Mendime
Fahri Dahri: Jemi shqiptarë si gegë, toskë, arbëreshë, arvanitas apo arnautë!
E enjte, 09.01.2025, 06:55 PM
JEMI SHQIPTARË SI GEGË, TOSKË, ARBËRESHË, ARVANITAS, APO ARNAUTË!
Nga
Fahri Dahri
Disa
ditë më parë dëgjova një bisedë televizive ku tregonte se një shqiptar me
fëmijën e tij ishte në Greqi dhe po blinte diçka në një dyqan. Vajza e vogël
foli shqip. Tregtari, ishte një arvanitas. Të folurit shqip të vajzës e habiti
arvanitasin dhe u zhvillua diallogu:
Arvanitasi
e pyet shqiptarin:
-
Ju flisni arvanitëshe?. Ku e keni mësuar!?.
Shqipatari:
- Jo ne flasim shqip. Kjo është gjuha jonë dhe e juaja. Jemi vëllezër, të një
gjaku, të së njëjtës etni, flasim të njëjtën gjuhë, por juve dhe neve, për fat
të keq na kanë ndarë besimet fetare që ndikojnë padrejtësisht në përcaktimin
kombëtar, si dhe coptimin e trojeve tona.
Kjo
bisedë tepër interesante, e habitshme, më tërhoqi vëmëndjen ndaj po e trajtoj
shumë shkurt.
***
Nuk
komentoj sepse fragmenti, është i qartë dhe tregon se me kombin shqiptar veç
goditjeve të rënda duke na copëtuar me vendosjen e kufijve politikë, duan të na
shkatërrojnë edhe me shpërbërje vëllazërore, për tu bërë dy, tre a 500 kombe!.
Me
këtë rast përshëndes gjithë shqiptarët kudo ndodhen, arvanitasit, arbëreshët,
arrnautët, se pavarësht nga besimet fetare, të gjithë ne, së bashku me këto
emërtime jemi vëllezër, të një race, etnie, të një gjaku, gjuhe, zakone dhe
traditave. Misioni ynë i përbashkët është të forcojmë dashurinë ndaj
njëri-tjetrit, besimin, bashkëpunimin, së bashku të veprojmë me përkushtim për
rritjen e unitetit dhe ndërgjegjes kombëtare.
Na
qoftë i mbarë e i begatë viti 2025.-
Fahri Dahri, më 09.01.2025