Kulturë
Timo Mërkuri: Shenjtërimi i miqësisë dhe poezisë
E premte, 03.01.2025, 07:53 PM
SHENJTËRIMI I MIQËSISË DHE POEZISË
Nga
Timo Mërkuri
Në
këto minuta të para të vitit 2025 që porsa hyri, dy miq më erdhën në një poezi
të botuar te ExLibris. Në fakt është një cikël poetik nga Aleksandër Bardhit,
por mua më tërhoqi vemëndjen poezia “Bie shi në Ardenicë” kushtuar mikut të tij
Nuri Plaku, leximi i të cilës më bëri të ndjehesha edhe unë si i tretë mes
tyre, apo më mirë të themi: në mes të
vargjeve. Kjo ndjesi mu krijua pse kjo poezi është më shumë një himn delikat
për miqësinë dhe spiritualitetin, është nga ato poezi ku natyra dhe ndjeshmëria
njerëzore ndërthuren mes tyre në një atmosferë të qetë. Madje poeti përmes
figurave të thjeshta, por të pasura artistikisht na sjell imazhe të një vendi
të shenjtë dhe ndjenjat e mallëngjimit për një mik të dashur, duke krijuar një
poezi që reflekton shpirtërim dhe ngrohtësi njerëzore.
1.Le
t'a shohim këtë poezi në dy aspekte shkurtimisht në këtë orë të vonë, ku porsa
është thyer mesnata e gjumi s'po më vjen. Arti poetik i poezisë bazohet në një harmoni të qartë mes
gjuhës së përdorur dhe ndjenjës së transmetuar. Figura e shiut, që “shkund
krahët bilbili,” sjell një ndjesi delikate e ritmike, duke e ndërlidhur natyrën
me një qetësi melankolike, por mua më befasoi vargu “Plot me hire manastiri”,
madje dhe përsëritja e tij edhe në strofën e fundit për shumësinë kuptimore dhe
ndjesore dhe bukurinë e ngjyrave që ai përthyen në lexueshmëri. Ky varg është
një portretizim poetik dhe i thellë i mikut të tij, Nuri Plaku, i cili nuk i
referohet vetëm portretit të rregullt të tij, por së pari thellësisë
shpirtërore dhe qetësisë që rrezaton, duke e krahasuar me hiret, bukuritë, qetësinë
e shënjtërinë e një manastiri, duke shfaqur ndërkohë edhe vetë këndvështri-min
shpirtëror të poetit mbi mikun e tij. Kjo metaforë e fuqishme sintetizon
fizikisht dhe shpirtërisht natyrën e Nuri Plakut dhe konkretisht:
a.Përdorimi
i "manastirit" sugjeron një bukuri jo vetëm estetike, por dhe shpirtërore
të pastër, të paqtë e të ndritëshme, duke e ngritur Plakun në një dimension
pothuajse të shenjtë.
b."Plot
me hire" përfshin bukurinë, elegancën dhe qetësinë e lëvizjeve të tij,
duke i dhënë një aspekt thuajse të përkorë, të kujdesshëm për gjithçka që prek,
përfshirë dhe përjetësinë e natyrës.
c.Shikimi
i ëmbël dhe buzëqeshja e qëndrueshme e Plakut shfaqin një shpirt të pasur dhe
melodik, element ky, që përforcohet nga përqasja e "manastirit" si
një hapësirë ku harmonia dhe paqja janë gjithmonë të pranishme. Nuk e di pse
por mendoj se dhe Pikaso po ta skiconte portretin e Nuri Plakut kaq të përsosur
nuk do ta realizonte dot.
