| E hene, 30.12.2024, 07:49 PM |
2025-ta, vit zgjedhor në Kosovë!
Shkruan: Florim Zeqa
Edhe
pse në rrethanat e krijuara zgjedhjet nuk do t'na sjellin zgjidhje dhe asnjë
dyshim, viti 2025-të do të jetë vit i bujshëm zgjedhor në Kosovë. Edhe pse
zgjedhjet nuk do të paraqesin ndryshim të situatës politike në Kosovë, ato do
të prodhojnë edhe disa figura të reja dhe të ricikluara në Parlamentin e
Kosovës.
"Cosa
Nostra"-t e Kosovës
Politika
është shndërruar vetëm në betejë për pushtet dhe secila parti që vjen në
pushtet, fokusohet në forcimin e klientelave, zhvatjen e popullit dhe shërbimin
e plotë per mafio-oligarkët, e assesi për mirëqenien e qytetarëve.
Të gjitha partitë politike, pa dallim,
luftojnë me të gjitha mjetët që ta marrin pushtetin fillimisht në nivelin
qendror më 9 Shkurt 2025 dhe në vjeshtën e po të njëjtit vit edhe në nivelin
lokal ekskluzivisht per interesa personale dhe përfitime materiale e kriminale
në sherbim te mafio-oligarkëve të nivelit të lartë, të shndërruar në "Cosa
Nostra" të Kosovës.
Pra, aq shumë janë bastarduar partitë
politike aktuale, të degraduara dhe të inkriminuara, sa që vetëm një reformim i
thellë i tyre mund të krijojë premisat e ndryshimit real përmes proceseve
zgjedhore.
E thashë pikërsiht kështu, për faktin se
pa filtrimin nëpër disa procese të rregullta zgjedhore nuk mund të reformohen
partitë tona politike dhe as të ndryshoj përbërja e skenës politike.
Skena politike me këta politikanë dhe me
këto parti politike, si ne pozitë ashtu edhe në opozitë e kanë katandisur
Kosovën në një shtet pa perspektivë, në një shtet tërësisht në duartë e krimit
të organizuar, përkatësisht të në duart e mafio-oligarkëve politikë dhe
ekonomik.
Si pasojë e kësaj sutuate të zymtë,
qytetarët të vetmën shpresë po e kanë (përmes lëvizjes së lirë) që të gjëjnë
mënyra për të ikur sa me shpejtë sa më larg nga Kosova.
Prandaj, në një situatë të tillë, kur
krimi i organizuar dhe nëntoka udhëheqin në të dyja nivelet e qeverisjes, jo
vetëm se nuk ka përspektivë për qytetaret, zgjedhjet e reja nuk do të sjellin
gjë tjetër, përpos vazhdimësisë dhe riciklimit të figurave politike nga njëra
parti në tjetrën, përkatësisht nga njëri nivel i qeverisjes në tjetrin.
Pas
dështimit në nivelin qendror, ngriten në nivelin lokal
Kandidatët
e privilegjuar për deputet nga të gjitha partitë pa dallim pushtet dhe opozitë,
të cilët nuk arrijnë të bëhen deputet, do të caktohen si kandidatë për kryetarë
të komunave. Kjo bëhet për të ruajtur ndikimin grupet e interesit brenda
partive, e assesi për të mirën e qytetarëve.