E merkure, 30.04.2025, 07:01 PM (GMT+1)

Mendime

Agron Gjekmarkaj: Deklaratë!

E marte, 24.12.2024, 07:49 PM


Deklaratë!

Nga Agron Gjekmarkaj

Nuk do të kisha reaguar përsa ndodhi dje me mua në protestë nëse Policia e Shtetit nuk do më fyente së dyti me deklaratën e vet publike e dizinformuese!

Nuk e pëlqej as e kërkoj viktimizimin! Madje kurrë në jeten time nuk kam kërkuar as nxitur ballafaqime fizike! Nuk kam sulmuar asnjëherë askënd!

Dje thjesht jam mbrojtur. I gjindur para një makine të vogël bashkë me shoqëruesin tim, punonjës i  Gardës së Republikës, i cili u keqtrajtua gjithashtu ndonëse u tregoi edhe dokumentin identifikues, u rrethova nga një grup i madh policësh! Ju thashë mos më prekni, jam Agron Gjekmarkaj, Nënkryetari i Kuvendit të Republikës, deputet, pedagog  Universiteti me butësi gati me humor, nuk shquhem për forcë fizike, nuk bëj palestër, ndaj bëni kujdes!

Me shtynë brutalisht, me shumë forcë, thyen edhe pasqyrën e veturës duke më ngritur gati në ajër mua! Më tërhoqi shoqëruesi me shumë mundim dhe një djalë nga Lezha përmes policëve teksa ndieja frymarrjen që po më ngadalësohej!

Sapo dola nga turma e policëve duke më terhequr të tjerët humba ndjenjat! Nuk u ndieva keq se kisha probleme me shendetin por si pasojë e veprimeve të policisë! Nuk u largova nga protesta se desha të largohem, por me detyruan, nuk u largova për të shkuar në kafe apo shtëpi por në spital!

Më ka mbetur në kujtesë egërsia në shikim e dy-tre oficerve të policisë, zelli i tyre si dikur motit kur arrestoheshin deputet e opozites në 1946, u dukej e padrejtë që dikush guxon të protestojë kundër pushtetit të tyre se ata e shohin pushtetin si gjënë e tyre, pse jo edhe si instrument dhune! Gjithsesi ata nuk mund të shtynin një deputet në atë menyrë pa një urdher politik!

Përfitoj nga ky rast i trishtë të falenderoj të gjithë ata që mu gjinden pranë, protestuesit, demokratët e qytetarët Qarkut të Lezhes, drejtuesit dhe deputetët e PD, mjekët e Spitalit Ushtarak dhe  ata të QSUT-së, për ekzaminimet dhe shërbimin.

Falenderoj qindra miq e të njohur nga vendi e bota për atë lum mesazhesh që kam marrë prej tyre ende në pamundesi për tu kthyer përgjigje individualisht!

Shpreh keqardhje të thellë për të gjithë të lenduarit e të ndaluarit të cilët perpiqen për një Shqipëri më të mirë që nuk e morën vëmendjen që mora unë! Ne nuk kemi frikë!

Sot jemi në vigjilje të Krishtlindjeve! Qofshin ato të bardha për ju dhe të gjithë shqiptarët! Të tjerat do të jenë më të mira!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Luan-Asllan Dibrani: Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës që dëmtojnë Kosovën dhe Shqipërinë Kalosh Çeliku: ‘’Lufta’’ teknefese e partive politike Gjon Keka: Bota perëndimore e ndihmoi Kosovën që të jetë e lirë dhe europiane, e jo një Kosovë islamike Florim Zeqa: Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim! Petrit Dibrani: Mjeti kryesor dhe i vetëm Luan-Asllan Dibrani: Si UÇK-ja i dëboi të gjithë hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga fronti i luftës Petrit Dibrani: Parlamenti i Republikës së Kosovës duhet të përfaqësohet nga njerëz të denjë Luan-Asllan Dibrani: Dështimet Elektorale dhe Perspektiva e AAK-së Florim Zeqa: Fushatë pa etikë shtetërore! Ndue Dedaj: Përtej Rrugës së Kombit, asgjë e re Albert Zholi: Lush Susaj - Korrupsioni dhe injoranca që vret me pesticide Kalosh Çeliku: Popull i dehur me çaj rusi Luan-Asllan Dibrani: Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës... Gjon Keka: Po bëhet çmos që Kosova të duket islamike, atëherë pse iu tërheq Europa e krishterë Enver Bytyçi: Edi Rama në lartësinë e detyrës së tij si kryeministri më i mirë për Serbinë Llesh Ndoj: Pula e mirë e bën vezën n’shpi t’vet Florim Zeqa: Kot e keni, mërgimtarët nuk do t'ju votojnë! Luan-Asllan dibrani: Largimi i Artistëve dhe Intelektualëve Fahri Xharra: Kleopatra afrikane, greke apo maqedonase? Ja si qëndron e vërteta Florim Zeqa: Cilët do të jenë kapësit e rinj të shtetit?!

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx