Mendime
Florim Zeqa: Votoni për brezin e ri politik!
E merkure, 15.01.2025, 07:55 PM
Votoni për brezin e ri politik!
Përveç zhgënjimit të qytetarëve të vendit,
politikanët e papërgjegjshëm kosovarë i kanë zhgënjyer edhe miqtë më të mëdhenj
të Kosovës, e në veçanti SHBA-të, sponsorizuesin kryesor të lirisë dhe
pavarësisë së vendit tonë.
Shkruan:
Florim Zeqa
Mosrespektimi
i rekomandimeve të miqve ndërkombëtar në fazën finale të dialogut, përveçse ka
zhgënjyer miqtë e vërtetë, i ka vënë në lajthitje edhe shtetet që e kanë njohur
pavarësinë e Kosovës.
Faza
finale e dialogut e gjen Serbinë në një pozitë shumë të fuqishme politike,
ndërsa Kosovën në një pozitë të skajshme inferioriteti, shkaku i sanksioneve
ekonomike dhe atyre politike.
Si
pasojë e moskoordinimit me faktorin ndërkombëtar, kemi degradim të raporteve me
aleatët strategjik dhe rënie të imazhit të shtetit të Kosovës në botë dhe jo
vetëm.
Si
pasojë e kësaj, Serbia ka avancuar me politikën e saj hegjemoniste ndaj
Kosovës, kurse në anën tjetër, kemi regres të paparë të Kosovës në politikën e
jashtme!
Përveq
mungesës së njohjeve, Kosova dështojë në proceset e anëtarësimit në organizatat
ndërkombëtare, siq ishte rasti i dështimit në çastin e fundit në Këshillin e
Evropës.
Kjo
është arsyeja pse duhet sa më parë të ndryshohet kursi qeverisës në vend.
Sikurse që duhet të largohen servilët e puthadorët, duhet të largohën edhe
rrahagjoksët, për t'i lëshuar rrugë një brezi të ri politik, që e do vendin dhe
qytetarët, që di të ruajë miqtë dhe di të çmojë faktorin ndërkombëtar pa u bërë
vasal i tyre.
Varësisht
sa i imponohemi bashkësisë ndërkombëtare, aq do ta kemi mbështetjen e saj dhe e
kundërta, për aq sa i anashkalojmë dhe nënvlerësojmë ata, do të braktisemi me
injorim dhe përbuzje nga ana e tyre.
Për
aq sa ne arrijmë t'i mbajmë afër miqtë ndërkombëtar, aq më të mbrojtur dhe të
sigurtë do të jemi në këtë kohë luftërash dhe konfliktesh ndëretnike në
kontinentin e vjetër dhe kundërta, sa më largë që t'i mbajmë miqtë tanë aq më
afër do ta kemi rrezikun e invazionit ushtarak serbë në Kosovë.
Votoni
për brezin e ri politik!