Ky
varg jep edhe efekte të tjera në përsëritjen
e tij, dhe konkretisht:
a.Në
strofën e parë, vargu vendos tonin e poezisë, duke krijuar një ndjesi admiruese
dhe nostalgjie për mikun poet. Kujtimi i Plakut është i lidhur ngushtë me një
vend shenjtërie, duke nënvizuar marrëdhënien e tyre shpirtërore dhe nderimin e
thellë. Ky vend shenjtërie lidhet me Manastirin e Ardenicës,i njohur në historinë kishtare e
atdhetare të vendit tonë.
b.Në
strofën e fundit, përsëritja e vargut shërben si mbyllje ciklike, duke rikthyer
lexuesin në ndjenjën fillestare të mallit dhe respektit, duke krijuar një efekt
ritmik dhe melodik,madje duke theksuar se portretizimi i Plakut është qendror
për emocionin dhe mesazhin e poezisë. Në tërësi, ky varg përforcon imazhin e
poetit Nuri Plaku si një figurë të jashtëzakonshme, duke e ngritur atë në
lartësitë e një frymëzimi të pastër artistik dhe njerëzor
c.Poeti
ndërthur dhe elemente të tokës e qiellit, si “tymi mbi çati”, që simbolizon jetën
e përditshme, manastiri, i cili bart dimensionin shpirtëror dhe universal,
ndërthurje që shton pasurinë e simbolikave në poezi, të cilat i flasin sa
ndjeshmërisë personale të lexuesit, ashtu edhe një lidhjeje më të gjerë
shpirtërore. Duhet të dimë miqësinë e herëshme të Bardhit dhe Plakut për të
kuptuar arsyen e këtyrë vargjeve kaq shpirtërore.
2.
Mund të soditim disa veçanti te poezisë që qëndrojnë në ndërthurjen e një përdi-tshmërie
të thjeshtë me përmasat më të larta shpirtërore. Përshfaqja e takimeve miqësore
përmes kafes që pihet “në kryq,” që lehtësisht mund të nënkuptohet si udhëkryq,
një vend fizik ku ndoshta mund të ketë ndonjë kafene. Mirëpo duke parë që vargu
"Njeri tjetrit i bëjmë gjyq" aludon për debatet dhe shkëmbimet
kritike që ndodhin midis dy poetëve për
poezitë e tyre, kuptojmë se ky "gjyq" është një metaforë për analizën
dhe kritikën krijuese që, edhe pse mund të jetë e ashpër, buron nga një
marrëdhënie miqësore dhe respekti reciprok. Kjo ndjenjë miqësore i jep debatit
një cilësi shenjtërimi, ku diskutimi nuk është për të ndëshkuar, por për të
ndriçuar dhe përmirësuar artin poetik.
Në
këtë kontekst edhe vargu "Nga një
kafe pimë në kryq" nuk e ka fjalën për ndonjë kafene në ndonjë udhëkryq,
por ndonëse është një moment të përditshëm, ai është i ngarkuar me simbolikë.
"Kafja" shndrohet në një ritual ku shkëmbehen mendime, ide dhe
ndjenja, ndërsa "Kryqi" mund të interpretohet si një vend simbolik që
përfaqëson rëndësinë dhe peshën e “gjyqit” të tyre poetik. Pra ky kryq nuk është thjesht një vend fizik, por
një simbol i krijimit dhe sakrificës së poetit për artin. Kjo është e
kuptueshmë nga vargu "Në një kryq ku s’shkohet dot / e çdokujt s’i hapet
dera" që e ngre kryqin në një
dimension më të lartë, duke aluduar për Kryqin e Kryqëzimit të Krishtit. Këtu
kuptojmë dhe ndjejmë se ky kryq përfaqëson vuajtjen dhe sakrificën në procesin
e krijimit poetik, por edhe shpëtimin e shenjtërimin. Për poetët, poezia është
një formë kryqëzimi: një proces i vështirë, i ngarkuar me peshën e kërkimit të
së vërtetës dhe të bukurisë. Poezia është gjithashtu një "tempull
shenjtërimi," ku hyjnë vetëm ata që janë të përkushtuar dhe të aftë për ta
kuptuar dhe ndjerë atë. Duke e qasur poetikisht “kryqin” me kryqëzimin në kryq
të Jezu Krishtit vetiu na lindi mendimi se dhe Jezu Krishti, vetëm pas
kryqëzimit në Kryq në Golgotha u kompletua si Krisht, Biri i Zotit që e
përfundoi misionin e tij në tokë dhe më pas u ngjit te Ati i tij në qiell.
