Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ndue Dedaj: Triptik fillimviti

| E shtune, 04.01.2025, 07:15 PM |


NDUE DEDAJ

Triptik fillimviti

PEMËT

Tri janë përmasat e tyre

Lulet, zogjtë, bora...

Shpirti im përmasa e katërt

Çel në të gjithë ngjyrat

Cicëron nëpër degë e gjethe,

Behet çerdhe për dimrat.

Pemët ecin nëpër dit e net

Këndellur në diell e shi

Hapat e tyre lendinave, parqeve

Si të Plakut të Vitit të Ri.

Tri janë përmasat e tyre

Blerimi, zotat, shporta…

NJERIU S’ËSHTË DET

Deti bën para – mbrapa

Përkundet si foshnje në djep

Kolovitet si dielli në mars

Batica – zbatica…

Njeriu, që nuk është det

Bën vetëm përpara

Pa e kthyer kryet mbrapa.

Ah, të ishte det!...

VEGJETARIANE

Gra kryeqytetëse veshur me gëzof ujku

pellush ariu polar, dhelpre, shqarthi

Me çanta prej lëkure të larme leopardi

Fëmijëve u tregojnë përralla pa gjahtarë.