Mendime
Florim Zeqa: Frika nga vota e Diasporës
E hene, 06.01.2025, 07:43 PM
A do të zbresin UFFO-t më 9 Shkurt në Kosovë?!
Frika nga vota e Diasporës
Shkruan:
Florim Zeqa
Nga
çlirimi i vendit e deri më sot KQZ-ja nuk ka pasur më shumë kohë (mbi 6 muaj)
që të bëjë pastrimin e listave zgjedhore. Kur kësaj t'i shtohet regjistrimi i
popullsisë, kjo nuk e arsyeton me asgjë mospunën e anëtarëve të Komisionit
Zgjedhor!
Duket
të jetë pak më tepër se paradoksale që Kosova me 1 milion e 600 mijë banorë t'i
ketë 2 milion votues në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025! Kjo mrekulli ndodhë vetëm
në vendin e paradokseve të quajtur Kosovë!
Sigurisht
që KQZ-ja me konstatimin e pabazuar në shifra e ka mbështetur në votën e
mërgatës sonë. Por as kështu nuk përputhen shifrat, për shkak se kur mendohet
për mërgatën, ajo është numerikisht shumë më e madhe seqë aludon KQZ-ja!
Këtë
që e themë e bazoj në faktin se në cilin do shtet evropian janë më tepër se 400
mijë votues potencial nga Kosova!
Politikanët
që e kanë gojën plotë 'Diasporë' i frikësohen votës së lirë të mërgatës sonë!
Sikur
të ishte ndryshe, datën e zgjedhjeve do ta kishin caktuar në kohën e pushimeve
dimërore, më saktësisht ditën e Dielë më datën 29 Dhjetor të vitit tashmë të
kaluar 2024, ku shumica e mërgimtarëve do të kishin ardhur enkas për të votuar
në Kosovë.
Nuk
ndodhi kështu për faktin se të gjitha partitë pa dallim pushtet dhe opozitë i
frikësohen votës së lirë të mërgimtarëve.
Ngase
partitë politike, votën emërgimtarëve nuk mund ta blejnë dhe as përfitojnë qysh
ia bëjnë me qytetarët rezident, të cilët janë në varësi të plotë nga bosët e
partive politike, qoftë me vende të punës, pensione, asistencë sociale e
gjithçka tjetër që lidhet me çështje ekzistenciale.
Në
rastin e tanishëm janë vetëm 100 mijë mërgimtarë që kanë të drejtë të vojnë
nëpër Ambasada (Konsullata) dhe përmes postës. Votë kjo e papërfillshme për të
ndikuar në përgjindjet e partive në garën zgjedhore, e fare pak apo më mirë të
themi aspak në arritjen e ndryshimeve të kërkuara në vendin tonë!
Zoti
e di cfarë mrekullie do të ndodhë pas këtyre zgjedhjeve në Kosovë!
Përpos
të vdekurve, nuk e di, kush tjetër do të votojë në Kosovë!
Mbase
UFFO-t do të zbresin më 9 Shkurt në tokën e Kosovës!