Aleksandër Bardhi e njeh mirë historinë e Krishtërimit dhe zotëron talentin e
shprehjes poetike të këtyre njohurive, madje në mënyrën më befasuese.
3.Këto
vargje të Aleksandër Bardhit kanë një shumë kuptimshmëri të ndërthurur, që ju
shton bukurinë dhe konkretisht :
a."Gjyqi"
mes miqve poetë nuk është për të dënur, pse ai përfaqson debatin dhe kritikën
miqësore, pra është për të ndihmuar njëri-tjetrin në përmirësimin e artit, një
akt që kërkon ndershmëri dhe përkushtim.
b.
Poezia si kryq është një gjetje brilante, vargjet sugjerojnë se procesi krijues
është një akt sakrifice, ku poeti merr mbi vete barrën e artit, ngjashëm me
Krishtin që mbajti kryqin mbi shpinë. Kryqi bëhet simbol i përjetimit dhe i
transcendencës poetike. Poezia, si kryq,( jo rastësisht e cilëson vendin si
kryq, ku edhe mund të kryqëzohet një miqësi për hir të poezisë) është një
hapësirë e veçantë (dhe e shenjtë pë rata) ku ata shkëmbejnë mendime dhe
përjetime, duke krijuar një dialog krijues dhe shpirtëror.
c.
Poezia shfaqet si tempull, pse jo të gjithë mund ta kuptojnë apo të arrijnë në
nivel të lartë poetik, pasi ajo kërkon ndjeshmëri dhe një shpirt të hapur, duke
krijuar një ndarje midis atyre që janë “të thirrur”, të përkushtuar ndaj artit
dhe atyre që mbeten jashtë.
Këtu
vargje ndërthurin përditshmërinë e miqësisë me sublimitetin e artit, duke
theksuar se poezia është një akt i madh dhe i shenjtë, që kërkon përkushtim,
vuajtje dhe harmoni shpirtërore.
4.Le
të shohim vargjet "Ku të shtron bukë e shpirt / Bukuroshe Shën e
Djela" të cilat mbartin një simbolikë të thellë, duke ndërthurur elemente
të mikpritjes, shenjtërisë dhe bukurisë:
a.Vargu:
"Ku të shtron bukë e shpirt": evokon një ambient ku ofrohet jo vetëm
ushqim fizik ("bukë"), por sidomos ngrohtësi shpirtërore ("shpirt").
Pra, vargu flet për një vend ose moment ku miqtë ndajnë jo vetëm ushqimin, por
edhe ndjenjat, mendimet e përvo-jat e tyre, duke krijuar një lidhje të thellë
njerëzore.
b.
Fraza vargore: "Bukuroshe Shën e Djela" ku bëhet përdorimi i fjalës "Bukuroshe"
për të shfaqur "Shën e Djela" sugjeron se e diela është një ditë e
veçantë, e bukur dhe e shenjtë. Kjo ditë, tradicionalisht e lidhur me pushimin
dhe reflektimin shpirtëror,është një ditë e bukur ndaj lehtësisht personifikohet
si figurë femërore e bukur dhe e shenjtë.
c.Për
më tepër, në traditën ortodokse shqiptare, ekziston Kisha e Shën e Dielës në
fshatin Nartë, Vlorë, e cila është një nga objektet e kultit më të vjetra në
këtë zonë. Kjo kishë është simbol i rëndësishëm për komunitetin lokal dhe
lidhet me traditat dhe festimet e tyre fetare.
