciale, e fton atë në Zyrat e Qeverisë!
Terroriozohen qytetarët me "sulme" të reja
Për
më keq se kaq, pa fije turpi i terrorizon qytetarët e vendit duke paralajmëruar
sulme të reja në Veri të vendit para dhe pas Vitit të Ri, duke shkaktuar frikë
dhe pasiguri totale për qytetarët që jetojnë në pjesën veriore dhe për
mërgimtarët që udhëtojnë përmes territorit të shtetit serb!
E paralajmërimet e Albin Kurtit se mund
të priten sulme të reja "në veçanti para dhe pas vitit të ri",
përveqse shkaktojnë frikë dhe pasiguri tek qytetarët, janë me parapavijë
politike!
Për ta kuptuar më mirë dhe më qartë
lexuesi atë çfarë ka thënë Kurti, po e publikojë të plotë citatin e tij: "Kësi metodash të sfidimit të sigurisë në Republikën e
Kosovës, të cilat për pasojë kanë jo vetëm cenimin e dëmtimin e infrastrukturës
vitale, shkaktimin e incidenteve ndëretnike të cilat Serbia i nxitë fort,
pastaj shkaktimin e panikun në mesin e qytetarëve, e krejt në fund, edhe
krijimin e një imazhi të një vendi jostabil pritet të ndodhin edhe në të
ardhmen e afërt dhe veçmas para dhe pas vitit të ri".
Sikur
të kishim funksionim normal të shtetit ligjor, menjëherë pas paralajmërimeve
për 'sulme në Veri', Kryeministri Kurti në mënyrë të detyrueshme do duhej të
dërgohej në Prokurori, për të treguar burimin e informacioneve për sulme në
veri, pse jo edhe për skenarët e përgatitur!
Në të kundërtën, do duhej
gjykuar për propagandë të frikshme, shqetësim të qytetarëve (mërgimtarëve) dhe
rrezikim të sigurisë kombëtare!