Kulturë
Gjon Keka: Gjuha arbërore si pjesë e grupit trako-ilir
E diele, 05.01.2025, 07:57 PM
Gjuha arbërore si pjesë e grupit trako-ilir
Nga
Gjon Keka
Historia
e Arbërisë (Shqipërisë) dhe e banorëve të saj shkon prapa në parahistori të
trako-ilirëve,
Ashtu
sikur Straboni, pastaj Leibniz,von Hahn etj kanë dëshmuar mjaftushëm se
Iliro-arbëroët ishin aty që nga fillimi.
Trako-Ilirë
- Sikur shkruan H.B., në vitin 1885: "Kjo familje përbëhet nga dy ndarje,
të lidhura shumë ngushtë, dhe më parë shpesh të ngatërruar me njëra-tjetrën,
trakët dhe ilirët. Mirëpo, të dy popujt janë humbur pothuajse tërësisht me
kalimin e kohës nga shpërnguljet dhe luftërat e mëdha, saqë prej tyre kanë
mbetur vetëm disa gjurmë tek arbërorët (shqiptarët), "për shkak të gjuhës
së tyre që konsiderohen si pasardhës të ilirëve të hershëm.
Bashkëngjitur
në mesin e gjuhëve indo-europiane nga H.F., 1893 është edhe gjuha
iliro-arbërore si pjesë e grupit trako-ilirë.