E
parë në këtë kontekst në një nga interpretimet e poezisë themi se: Duke pasur
parasysh se e diela është tradicionalisht dita e pushimit, dhe dita e takimeve
familjare e miqësore, vargjet sugjerojnë se poetët takohen në këtë ditë për të
ndarë mendimet dhe krijimet e tyre. Këto takime janë të mbushura me mikpritje
("bukë e shpirt") si dhe zhvillohen në një atmosferë të shenjtë dhe
të bukur ("Bukuroshe Shën e Djela"). Mirëpo, duke personifikuar të
dielën si një shenjtore të bukur, vargjet aludojnë se poezia dhe krijimtaria
janë akte të shenjta që kërkojnë përkushtim dhe respekt. Takimet poetike të së
dielës shndërrohen në rituale shpirtërore, ku ndarja e "bukës" dhe
"shpirtit" simboli-zon ndarjen e mendimeve, frymëzimit dhe pasionit
për artin poetik. Në thelb,vargjet "Ku të shtron bukë e shpirt / Bukuroshe
Shën e Djela" krijojnë një imazh të fuqishëm të takimeve poetike që
zhvillohen në një atmosferë mikpritëse dhe të shenjtë. Përdorimi i
personifikimit dhe referencave fetare thekson rëndësinë e këtyre momenteve si
akte të shenjta krijimtarie dhe bashkimi shpirtëror.
5.Poezia
përshkohet nga një sinqeritet prekës dhe një përshkrim që flet për një mall të
heshtur e të pastër, psh. në vargjet: “Bie shi në Ardenicë / Sikur shkund
krahët bilbili.” Në këto rreshta, shfaqja natyrore bëhet metaforë e përjetimeve
shpirtërore, duke e kthyer manastirin e Ardenicës në një simbol të miqësisë dhe
qetësisë së përhershme.
Në
këtë këndvështrim, poezia “Bie shi në Ardenicë” shfaqet si vepër e thjeshtë në
formë , por e thellë në ndjenjë dhe me një simbolikë të ndjeshme që të prek.
Malli për mikun dhe për vendin e shenjtë ndërthuren për të krijuar një botë ku
spiritualiteti dhe miqësia janë të pandashme. Elementet poetike dhe artistike e
bëjnë këtë poezi një përjetim të pasur për lexuesin, që mund të ndiejë
atmosferën e shiut mbi Ardenicë dhe miqësinë që përshkon vargjet e saj.
Nga
sa thamë më sipër shohim dhe ndjejmë se kjo poezi i qaset modernizmit
simbolist, duke përdorur simbolika të fuqishme si kryqi, Shën e Djela, dhe
shiun, për të shprehur ndjenja të thella miqësie, krijimtarie, e shenjtërimi.
Në të njëjtën kohë, vargjet përzihen me një ton intim dhe meditim poetik,
karakteristikë e modernizmit me ndikime ekzistencialiste dhe shpirtërore.
Një
vlerë e shtuar e kësaj poezzi qëndron në faktin se:në një kohë kur shumë poetë
shpërfillin dhe shprehen negativisht për vlerat e njëri-tjetrit, Aleksandër
Bardhi dhe Nuri Plaku manifestojnë një model të rrallë respekti dhe vlerësimi
të ndërsjellë, që shkon deri në shenjtërimin poetik të njëri-tjetrit. Në këtë
poezi, miqësia dhe poezia ndërthuren si akte të shenjta,(jo vetëm poetike) ku
debati krijues është një dialog frytdhënës e vlerësues, dhe jo përçarës. Përmes
një gjuhe simboliste dhe me thellësi shpirtërore, Bardhi shfaq jo vetëm
bukurinë e artit, por edhe të shpirtit njerëzor, i cili është një poezi më vete
që nderon çdo autor.
Sarandë, 01.01.2025
Aleksandër Bardhi
BIE
SHI NË ARDENICË
Mikut
tim poet, Nuri Plaku
Bie
shi në Ardenicë
Sikur
shkund krahët bilbili.
Më
mer malli për ty mik
Plot
me hire manastiri.
Miku
im që cdo ditë
Njeri
tjetrit i bëjmë gjyq,
Kur
del tymi mbi çati
Nga
një kafe pimë në kryq.
Në
një kryq, ku s’shkohet dot
E
çdo kujt s’i hapet dera,
Ku
të shtron bukë e shpirt
Bukuroshe
Shën e Djela.
Bie
shi në Ardenicë
Sikur
shkund krahët bibili,
Më
mer malli për ty mik
Plot
me hire manastiri.