Kulturë
Atdhe Geci: Shprishësit e gjakut të arbërit
E premte, 03.01.2025, 02:20 PM
Atdhe Geci
SHPRISHËSIT
E GJAKUT TË ARBËRIT
Shqipëri,
me ty po ngre fjalën time të vockël
skenarë
korbash të frikshëm na i ranë atdheut
që nga
Troja e lashtë pellazgo-ilire e deri në
ditët
tona, atdheut iu këputen pjesë
nga më
të
butat, krahina të tëra shqiptarësh janë nën
pushtim
dhe të kryqëzuara me emra
të tyre.
Shprishësit
e gjakut të Arbrit janë shumëzuar
egërsisht
e kërcënojnë ekzistencën e kombit
përmes
mërgimit ekonomik dhe shpërnguljes
i
thoshte Nëna e lashtë, Nënës së kohës sonë;
bija
ime kujdes gjuhën shqipe, shkronjat e saj
flamurin
dhe territorin, këngët dhe vallet tona
xhuranë,
fustanellën çame dhe xhubletën ilire.
Në
atdheun tonë nuk ka fushë buke as grykë
mali,as
përrua arash e as lum dhe breg të detit
që
nuk është larë me pika të gjaku të luftërave.
Arti
që na bën të lirë është në brendësinë tonë
Shprishja
e gjakut të Arbrit përmes mërgimit e
shpërnguljeve
është gjëma më e rëndë që i ka
rënë
atdheut! Edhe në kohën
tonë shqiptarët
kërcënohen
nga shpërngulja dhe nga mërgimi.
Poezia
që shkruajmë e do një gjetje të veçantë
të
kohës,një çast poetik ndryshe do i përgjigjej
mesazhit
të Himnit dhe të Flamurit Kombëtar
Shqipëri,
me ty
po ngre fjalën time të vockël
nga
një vend
që s´është i imi dhe është i huaj
gjaku
i shprishur edhe prishet i thoshte Nëna e
lashtë
Nënës së kohës sonë, -Nënave shqiptare:
është
koha, Gjaku i Arbrit më të mos shprishet!
Atdhe Geci – Dortmund, 03.01.2025