E premte, 02.05.2025, 01:25 PM (GMT+1)

Kulturë

Sevdail Hyseni: “Hithi” thumbon

E shtune, 04.01.2025, 07:12 PM


Sevdail Hyseni

Satirike

“Hithi” thumbon

Kur "Hithi i Artë", fillon të ngre kokë,
Nuk ka fenomen, që s’e rrëzon përtokë.
Me maj
ën spicë si me gjemb thumbon,
Qesëndisë të keqen, për të mirën tonë.

Ironia gatuhet, në zjarr një qind gradë,
Sarkazma k’cen valle sikur në paradë.
Për dukuritë tona, negative në shoqëri,
"Hithi" me t’
përqeshur u rri për karshi.

Borgjezët e pasur me vila shumë të larta,
Njashtu dhe politikanët me fjalët e thata.
Nuk shpëtojnë aspak, nga pena që godet,
Nëpër faqet e “Hithit”, përplasen rrufetë.

E poeti i kohës me një “Hith” ndër dorë,
Me të qeshurën e tij, qesh e ngjesh humor.
Për t’na kujtuar drejt, vështrimin e dëlirë,
Ngase shakanë e kemi, ilaçin më të mirë.

Dëshira e “Hithit”, gjatë këtij viti shkëlqen,
Më pak batakçinj të “ndershëm” në skenë.
Të çjerrim hipokrizinë me një buzëqeshje,
Të mbjellim vetëdije përtej çdo përqeshje’!

(Karikatura: Ballina e Revistës humoristike “Hithi Qesh”)

.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx