E enjte, 01.05.2025, 10:01 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: 2025-ta, vit zgjedhor në Kosovë!

E hene, 30.12.2024, 07:49 PM


2025-ta, vit zgjedhor në Kosovë!

Shkruan: Florim Zeqa

Edhe pse në rrethanat e krijuara zgjedhjet nuk do t'na sjellin zgjidhje dhe asnjë dyshim, viti 2025-të do të jetë vit i bujshëm zgjedhor në Kosovë. Edhe pse zgjedhjet nuk do të paraqesin ndryshim të situatës politike në Kosovë, ato do të prodhojnë edhe disa figura të reja dhe të ricikluara në Parlamentin e Kosovës.

"Cosa Nostra"-t e Kosovës

Politika është shndërruar vetëm në betejë për pushtet dhe secila parti që vjen në pushtet, fokusohet në forcimin e klientelave, zhvatjen e popullit dhe shërbimin e plotë per mafio-oligarkët, e assesi për mirëqenien e qytetarëve.

Të gjitha partitë politike, pa dallim, luftojnë me të gjitha mjetët që ta marrin pushtetin fillimisht në nivelin qendror më 9 Shkurt 2025 dhe në vjeshtën e po të njëjtit vit edhe në nivelin lokal ekskluzivisht per interesa personale dhe përfitime materiale e kriminale në sherbim te mafio-oligarkëve të nivelit të lartë, të shndërruar në "Cosa Nostra" të Kosovës.

Pra, aq shumë janë bastarduar partitë politike aktuale, të degraduara dhe të inkriminuara, sa që vetëm një reformim i thellë i tyre mund të krijojë premisat e ndryshimit real përmes proceseve zgjedhore.

E thashë pikërsiht kështu, për faktin se pa filtrimin nëpër disa procese të rregullta zgjedhore nuk mund të reformohen partitë tona politike dhe as të ndryshoj përbërja e skenës politike.

Skena politike me këta politikanë dhe me këto parti politike, si ne pozitë ashtu edhe në opozitë e kanë katandisur Kosovën në një shtet pa perspektivë, në një shtet tërësisht në duartë e krimit të organizuar, përkatësisht të në duart e mafio-oligarkëve politikë dhe ekonomik.

Si pasojë e kësaj sutuate të zymtë, qytetarët të vetmën shpresë po e kanë (përmes lëvizjes së lirë) që të gjëjnë mënyra për të ikur sa me shpejtë sa më larg nga Kosova.

Prandaj, në një situatë të tillë, kur krimi i organizuar dhe nëntoka udhëheqin në të dyja nivelet e qeverisjes, jo vetëm se nuk ka përspektivë për qytetaret, zgjedhjet e reja nuk do të sjellin gjë tjetër, përpos vazhdimësisë dhe riciklimit të figurave politike nga njëra parti në tjetrën, përkatësisht nga njëri nivel i qeverisjes në tjetrin.

Pas dështimit në nivelin qendror, ngriten në nivelin lokal

Kandidatët e privilegjuar për deputet nga të gjitha partitë pa dallim pushtet dhe opozitë, të cilët nuk arrijnë të bëhen deputet, do të caktohen si kandidatë për kryetarë të komunave. Kjo bëhet për të ruajtur ndikimin grupet e interesit brenda partive, e assesi për të mirën e qytetarëve.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Petrit Dibrani: Pse jam veç shqiptar, shkurt e troç dhe shqip?! Gjon Keka: Unë nuk mund të them nuk na ka pushtuar perandoria otomane, për t'i hyrë në qejf dikujt Florim Zeqa: Iluzionet e Albin Kurtit dhe dëshirat e opozitës! Petrit Dibrani: Mos e admiro kopjen, ngase “plagjiatura” është veçse një homazh Asllan Dibrani: Projektligji për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme: Hapi i Duhur në Luftën Kundër Korrupsionit Enver Bytyçi: I tmerruar, i shfazuar, i dëshpëruar dhe i poshtëruar si Erion Veliaj! Adil Fetahu: Miti serb për Kosovën synon ‘’Trepçën’’ dhe pasuritë tjera të Kosovës Gjon Keka: Dardaninë e mori turku dhe e la në terr edhe në shekullin XXI Kalosh Çeliku: Fadil Curri i “rrezikshëm” për shtetin e “përbashkët” Argetina Tanushi Aquino: Shqipëria në Udhëkryq - Premtimet dhe Sfidat në 2025 Albert Zholi: Pesticidet tek mandarinat, flasin Habilaj, Susaj, dhe Balla Fritz Radovani: Fjala e Hafiz Ali Krajës n'vorrimin e At Gjergj Fishtës Idriz Zeqiraj: Rithemelimi i Nëndegës së LDK-së në Nürnberg të Bavarisë gjermane Enver Bytyçi: Vuçiq rrëzon alibinë - Nuk e njeh Kosovën që të fitojë Rusia në Ukrainë! Petrit Dibrani: Do të vazhdojmë bashkarisht Florim Zeqa: Kryeministri merr rolin e gjykatësit! Luan-Asllan Dibrani: Klan Kosova dhe Degradimi i Vlerave: Big Brother... Llesh Ndoj: Vendosja e kulturës së ligjit, ka të njëjtën rendësi me vendosjen e kulturës demokratike Agron Gjekmarkaj: Deklaratë! Luan-Asllan Dibrani: Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës që dëmtojnë Kosovën dhe Shqipërinë

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx