Kulturë
Ndue Dedaj: Triptik fillimviti
E shtune, 04.01.2025, 07:15 PM
NDUE DEDAJ
Triptik fillimviti
PEMËT
Tri
janë përmasat e tyre
Lulet,
zogjtë, bora...
Shpirti
im përmasa e katërt
Çel
në të gjithë ngjyrat
Cicëron
nëpër degë e gjethe,
Behet
çerdhe për dimrat.
Pemët
ecin nëpër dit e net
Këndellur
në diell e shi
Hapat
e tyre lendinave, parqeve
Si
të Plakut të Vitit të Ri.
Tri
janë përmasat e tyre
Blerimi,
zotat, shporta…
NJERIU S’ËSHTË DET
Deti
bën para – mbrapa
Përkundet
si foshnje në djep
Kolovitet
si dielli në mars
Batica
– zbatica…
Njeriu,
që nuk është det
Bën
vetëm përpara
Pa
e kthyer kryet mbrapa.
Ah,
të ishte det!...
VEGJETARIANE
Gra
kryeqytetëse veshur me gëzof ujku
pellush
ariu polar, dhelpre, shqarthi
Me
çanta prej lëkure të larme leopardi
Fëmijëve
u tregojnë përralla pa gjahtarë.