Kerko: a
Përparim Hysi: Jetë boshe
E diele, 12.01.2025, 06:49 PM
Jetë
boshe*
(cikël me poezi)
Nga Përparim Hysi
1. Për…
Për
një pyllth anës lumit, për një bahçe pranë shtëpisë
Më ka kapur, mua të humburit, në kërthizë të
pleqërisë
Se
i pata fëmijërisë dhe tani nuk i kam më
Zë
e prekem nostalgjisë, edhe lemza mua më zë.
Se
u prish dhe më nuk ndreqet, ç'ish ujdisur me ligj
Nuk
është punë pse mua më teket, por u ndanë
si me"Maliq"?!!!
Dua
unë të miat prona(më takonin ligjërisht)
Por
nga prona, mbetë jehona dhe vajtoj pleqërisht.
2.Vjen një ditë
Vjen
një ditë dhe bën"dorëzimet"(një nga një dorëzon "tapitë)
Zë
fillon nga ankimet(me ankime për çdo ditë)
"Kjo
nuk është mirë e ku di unë (do të hiqesh ende Zot)"
S'e
kupton, more malumë që zbraz"thesin" fare kot.
Se
Janina ka dava, edhe dardha bisht ka prapa
Tani
je me flokë të bardha(dhe në dimër të zë vapa)
Sepse
djersa të shkon çurg, të mbulojnë djersë të ftohta
Do,
or do, por më nuk mund(pleqëri të ngrëntë mortja)
3.Më së fundi
Më
së fundi, vij në fis(tërë ditës mbyllur brënda)
Tani
jam babagjash(s'janë për mua punët e rënda)
As
të rënda, as të lehta(katandisa për ibret)
Edhe
bosh mbeti kuleta (ç'është kështu me ty, moj jetë?)
Se
kam gjetur, çfarë kërkova(nga mendimet krejt u thinja)
Që
të gjitha i povova dhe me shpresa unë u nginja
Sa
po vij e mblidhem grusht dhe nga hallet m'u rrit mjekrra
Të
gjithë rrobat më rrinë ngusht (jetë, moj jetë, mbhshur gënjeshtra)
4.Jetë boshe
Bëj
jetë boshe në kurbet(edhe jam"valencë e lirë")
Veç
bredh poshtë e përpjetë(e pra rroj, si "qelepir")
Domosdo
që mërzitem(jeta boshe ma sjell në hundë)
Por
sado që përpëlitem, nuk shpëtoj:më zë me shkumë!
Sa
do zgjasë ky "soj zotnillëk"(as dhe vet nuk e di)
Dua
t'i them frae:jazëk dhe të nisem për në SHQIPËRI!
Të
shpëtoj nga jeta boshe(ku më duket vetja hiç)
SHQIPËRI,
moj bukuroshe, (ah, se ç'mall kam, ta dish)
5. Unë, vet!
Jam
futur si doku në ujë(çdo ditë, çdo ditë po mpakem)
Nga
mendja jam rrëmujë, gati çdo ditë e po plakem
Të
gjitha kanë ardhur tek unë, mërzitja, stresi,
vetmia
Çdo
ditë e mërzitem më shumë, qëkur jam larguar nga SHQIPËRIA.
Më
mungon ozoni i mushkërisë dhe gjaku i pastër në aortë
I
lashë ato SHQIPËRISË dhe më duket vetja si"ulok"
Më
mungon mua shoqëria(këtu nuk ka as shokë as miq)
Më
ka pushtuar nostalgjia dhe jam si KRISHTI në kryq.
* janë shkruar në
FLORIDA në janar 2006
Tiranë, 10 janar 2025