Mendime
Shefqet Dibrani: Hafiz Gagica - LDK-në edhe në këto zgjedhje do ta mallkojë injorimi që ia bënë diasporës
E marte, 31.12.2024, 07:48 PM
Portreti Veprimtarit HAFIZ GAGICA
LDK-në
EDHE NË KËTO ZGJEDHJE DO TA MALLKOJË INJORIMI QË IA BËNË DIASPORËS
Nga
Shefqet DIBRANI
Veprimtari HAFIZ GAGICA, ishte strumbullari i të gjitha
suksesve diplomatike, ushtarake dhe politike, në periudhën ma të rëndesishme
nëpër të cilën kaloi Kosova. Prandaj duhet të dihet se pa diasporën demokratike
shqiptare në Evropë dhe Amerikë, Kosova kurrë nuk e kishte fituar Luftën dhe as
Paqën Demokratike, nocion në të cilin ka 25 vjet po qirren të gjithë. Të
majtit, të qendrës dhe të djathtit, madje të gjithë thirren në aleatët
Europerëndimor dhe në Amerikën, (bile edhe klerikë që predikojnë ekstremin
fetar!). Tash, të gjithë janë bërë humanist dhe patriot, madje edhe udbashët me
damkë, zullimqarët e njohur, informatorët e zellshëm dhe njerëz me plot mëkate.
Sa ishin prindërit e dëmshëm, po aq janë bërë neveritës edhe bijtë e tyre, të
cilët edhe sot nuk po ia ndërpërejnë zullumin Kosovës. Ata po botojnë libra të
famshëm, dhe po merrën edhe me çështje të mëdha, (pa u skuqur gënjejnë se të gjithë
i paskan raportuar dr. Rugovës dhe prof. Aganit?!). Në këtë plan nuk po mbesin
prapa as gazetarët e njohur komunist që dikur raportonin kundër nacionalizmit
dhe irredentizmit shqiptar, duke diferencuar rininë, intelektualët sipas qejfit
të punëdhënësve të tyre nëpër Komitete Komunale të Lidhjes Komuniste të
Kosovës. Por e keqja e madhe në vendin tonë ka ndodhur në këto 25 vjet, pasi
askush nuk mori iniciativen për t’i hapur dosjet dhe për t’ua pamundësuar këtë
livadhisje edhe në kohë e tashme të demokracisë.
Është pikërisht kjo tendencë antikombëtare që e dominoi në
këto 25 vjet frymën demokratike të politikës kosovare. Fatkeqësisht LDK-ja,
shpejt harroi se pa rolin e Degëve të LDK-së në Evropë dhe në Amerikë, kurrë
liria dhe as paqja nuk kishte triumfuar në Kosovë. Madje nuk ishte fituar as
Lufta e UÇK-së pa ndihmën e aleatëve që LDK-ja në krye me HAFIZ GAGICËN i
krijoi në Europë dhe në SHBA.
Pse asnjëherë nuk u tha qartë se të gjitha dyertë e kancelarive në vendet Europiane dhe në Amerikë, që nga viti 1990 e gjerë në përfundimin e luftës, i kanë bërë vetëm Degët e LDK-së në Evropë dhe Amerikë. Pra, pikërisht atëherë kur HAFIZ GAGICA ishte Kryetar i Degës së LDK-së në Gjermani dhe njëkohësisht ishte edhe Kryetar i Kolegjiumit të Degëve të LDK-së kudo në Diasporë, dhe pa vizionin e të cilit, kurrë nuk do të fitohej simpatia e shteteve mike në Evropën Perëndimore dhe as në Amerikë. Vërtetë Degët e LDK-së kudo në Diasporë, atëherë kur Kosova kishte nevojë ma shumë se kurrë, ishin shndërruar në një fuqi propagandistike e cila nuk do të përsëritet më kurrë.
**Pse nuk thuhet dhe nuk pranohet e vërteta se HAFIZ GAGICA, po ashtu ishte ai që i organizoi Dy Grupet e Para Guerile që u ushtruan në Shqipëri në vitin 1992.
HAFIZ GAGICA, si Kryetar i Kolegjiumit të Degëve të LDK-së në
Diasporë, ishte i vetëm, pa askend tjetër përreth, që shkoi në Tiranë dhe ka
bërë marrëveshje me Qeverinë e Ramiz Alisë që po binte, dhe vuri kontakte edhe
me Opozitën Demokratike që po vinte, dhe asnjë njeri tjetër nuk ka kompetencë
me i marrë meritat e dikujt tjetër, pra as të HAFIZ GAGICËS, dhe me gënjyer
opinionin qe një çerek shekulli me përralla e gënjeshtra që po na turpërojnë.
