Kulturë
Vladimir Shyti: Magjia e dashurisë
E merkure, 08.01.2025, 05:51 PM
Vladimir Shyti
MAGJIA
E DASHURISE
Kopshti
botës s’ka kufi,
Mëndjen
të merr si me magji,
Ndërsa
futesh thellë brenda,
Do
të hasësh edhe në gjemba,
Kërko
filizin e zemrës tënde,
Këpute
pa u vyshkur ende,
Kujdesu,
që të rritet në saksi,
Thithë
aromën e saj me dashuri.
Dhe,
kur t’i bien petalet,
Mos
i thyeni zemrën derisa të hapet,
Rritni
fjalët, mos ngrini zërin,
Një
fjalë dashurie të largon zemërimin.
Edhe,
kur dallgët të kafshojnë me tërbim,
Nis
vallen e dashurisë deri në agim,
Jepi
puthjen verbuese të diellit,
Të
coptohen dallgët nga pesha e harrimit.
Shtoni
saksit, thithni aromën e jetës,
Largoni
kristalet e akullta të dhimbjes,
Merrni
dritën e mirësisë, ngoh shpirtin,
Të
përpijë flakët e zjarrta të dëshpërimit.
Dashuria,
si pema që shtrin kurorat,
Rritë
gjethet, por shpejt fluturojnë nga erërat,
Mos
u fshihni nga flokët e erës,
Pregatisni
me zellë rikthimin e pranverës!
Ndiq
melodinë e gjinkallave, zërin e zogjëve,
Aty
gjëndet himni, magjia e të dashuruarve,
Kaltërsinë
kthejeni në shkumë të bardhë,
Vraponi
mbas puthjes dhe treteni ngadalë.