Natyrisht në takimet e tij HAFIZ GAGICA, me strukturat
udhëheqëse në Tiranë, ka pasur edhe mbështejen e strukturave udhëheqëse në
Kosovë, nga prof. Ali Aliu dhe prof. Zenel Kelmendi, ta zëmë në takimin me
Perikli Tetën, por takimet tjera të shumta, dhe marrëveshjet i ka bërë të
gjitha vetëm HAFIZ GAGICA, që nga Presidenti i atëhershëm i Shqipërisë Ramiz
Alia, dhe në takimet tjera, veç e veç me dr. Salih Berishen, dhe me struktura
të larta udhëheqëse dhe me drejtues të lartë ushtarak të Shqipërisë.
Dhe gati të e gjithë dinë se në dy Grupet e ushtruara në
Shqipëri kanë shkuar pos tjerësh edhe Salih Çekaj, i cili ishte Sekretar i
Degës së LDK-së në zyrën e HAFIZ GAGICËS në Stutgard, dhe dihet se Salih Çekaj,
ishte profesionalisht më i përgatituri, pra me vendim të HAFIZ GAGICËS, është
caktuar koordinator i Grupeve, ndërsa për merita veç e veç, janë shquar padyshim
Zahir Pajaziti nga Grupi i Parë dhe Adem Jashari nga Grupi Dytë. Sot është e
turpshme dhe shumë e dëmshme dhe tejet hileqare, kur alamet akademiku shkruan
libra, për qefet e disa dështakëve në Europë, të cilët gjatë luftës e kanë
tradhtuar edhe Salih Çekun, dhe kanë tradhtuar edhe idealet e luftës dhe të
lirisë.
Në këto 25 vjet të demokracisë, askush nuk ka pasur obligim
ma shumë se sa LDK-ja, për t’i ruajtur vlerat e krijuara me mund e sakrifica të
mëdha, por fatkeqësisht LDK-ja, ka rrëshqitur nga idealet që i ndërtuan
strukturat inteletuale e patriotike të saj, duke u marrë me decentralizimin,
demarkacionin e asociacionin, që pa nëshkrimin e zyrtarëve të LDK-së kurrë nuk
ishin realizuar. Prandaj margjinalizimi i veprimtarit vizionar HAFIZ GAGICA,
është veprim antikombëtar, hileqar dhe i dëmshëm. HAFIZ GAGICA, ishte
veprimtari dhe njeriu që ka kontribuar ma së shumti në tërë kohen e ndryshimeve
të mëdhe ideologjike. Ai ishte në krah të dr. Rugovës dhe prof. Aganit, por
asnjëherë disa që po llomatitin nëpër studiot e porositura televizive.
HAFIZ GAGICA, kuptohet bashkë me dr. Rugovën, prof. Aganin
dhe me kryetarët dhe aktivistët e Degëve të LDK-së në Diasporë, e përcaktuan
fatin e lirisë së Kosovës, duke i orientuar proceset drejt vendeve demokratike
në Europë dhe Amerikë. Prandaj themi se si askush tjetër nga të gjallët, HAFIZ
GAGICA ka kontribuar ma së shumti në propagandimin e çështjes së Kosovës, dhe
nëse dikush ka ndikuar në Aleancën Verio-Atlantike, është pikërisht largpamësia
e këtij vizionari dhe guximtari që diti dhe pati guxim qysh atëherë kur Kosova
kishte aq shumë nevojë.
Tash LDK-ja po shkon në zgjedhjet e radhës e kapur nga Kolona
e Pestë Antidemokratike, andaj e margjinalizojnë HAFIZ GAGICËN dhe të gjithë
veprimtarët e devotshëm, brenda dhe jashtë Kosovës, dhe të mos befasohemi nëse
në zgjedhjet e radhës, LDK-ja të bie nën 10%. Sepse mohimi, injorimi dhe
margjinalizimi që iu ka bërë veprimtarëve të devotshëm do të kthehet si mallkim
me humbje të paevitueshme.
Mikut tim, HAFIZ GAGICA, i uroj shëndet të mirë dhe mbarësi,
kurse të gjithë shqiptarëve kudo që janë, GËZUAR VITI I RI 2025!...
Shefqet DIBRANI
St. Gallen, 29 dhjetor 2024.
*Fotografitë janë huazuar nga profili personal në FB i Hafiz
Gagicës!